Horoskopi i muajit SHKURT sipas astrologes Susan Miller/ Keto jane 2 shenjat qe do marrin 1 surprize kete muaj

DASHI: 




Mirë se erdhët në shkurt! Kur Venusi, planeti i dashurisë, parave dhe bukurisë ishte në prapavijë muajin e kaluar, e patët disi të vështirë në fushën e financave dhe të romancës. Ndërsa tani, shkurti do t’ju sjellë bollëk. Si shenja e parë e zodiakut dhe si shenjë zjarri që jeni, doni gjithmonë të dalë juaja. E teksa luftoni për të arritur atë që doni, hera-herës, ky temperamenti juaj luftarak lë pas dore interesat e zemrës. Gjatë shkurtit do të mendoheni mirë para se të veproni dhe kështu do ta keni më të lehtë të komunikoni dhe të arrini qëllimin tuaj duke mos u bazuar vetëm tek emocionet.




Periudha e Mërkurit në prapavijë përfundon më 3 shkurt dhe do të kalojë në shenjën e Ujorit të hënë, më datë 14. Me sa duket, këtë vit do të kaloni një Shën Valentin që do t’ju kënaqë zemrën. Nëse jeni në një marrëdhënie, prisni një darkë të mirë dhe një mbrëmje plot pasion. Nëse jeni beqarë, përfitoni nga atmosfera dhe merruni më shumë me veten. Nëse doni të kini dikë pranë, mjafton të shpreheni, sepse të tjerët nuk jua lexojnë dot mendjen. Marsi, planeti juaj sundues ju dhuron shumë energji, të gjitha energjitë që duhen në dashuri dhe në luftë. Pas datës 16, gjithçka do të jetë më e nxehtë, më emocionuese, plot me pasion. Marsi do t’ju shpërblejë edhe nga ana monetare pas kalimit të tij, ndaj bëhuni gati.




Më 18 shkurt nis sezoni i Peshqve, ndaj edhe intuita juaj do të jetë maksimale. Ju këshillojmë të mos kaloni shumë kohë duke parë rrjetet sociale, por t’i përkushtoheni më shumë meditimit dhe kujdesit për veten. Gjatë shkurtit do t’ju jepet një mundësi e mirë që të bashkoni forcat me një komunitet dhe të shikoni çfarë mund të arrini si skuadër. Tregohuni mendjehapur, pasi zëri i të gjithëve ka rëndësi. Mos lejoni që kjo prirja juaj drejt perfeksionit t’ju shpërqendrojë. Në fund të vijës së finishit ka vend për të gjithë. Në vend që të konkurroni kundër të gjithëve, përqendrohuni se çfarë mund të arrini bashkë. Ana juaj artistike do të dalë në pah pas 16 shkurtit, kur Hëna e Plotë të jetë në Luan. Bota për ju është këndi juaj personal i argëtimit.




DEMI: Mirë se erdhët edhe ju në shkurt! Në fillim të janarit, kur Urani ekscentrik erdhi në shenjën tuaj, e gjetët veten duke dalë nga zona juaj e komfortit. Falë këtij kalimi, u keni thënë “po” miqve të rinj, keni pranuar këshilla, por gjithashtu jeni përpjekur të ndryshoni veset tuaja. Jeta juaj sentimentale do të jetë e qëndrueshme dhe e qetë. Ju jeni shenjë toke dhe pasiguritë nuk ju bëjnë mirë. Megjithatë, mos ngurroni të flisni nëse s’jeni të lumtur.




Mërkuri pas datës 3 shkurt nuk është më në prapavijë dhe falë kësaj, shumë shenja do të lehtësohen. E meqë ai është planeti i komunikimit, pas së enjtes do ta keni më të lehtë të trajtoni marrëdhëniet tuaja romantike. Jini sa më të qartë me partnerët. Planeti juaj sundues është Venusi, i cili për momentin është në Bricjap dhe kur bashkohet me Marsin që po ashtu është në Bricjap, ujërat do të trazohen më datë 16. Ky bashkim do të ndezë edhe më shumë zjarrin në jetën tuaj sentimentale. Nëse jeni beqarë, gjithë këtë energji do t’ia kushtoni projekteve krijuese, gjë që do të thotë se më shumë të ardhura janë rrugës.




