Horoskopi i muajit shkurt: SHIGJETARI dhe BRICJAPI

SHIGJETARI: 




Gëzuar shkurtin, Shigjetarë dhe urime që i mbijetuat muajit të parë të 2022-shit. Gjatë janarit, hëna e plotë në Gaforre uli barrierat tuaja emocionale dhe i keni shprehur më hapur nevojat tuaja. Tematika e ndershmërisë vazhdon edhe në ditët e para të muajit.




1 shkurti shënohet nga hëna e re në Ujorin inteligjent, e cila ju ndihmon me mënyrat tuaja të komunikimit. Ironia therëse dhe mënyrat tuaja të manipulimit janë fantastike, por bëni kujdes kur thoni për një kohë të gjatë të njëjtat gënjeshtra se mund të përfundoni duke i besuar edhe vetë. Nëse jeni në një marrëdhënie boshe, merrni harkun dhe shigjetën dhe largohuni menjëherë. Nëse u thoni njerëzve se s’doni të dilni në takime, por çdo natë ndiheni të vetmuar, atëherë hidheni vetë hapin e parë. Të lindurit në këtë shenjë janë shumë karizmatikë dhe e vërteta është se meritoni pikërisht ato që kërkoni.




Mërkuri që nuk është më në prapavijë do të shërbejë si një dozë e dytë Shën Valentini për ju. Yjet do të shkëlqejnë dhe lulet do të vërshojnë në jetën tuaja sentimentale dhe seksuale. Çiftet që duan të bëhen me fëmijë apo të hedhin një hap drejt martesës dhe bashkëjetesës, e kanë rrugë të hapur. Shigjetarë, dëgjojini gjithnjë partnerët tuaj. Po, ju jeni gjallëria e festave dhe historitë tuaja janë shumë komike, por si pasojë përpiqeni gjithnjë të dominoni në çdo lloj bisede.




Besojuni yjeve dhe dëgjoni gjatë kësaj periudhe se keni zgjedhur partnerët e duhur në krah. Më datë 17, do të ndodhë një eveniment i rrallë kozmik, pasi Jupiteri, planeti juaj sundues bashkohet me Uranin. Ky bashkim do të sjellë pasion në jetën tuaj sentimentale. Shijojeni, pasi me nisjen e sezonit të Peshqve, do të jeni aq të zënë në fushën profesionale sa mezi do të dilni për një darkë. Për fat të mirë, ju jo vetëm që e shijoni punën tuaj, por shkëlqeni në të. Këshilla jonë këtë muaj është të dëgjoni më shumë të tjerët dhe shihemi sërish në mars.




BRICJAPI:

Mirë se erdhët në shkurt, Bricjapë! Muajin e kaluar ju kemi parë t’i vini vulën gjithçkaje në lidhje me ambiciet tuaja profesionale. Ju jetoni me moton: “Puno fort, luaj fort.” Por, ju nuk jeni makineri, por njerëz. Na vjen keq, por këtë muaj duhet të qetësoheni disi. 1 shkurti do të sjellë qartësi në jetën tuaj sentimentale, do të ndiheni më të ftohtë emocionalisht. Ndryshe nga shenjat e tjera të ujit, ju nuk e keni aspak problem të përdorni logjikën.




Hëna e re në Ujor do t’ju ndihmojë të kuptoni se si i shprehni emocionet në angazhimet afatgjata. Sigurisht që disa njerëz i doni shumë, por kur është hera e fundit që ua keni thënë këtë? Me Mërkurin në shenjën tuaj, ju e kuptoni fare mirë se në vend që të veproni si një njeri që ka inat gjithçka, përfitoni më shumë nëse ndani dashuri. Planeti i komunikimit, Mërkuri mbyll prapavijën e tij pikërisht në shenjën tuaj. Po nisni ta shikoni botën me ngjyrën e dashurisë dhe ju vjen keq që një lidhje të mëparshme e keni gjykuar si marrëdhënie me interes. Qoftë nëna juaj, partnerët, miqtë tuaj të ngushtë, mos prisni festat për t’ua shprehur dashurinë, por bëjeni menjëherë.




Gjatë shkurtit, paratë nuk janë fare në mendjen tuaj. Ju e dini që duhet të jeni më krijues që të fitoni më shumë. Ju këshillojmë që këtë muaj të fokusoheni te shprehja e ndjenjave, që të tjerët të mos mendojnë se i keni harruar. Nëse jeni beqarë dhe doni të bëni pak pushim nga takimet, më mirë akoma. Kjo do të thotë se do të punoni pak më shumë ose do t’u futeni filmave me kokë. Më së shumti ju pëlqen shkenca dhe faktet, por shikoni edhe ato sinjalet që ju dërgon universi. Pas datës 18 do të ndiheni më romantikë me nisjen e sezonit të Peshqve. Mbani shënim datë 23, pasi Marsi dhe Neptuni do të bashkohen për t’ju dhuruar magji atë ditë.



Author: horoscope