Peshorja
Korriku mund të rezultojë si muaji më i rëndësishëm i vitit përsa i përket progresit nga ana profesionale. Gjatë Hënës së Re në 9 kiorrik, do të vini re shpërblime për punën tuaj- arritje, nderime dhe ndoshta një intervistë që përfundon me një promovim në pozicionin e punës. Do të takoheni me njerëz të rëndësishëm, do të vlerësoheni prej tyre dhe mundësi të reja do t’ju shfaqen, prandaj jini vigjilentë.
Nëse nuk mund të siguroni një rritje rroge në një punë të re, mos hiqni dorë pa parë gjithë përfitimet që merrni nga ajo kompani në tërësi. Në përgjithësi gjërat do të shkojnë aq mirë sa do të surprizoheni, por është periudhë suksesi kështu që shijojeni. Ndihmën më të madhe nga Hëna e Re do ta merrni menjëherë pas shfaqjes së saj, prandaj bëni diçka që ju ndihmon të avanconi.
Edhe familja do të ketë nevojë për praninë tuaj, prandaj kaloni kohë në shtëpi. Peshoret kanë nevojë të jenë të rrethuar nga miqtë gjatë gjithë kohës, pasi marrin energjinë që i duhet prej tyre. Këtë muaj, Afërdita dhe Marsi, dy planetet e dahsurisë do të takohen për të vetmen herë në 2021-shin në 13 korrik, prandaj shënojini këto ditë se do të jenë plot shkëlqim për ju! Mund të lindi një romancë e re, një flirt interesant ose nëse jeni në një lidhje do të afroheni më shumë me njëri-tjetrin.
Mund të vendosni të bashkëjetoni ose të fejoheni. Edhe tema të tilla si shtatzënia, fëmijët apo kujdesi ndaj tyre do të jenë në fokusin tuaj pasi Hëna e Plotë sjell gjithnjë vendime që ju afrojnë edhe më me partnerin.
Ka shumë gjasa që partneri yt të jetë duke u ankuar për kohën që i kushton ti, duke thënë se kalon shumë me miqtë dhe i dedikon shumë vëmendje atyre. Të njëjtin shqetësim mund ta dëgjoni edhe prej fëmijëve tuaj (nëse keni), kështu që reflektoni. Vendosni ca ekuilibra për të menaxhuar mirë kohën dhe për t’u kujdesur për njerëzit që kanë nevojë për ju. Ky është muaj i madh për ju, prandaj kujdes me gabimet që mund të bëni. Fokusohuni tek karriera dhe gjatë kohës së lirë, merruni me njerëzit tuaj.
Akrepi
Keni kaluar mjaftueshëm kohë në shtëpi gjatë muajve të fundit, si pasojë e pandemisë. Si Akrep që jeni, e vlerësoni kohën që kaloni brenda për të menduar, ëndërruar, medituar dhe për të krijuar. Gjithsesi, keni patur kohë mjaftueshëm për ta bërë, prandaj këtë muaj dëshira për të udhëtuar është rritur, falën Hënës së 9 korrik. Mund ta gjeni veten në aeroport duke shkuar drejt një vendi paqësor me diell, det, pasi zhurma e vetme që doni të dëgjoni është ajo e dallgëve që përplasen në breg. Nëse vendosni të shkoni me pushime, do t’ju duhet të planifikoni disa gjëra para. Vendosni me çfarë do të udhëtoni dhe sigurohuni që më parë për çdo detaj.
Duke qenë se keni punuar nga shtëpia gjatë kësaj kohe, edhe nëse shkoni me pushime merreni lap top-in me vete për çdo urgjencë që mund t’ju dalë në punë. Eprorët dhe njerëzit e rëndësishëm në punën tuaj e vlerësojnë etikën tuaj dhe preokupimin që tregoni, aq më tepër në një kohë kaq stresuese sa kjo që kaluam. Ditët më të mira për t’u arratisur janë 12, 13 dhe 19 korriku.
Gjatë gushtit, shtëpia dhe karriera do të kërkojnë edhe më shumë vëmendjen tuaj, prandaj nëse i organizoni gjërat siç duhet, do të jeni në gjendje të bëni një udhëtim të shkurtër në korrik. Planifikoni që të riktheheni në shtëpi gjatë kohës së Hënës së Plotë, rreth 23 korrikut.
Në 23 korrik, një pjesëtare grua e familjes e cila jeton larg jush mund të ketë nevojë për praninë tuaj. Mund të jetë nëna juaj, shoqja e dhomës apo dikush tjetër, prandaj do të duash të kthehesh herët në shtëpi për t’i dhënë këshilla dhe ndihmën që i duhet.
Edhe dashuria është në axhendën e këtij muaji- kërkojeni dhe do ta gjeni! Nëse jeni të lidhur do të kaloni më shumë kohë me njëri-tjetrin dhe do të kuptoni edhe më sa rëndësi ka partneri për ju. Viti i ardhshëm mund të jetë i preferuari juaj për shumë arsye! Gjithsesi, deri atëherë ka kohë, prandaj fokusohu tek ky muaj dhe tek Kupidi, që po përpiqet të godasë në çdo formë. Nëse jeni vetëm do të takoni dikë që do t’ju intrigojë dhe kjo mund të ndodhë kudo: edhe në marketin e lagjjes ose në postë.
Nëse ditëlindja jote është në 23-26 nëntor, do të merrni dyfish kënaqësi nga ky muaj. Jupiteri nuk ka qenë në sektorin tuaj të dashurisë prej 12 vitesh, prandaj kjo ngjarje vjen me lajme emocionuese. Zhvillime interesante do të ndodhin në jetën tuaj romantike: mund të fejoheni, martoheni apo mbeteni shtatzënë. Në punë, emri juaj do të lakohet për mirë nga njerëz të rëndësishëm dhe duket se të gjithë kanë nevojë për ty! Gjërat po shkojnë gjithmonë e më mirë Akrep!