Më 17 shkurt, kur Jupiteri dhe Urani të përplasen në shenjën tuaj, do të ndiheni shumë emotivë. Nëse ju ka zënë qymyri me dikë, ka ardhur koha të thoni “të dua”. 17-ta do të jetë një datë fatlume në fushën e ndjenjave. Në këtë muaj fokusi do të jetë tek emocionet. Merrini gjërat pak më shtruar dhe flini më shumë. Data 24 do të jetë disi e tensionuar për shkak të Uranit dhe Mërkurit. Do të ndiheni disi paranojakë dhe niveli i stresit do të rritet. Ankthi shpesh herë na bën të shohim probleme edhe aty ku nuk ka. Flisni me dikë para se të merrni vendime të rëndësishme. Këshilla jonë është që këtë muaj t’i kushtoheni plotësisht ndjenjave.

BINJAKËT: Mirë se erdhët në shkurt, Binjakë! Muajin e kaluar, Venusi, planeti i dashurisë dhe parave ju solli bollëk në fushën profesionale dhe atë personale. Nëse diskutojmë ndjenjat, ju të dashur Binjakë dini mirë se t’ua thyeni zemrat të tjerëve, por kush mund t’ju vërë faj për këtë? Të gjithë duan të lidhen me Binjakë falë sharmit dhe karizmës suaj. Megjithatë, që ditën e parë të muajit do të ndieni një lloj frike për t’iu përkushtuar një lidhjeje serioze. Nëse keni dilema për lidhjen tuaj, është më mirë t’ia thoni hapur. Mos bëni paqe me persona që s’i ndieni vetëm se ky do të jetë muaji i dashurisë.




Më datë 3, planeti juaj sundues, Mërkuri nuk është më në prapavijë dhe kalon direkt në shenjën më praktike, te Bricjapi. Ky kalim do t’jua bëjë më të lehtë të shpreheni lirshëm. Ndërsa në fushën financiare, keni kohë që mendoni për një rritje rroge. Ne ju këshillojmë se ndonjëherë duhet ta kërkoni edhe vetë, jo të prisni nga të tjerët. Sigurisht, për ju ndonjëherë është e frikshme të ngrini zërin për nevojat tuaja financiare dhe romantike. Përpos reputacionit tuaj si shenja e zodiakut që flirton më shumë, edhe ju keni një anë të ndjeshme dhe s’jeni imun ndaj frikës së refuzimit.

Data 8 shkurt do të sjellë një lloj qetësie, një lloj përqafimi kozmik që do t’ju bëjë të ndiheni shumë mirë. Do të kuptoni se jeni në rrugën e duhur. Ndërsa më datë 14, fiks për Shën Valetin, Mërkuri kalon në Ujor dhe ju do të ndiheni disi më harraq, ose më saktë nuk do t’jua ndjejë shumë se çfarë pritshmërie kanë të tjerët për këtë ditë. Nëse jeni beqarë, aq më mirë për ju! Nëse keni partnerë, më mirë t’i diskutoni më herët planet për të festuar, që të mos lëndoheni ose të mos bëni drama atë ditë. Sezoni i Peshqve nis më datë 18 shkurt dhe ju do të keni një ndjeshmëri më të madhe, madje deri në dhembshuri për gjithçka që ju rrethon. Mos harroni kurrë të kujdeseni për veten, sidomos pas datës 24. Do të ndiheni disi në ankth, gjë që s’është aspak e re për ju. Bëni banja të ngrohta, shëtitje të gjata dhe mos i ndrydhni ndjenjat.




GAFORRJA: Mirë se erdhët edhe ju, Gaforre! Ju ndoshta jeni shenja më e ndjeshme e zodiakut, por si pasojë, vini gjithmonë përpara nevojat e të tjerëve. Muajin e kaluar të gjithë ju kanë inkurajuar të ngrini zërin dhe në marrëdhënie të kujdeseni më shumë për veten. Shkurti po ashtu do të jetë një muaj transformues për ju, duke nisur që nga data 1. Pikërisht në këtë datë, në Ujor ndodhet edhe hëna e re dhe ajo shënon fillime të reja. E meqë ju si planet sundues keni pikërisht Hënën, atëherë ajo ndikon më së shumti te ju. Ja përse është më mirë që të hidhni një hap mbrapa në marrëdhëniet sentimentale dhe të përqendroheni më shumë te vetja.

Nëse krijoni disa hapësira, edhe partnerët do të kuptojnë se duhet të kujdesen për ju, madje edhe të gatuajnë apo t’i bëjnë vetë planet për të dalë. Sigurisht që ndryshimi është i vështirë, pasi nuk jeni mësuar të kërkoni ndihmë apo dashuri nga partnerët, apo edhe nga miqtë. Kur Mërkuri të mos jetë më në prapavijë dhe kalon në Bricjap më datë 3, do të ndieni nevojën ta shprehni haptazi se çfarë doni. Mërkuri, planeti i komunikimit hyn në Ujor pikërisht më datë 14 shkurt. Pavarësisht nëse jeni të lidhur apo beqarë, atë ditë bëni çfarë është më e mira për ju. Mund të visheni bukur, të dilni për darkë me miqtë apo me partnerët. Merrni pak kohë që të reflektoni për nevojat tuaja emocionale.




Mos harroni, Gaforre, se ju keni një koracë të fortë dhe dini të qëndroni vetë më këmbë. Në aspektin financiar, edhe pse këtë muaj s’do të merrni shumë të ardhura, do të keni ide brilante se si mund të fitoni në të ardhmen. 16 shkurti sjell hënën e plotë në shenjën e bollëkut, atë të Luanit. Bëni gati letër dhe laps për të bërë mirë ca llogari, që do t’i japin frytet në muajt pasardhës. Më 18 shkurt, Dielli kalon te Peshqit dhe kjo shenjë e ujit i nxit të gjithë të tregohen paksa më egoistë kur vjen puna te karriera. Gjatë këtij muaji jo vetëm që do bëni mirë llogaritë, por idetë do të vërshojnë lumë.

LUANI: Përshëndetje, Luanë të hatashëm! A ju ka thënë kush sot se sa të bukur që jeni? Kjo është pikërisht ajo që doni të dëgjoni. Fundi i muajit që lamë pas, pikërisht kur prapavijës së Venusit i erdhi fundi, solli edhe uljen e nivelit të stresit në jetën tuaj sentimentale. Shkurti do të sjellë më shumë bekime romantike drejt jush, por edhe ju duhet të përvishni disi mëngët. Në datën 1 as që do të doni ta dëgjoni fjalën martesë. Hëna e re do të favorizojë marrëdhëniet e konsoliduara, por me kufijtë që ju vendosni. E nëse do të duhet t’i jepni duart dikujt, më mirë bëjeni pa qenë shumë vonë.

Një ish-partner mund të bëhet i gjallë me një mesazh të papritur, por vlerësojeni mirë situatën. Cila vlen më shumë, e shkuara apo e tashmja? Ju adhuroni të jeni në qendër të vëmendjes dhe me plot të drejtë, se e meritoni. Dielli është sunduesi juaj dhe jo më kot, doni gjithnjë të jeni nën dritën e projektorëve. Menjëherë pasi Mërkuri nuk është më i zmbrapsur, do të përqendroheni më shumë te synimet tuaja afatgjatë në fushën profesionale. Nëse jeni beqarë, po analizoni më me kujdes pluset dhe minuset e mundësive që keni. Nëse keni një marrëdhënie prej kohësh, mbajeni fort, pasi njiheni si flirtues të mëdhenj dhe mund të lëndoni dikë.




Nëse doni diçka rastësore, s’ka problem, vetëm thojani që në fillim palës tjetër që të mos i copëtohet zemra. Hëna e plotë do të sjellë shumë drama, e megjithatë në listën tuaj ka plot gjëra të tjera. Hëna e plotë e 16 shkurtit në shenjën tuaj nënkupton se të ardhurat dhe të mirat do t’ju kënaqin. Hani ushqime të shijshme, madje edhe ëmbëlsira. Eksperimentoni gjëra të reja, përqendrohuni te vetja, si zakonisht, pasi pikërisht kjo ju përmbush. Me të nisur sezoni i Peshqve më datë 18, produktiviteti dhe energjia do të arrijnë majat.

VIRGJËRESHA: Gëzuar muajin shkurt, Virgjëresha! Muajin e kaluar, planeti juaj sundues, Mërkuri komunikues, nisi prapavijën e parë të vitit. Për fat të keq, kjo ndikoi më shumë në shenjën tuaj krahasuar me të tjerat. Pra, mund të prisni vonesa në udhëtime, probleme në komunikim, kthim të ish-partnerëve. Megjithatë, nëse i keni mbijetuar vitit 2020, mund t’i bëni ballë gjithçkaje me të cilën do t’ju përballë 2022. Muaji nis me hënën e re në Ujor më 1 shkurt. Ju kujtojmë se ditët e hënave të reja, janë momente për fillime të reja. Pavarësisht nëse jeni të lidhur apo jo, do të ndieni shumë presion gjatë Shën Valentinit. Ju këshillojmë që këtë muaj të keni si përparësi shëndetin tuaj mendor. Doni të dilni të argëtoheni muajin e Kupidit apo të mbylleni në dhomë dhe të qetësoheni? Reflektoni mbi nevojat tuaja dhe komunikoni me partnerët dhe miqtë për qetësinë që keni nevojë. Përdoreni këtë periudhë për të ndërtuar ekuilibrin e duhur mes kohës që doni të kaloni vetëm dhe kohës për t’u socializuar. Mërkuri juaj e mbyll prapavijën në datë 3. Ju jeni njëherazi shëruesit e zodiakut, por edhe vetmitarët. Keni nevojë për vetmi që të ndiheni komod, por të mos harrojmë edhe nevojën që ndieni për t’u përqendruar më shumë te të tjerët sesa te vetja. Sigurisht që izolim i tillë s’i bën mirë shëndetit tuaja mendor. Edhe për Shën Valentin do të ndiheni shumë skeptik. Më shumë se të shpenzoni një mal me para për t’u ndier mirë me partnerët, shfrytëzoni romancën në mënyra të tjera. Këtë muaj plotësojani tekat vetes, hani ëmbëlsira, udhëtoni, dilni për pazare. Me të nisur sezoni i Peshqve do të ndiheni edhe më emocionalë, gjë që mund të stimulojë paranojën. Mendohuni dy herë para se të krijoni ide të gabuara në mendje, të tipit sikur dikush do t’ju pushojë nga puna apo dikush nuk ju ka qejf. Në fushën profesionale gjërat do të përmirësohen pas datës 18. Shijoni qetësinë e këtij muaji. Kur keni gjithçka në rregull në jetën personale, ju këshillojmë të përqendroheni te synimet profesionale.




PESHORJA: Mirë se erdhët në shkurt, Peshore! Planeti juaj sundues është Venusi, planeti i romancës. Edhe pse ky nuk është sezoni juaj, kjo nuk do të thotë se periudhën e Shën Valentinit nuk do ta kaloni bukur. Venusi përfundoi prapavijën në fund të janarit dhe iu bashkëngjit direkt Kupidit. Shkurti nis direkt me Xhunon “asteroidin e angazhimit dhe martesës” që më datë 1. Kur flasin për angazhim, mendojmë për partnerët aktualë apo potencialë. Ky kalim do të theksojë fushën e kënaqësisë. Shkurti është muaji i përsosur për të ndezur pasione. Kur ju ndiheni të lumtur dhe të përmbushur me veten, e keni edhe më të lehtë të qëndroni krah të tjerëve. Dëshirat seksuale janë shumë të rëndësishme për ju. Pas datës 3 shkurt, do ta keni më të lehtë edhe të komunikoni. E megjithatë, edhe pse të gjithë këtë muaj do të përqendrohen te ndjenjat, mendja ju rri vetëm te puna. Me diplomacinë që ju karakterizon nuk do të keni aspak probleme të krijoni lidhje të reja apo të shijoni ato që keni, ja përse një sy e keni edhe nga karriera. Dinamikat në vendin e punës ju tërheqin gjithmonë vëmendjen. Mërkuri hyn në Ujor më datë 14 dhe ju vendosni të thoni të gjitha të vërtetat që i keni thënë nën zë. Sigurohuni që t’i trajtoni kolegët me dinjitetin dhe respektin që meritojnë. Hëna e plotë në Luan më datë 16 sjell maturi profesionale dhe personale. Nën ndikimin e Luanit dramatik do të lindin disa thashetheme dhe fjalë. Mos punoni deri vonë dhe mos e vritni mendjen për afatet. Madje, keni lejen edhe të fikni telefonin. Pas datës 18 do të ndiheni më të ndjeshëm pasi nis sezoni i Peshqve. Po rimerrni veten nga goditje të rënda të së shkuarës dhe kujdesi s’është asnjëherë i tepërt. Data 24 shkurt do të jetë dita më me fat dhe më magjike. Mos u ndjeni asnjëherë në faj nga mëkatet e vogla.




AKREPI: Gëzuar muajin shkurt, Akrepa! Gjatë janarit jeni përpjekur shumë të ruani qetësinë, madje edhe kur Mërkuri ka ndikuar aq shumë në prapavijë. Të lindurit në shenjën tuaj duhet të praktikojnë më shumë kujdesin për veten gjatë periudhave stresuese që të mos ua shfryjnë gjithë inatin partnerëve apo njerëzve të dashur. Ju keni një thumb vdekjeprurës, ndaj përdoreni me maturi. Më datë 1, hëna e re në Ujor do t’ju largojë disi nga emocionet dhe kjo është gjë e mirë, pasi ju jeni një shenjë uji emotive, që shpeshherë mendoni me zemër dhe jo me kokë. Hëna në Ujor do të ndikojë te logjika juaj për fillime të reja. Më datë 3 përfundon edhe zmbrapsja e Mërkurit dhe ju do të nisni të mendoni për Shën Valentinin. Pas nëntë muajsh nis sezoni i Akrepave, ndaj me gjasë ju jeni ngjizur në këtë periudhë. Nëse po përpiqeni të bëheni me fëmijë, kjo është periudha më e favorshme. Mos u shtirni sikur kjo datë e shënuar nuk është e rëndësishme për ju, sepse është. Pavarësisht nga statusi juaj, të lidhur apo beqarë, Marsi, planeti juaj do të sjellë një qartësim mendimesh më datë 14. Mos u ndjeni keq edhe nëse jeni beqarë, sepse ju s’e keni problem vetminë. Por nëse jeni duke dalë me dikë apo në një lidhje të gjatë, do të identifikoni dëshirat tuaja dhe do t’ia komunikoni partnerit. Më datë 16, qiellin do ta shkëlqejë hëna e plotë e Luanit guximtar, duke e kthyer vëmendjen tuaja tek ambiciet profesionale. Manifestoni dëshirat tuaja dhe ndoshta do të keni një rritje rroge që e prisnit prej kohësh apo një projekt afatgjatë do të japë frytet e veta. Shkruani në një letër disa nga synimet tuaja dhe vendosini diku që t’i keni para syve. Me të nisur sezoni i Peshqve, një tjetër shenjë e ujit, do të ndiheni disi në ankth dhe paranojak, por s’është nevoja. Ktheni kokën nga hëna e plotë e Luanit dhe kujtojini vetes sa të fuqishëm që jeni.




SHIGJETARI: Gëzuar shkurtin, Shigjetarë dhe urime që i mbijetuat muajit të parë të 2022-shit. Gjatë janarit, hëna e plotë në Gaforre uli barrierat tuaja emocionale dhe i keni shprehur më hapur nevojat tuaja. Tematika e ndershmërisë vazhdon edhe në ditët e para të muajit. 1 shkurti shënohet nga hëna e re në Ujorin inteligjent, e cila ju ndihmon me mënyrat tuaja të komunikimit. Ironia therëse dhe mënyrat tuaja të manipulimit janë fantastike, por bëni kujdes kur thoni për një kohë të gjatë të njëjtat gënjeshtra se mund të përfundoni duke i besuar edhe vetë. Nëse jeni në një marrëdhënie boshe, merrni harkun dhe shigjetën dhe largohuni menjëherë. Nëse u thoni njerëzve se s’doni të dilni në takime, por çdo natë ndiheni të vetmuar, atëherë hidheni vetë hapin e parë. Të lindurit në këtë shenjë janë shumë karizmatikë dhe e vërteta është se meritoni pikërisht ato që kërkoni. Mërkuri që nuk është më në prapavijë do të shërbejë si një dozë e dytë Shën Valentini për ju. Yjet do të shkëlqejnë dhe lulet do të vërshojnë në jetën tuaja sentimentale dhe seksuale. Çiftet që duan të bëhen me fëmijë apo të hedhin një hap drejt martesës dhe bashkëjetesës, e kanë rrugë të hapur. Shigjetarë, dëgjojini gjithnjë partnerët tuaj. Po, ju jeni gjallëria e festave dhe historitë tuaja janë shumë komike, por si pasojë përpiqeni gjithnjë të dominoni në çdo lloj bisede. Besojuni yjeve dhe dëgjoni gjatë kësaj periudhe se keni zgjedhur partnerët e duhur në krah. Më datë 17, do të ndodhë një eveniment i rrallë kozmik, pasi Jupiteri, planeti juaj sundues bashkohet me Uranin. Ky bashkim do të sjellë pasion në jetën tuaj sentimentale. Shijojeni, pasi me nisjen e sezonit të Peshqve, do të jeni aq të zënë në fushën profesionale sa mezi do të dilni për një darkë. Për fat të mirë, ju jo vetëm që e shijoni punën tuaj, por shkëlqeni në të. Këshilla jonë këtë muaj është të dëgjoni më shumë të tjerët dhe shihemi sërish në mars.




BRICJAPI: Mirë se erdhët në shkurt, Bricjapë! Muajin e kaluar ju kemi parë t’i vini vulën gjithçkaje në lidhje me ambiciet tuaja profesionale. Ju jetoni me moton: “Puno fort, luaj fort.” Por, ju nuk jeni makineri, por njerëz. Na vjen keq, por këtë muaj duhet të qetësoheni disi. 1 shkurti do të sjellë qartësi në jetën tuaj sentimentale, do të ndiheni më të ftohtë emocionalisht. Ndryshe nga shenjat e tjera të ujit, ju nuk e keni aspak problem të përdorni logjikën. Hëna e re në Ujor do t’ju ndihmojë të kuptoni se si i shprehni emocionet në angazhimet afatgjata. Sigurisht që disa njerëz i doni shumë, por kur është hera e fundit që ua keni thënë këtë? Me Mërkurin në shenjën tuaj, ju e kuptoni fare mirë se në vend që të veproni si një njeri që ka inat gjithçka, përfitoni më shumë nëse ndani dashuri. Planeti i komunikimit, Mërkuri mbyll prapavijën e tij pikërisht në shenjën tuaj. Po nisni ta shikoni botën me ngjyrën e dashurisë dhe ju vjen keq që një lidhje të mëparshme e keni gjykuar si marrëdhënie me interes. Qoftë nëna juaj, partnerët, miqtë tuaj të ngushtë, mos prisni festat për t’ua shprehur dashurinë, por bëjeni menjëherë. Gjatë shkurtit, paratë nuk janë fare në mendjen tuaj. Ju e dini që duhet të jeni më krijues që të fitoni më shumë. Ju këshillojmë që këtë muaj të fokusoheni te shprehja e ndjenjave, që të tjerët të mos mendojnë se i keni harruar. Nëse jeni beqarë dhe doni të bëni pak pushim nga takimet, më mirë akoma. Kjo do të thotë se do të punoni pak më shumë ose do t’u futeni filmave me kokë. Më së shumti ju pëlqen shkenca dhe faktet, por shikoni edhe ato sinjalet që ju dërgon universi. Pas datës 18 do të ndiheni më romantikë me nisjen e sezonit të Peshqve. Mbani shënim datë 23, pasi Marsi dhe Neptuni do të bashkohen për t’ju dhuruar magji atë ditë.




UJORI: Mirë se erdhët edhe ju në shkurt, të dashur Ujorë! Ky sezon do të jetë i mbushur me dhurata si në jetën personale, ashtu edhe në atë profesionale. Në fund të muajit të kaluar, planeti juaj sundues, Urani përfundoi në prapavijë dhe për shkak të ndikimit të tij, iu është kërkuar të merrni përsipër edhe një rol tjetër udhëheqës brenda komunitetit. Ose do të organizoni një projekt, ose do të mbuloni punën e një kolegu. Ju jeni humanitari i zodiakut, gjë që do të thotë se mendoni më shumë për mirëqenien e botës në përgjithësi sesa për veten. Keni gjithë të drejtën të përdorni hënën e re në Ujor që shfaqet më 1 shkurt dhe filloni të planifikoni objektivat personale për muajin që hymë. Nuk ka asnjë problem nëse jeni beqarë apo nëse s’doni fare të martoheni. Kjo mund të tingëllojë si diçka e ftohtë, por jeni këtu ku jeni për një arsye të rëndësishme. Nëse nuk ndiheni të lumtur në një marrëdhënie të gjatë, qoftë kjo profesionale apo personale, është mirë të hiqni dorë prej saj. Ka ardhur momenti të tregoheni më të rritur. Bisedat serioze duken më të lehta kur Mërkuri nuk është më i zmbrapsur pas datës 3. Mos u befasoni nëse ju vjen një letër dashurie, një ftesë për të dalë apo një propozim në këto ditë. Edhe pse në pamje të ftohtë, ndjenjat do t’i shfaqni gjatë 14 shkurtit. Kjo s’ka të bëjë me Shën Valentinin, por me Mërkurin që kalon në shenjën tuaj. Ai do t’ju ndihmojë të ulni barrierat tuaja emocionale dhe t’u thoni njerëzve që keni përreth sa shumë i doni. Nuk ka problem nëse kjo periudhë përkon me atë të Kupidit. Ajo ana juaj poetike mund ta pëlqejë gjithë këtë vëmendje. Pas hënës së plotë në Luan në datën 16 shkurt, qielli do të ndryshojë plotësisht. Nëse gjysmën e parë të muajit do të distancoheni nga lidhjet e dëmshme, ndërsa në gjysmën e dytë do të rrisni ato të shëndetshmet. Me nisjen e sezonit të Peshqve në datë 18, do të merrni vlerësimet maksimale në punë dhe në familje. Merrni frymë thellë dhe pranojeni gjithë këtë vëmendje.




PESHQIT: Mirë se erdhët në shkurt, Peshq! Këtë muaj do të nisë sezoni juaj! Venusi, planeti i romancës ka qenë në prapavijë gjatë pjesës më të madhe të janarit, ndaj yjet ju kanë kërkuar të përqendroheni më shumë te kujdesi ndaj vetes. Ndërkohë që sezoni i Peshqve nis gjithmonë plot gjallëri, shkurti do të përqendrohet te jeta sentimentale dhe seksuale.  Edhe pse fillimi i muajit do të nisë ftohtë, gjërat do të nxehen pas 3 shkurtit. Ju jeni një shenjë uji e pajisur me intuitën e duhur, me dhembshuri dhe emocione. Përpiquni të mos i merrni gjërat personale nëse partnerët apo miqtë ju qëndrojnë pak më larg në këtë periudhë. Edhe ata po përpiqen t’u mbijetojnë kohëve të vështira. Nëse mësoheni me idenë se bota nuk rrotullohet rreth jush, atëherë nuk do të lëndoheni kaq shpesh dhe do të jeni më të lumtur. Nëse ju ka mbetur fiksim një ish-partner, nuk bëni zgjedhjen e duhur të kontrolloni rrjetet e tij/e saj sociale. Mërkuri pas datës 3 nuk është më në prapavijë dhe niveli i stresit do të ulet. Komunikimi do të jetë më i rrjedhshëm. Nëse keni ndër mend të udhëtoni, do të përballeni me disa vonesa. Kujdesuni më shumë për shëndetin tuaj mendor dhe mos rrini vetëm. Shën Valentini nuk është festë e parapëlqyer nga ju, por përpos kësaj dashurinë e keni në mendje. Sigurisht që e keni të pamundur të mos mendoni për dashurinë kur partnerët jua shprehin sa herë të munden, sa shumë ju duan. Yjet për këtë muaj ju këshillojnë të mblidheni me miqtë tuaj më të ngushtë dhe të rifitoni pak kohën e humbur. Ky është sezoni juaj, të dashur Peshq, ndaj shijojeni siç ju ka hije! Pas 24 shkurtit, do të përqendroheni më shumë te financat pasi Venusi kalon në Bricjapin ambicioz. E ndërkohë që do të merrni lajme fantastike profesionale, prapë s’keni kohë t’u dërgoni mesazhe miqve tuaj. Shijoni bollëkun e këtij muaji, gëzuar ditëlindjet dhe shihemi në mars!

Author: horoscope