Horoskopi javor 13-19 Mars sipas astrologut Jorgo Pulla/ Keto jane 3 shenjat me FAT te javes

Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin ‘’Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data 13 Mars deri në 19 Mars) për të gjitha shenjat, ndërsa tha se shenjat më të favorizuara janë Dashi dhe Virgjëresha.




Më shumë favorizohen të shenjës së Dashit dhe të Virgjëreshës, ka një ndikim shumë të mirë sepse hëna e plotë në Virgjëreshë dhe Dashi që ka diellin në shenjën e vet në datë 19. Më shumë kujdes duhet të kenë Demi dhe Luani në shenjat financiare.

Parashikimi i yjeve për secilën shenjë:




Dashi- Keni zhvillime pozitive me cështjet ekonomiko-financiare dhe shpirtërore, do të keni një kthim nga e kaluara sidomos 10-ditëshi I parë dhe I tretë. Në cështjet ekonomiko-financiare edhe pse keni pasur probleme me punën tuaj duket se tani cdo gjë normalizohet. Disa takime që mund të bëni është me ndikim shumë të mirë sidomos dita e hënë dhe e premte. Vazhdimësia duket e mbarë.




Demi- Duhet të keni kujdes me çështjet ekonomike por nuk kanë dicka stabël, është mirë që para se të firmosni dukumenta shikojeni me kujdes. çështjet shpirtërore duhet të shikoni se cfarë doni të realizoni. Do të kni gëzime të mëdha për bashkim familjar.

Binjakët- Oferta shumë të mira në lidhje me punën. Nëse jeni në një udhëtim, është koha që mund të keni edhe shtyrje.në cshtjet shpirtërore do të keni jë gëzim shumë të madh pasi keni pasur një ndarje. Javë shumë e mirë për përllogaritjet që doni të realizoni.




Gaforrja- Duke filluar nga kjo javë është mundësi shumë e mirë për të realizuar anën financiare. Ditë shumë të mirë për të investuar në biznes. Në lidhje me cështjet që kanë të bëjnë me punën aktuale ose ju që jeni në kërkim të një pune do ishte mirë që ti rregulloni gjërat sot.

Luani- Duhet të keni kujdes ju të shenjës së Luanit këtë javë, deri ditën e enjte për cfarë firmosni. Edhe në blerje kini kujdes, mos jepni para para se të jeni të sigurtë. Në fushën sentimentale duket se është dicka shumë e madhe dhe pozitive keni pasur probleme me lidhjen tuaj është momenti që ti stabilizoni.




Virgjëresha- është në kohën e duhur në momentin e duhur. Kjo hënë e plotë ka të bëjë me dy gjëra kryesore me cëhtjet ekonomiko financiare, mos u shqetësoni sepse e dini shumë mirë se cfarë doni të bëni. Për ju që keni një lidhje apo doni të krijoni një lidhje është mirë që ti stabilizoni sot, bini pas dhe mos i lini pas dore. Vëshjet e karrieres dhe punës, i përkisni atyre por i doni gjërat më shpejt.

Peshorja – keni lëvizje nga puna, por nuk ju pengon për të realizoni gjërat. Keni një mundësi për cështje dokumentacioni, pashaportë apo green card e keni shansin. Në lidhje me anën sentimentale nëse keni pasur një njohje dhe doni të riktheheni provojeni sërish dhe shihni ku keni gabuar. Kini kujdes nëse doni të merrni një punë plus.




Akrepi- Do dëgjoni fjalë shumë të mira në lidhej me karrierën. Mbani shumë sekrete në vetvete është e vështirë që të riktheni sërish aty ku ishit. Mbani shumë inat dhe është e vështirë të merresh me ju. Në cështjet ekonmiko-fianciare jeni në rrugën e duhur.

Shigjetarët- Në cështjet ekonomiko-financiare jeni shumë me fat. Në cështjet shpirtërore të palidhurit kanë një ndikim shumë të mirë, dhe ju që jeni në njohje dhe doni ta ktheni në cështje serioze është momenti ideal. Këtë javë jeni shumë të angazhuar me punë dhe gjëra që keni.Nëse merrni një punë plus keni mundësi për ta stabilizuar atë.




Bricjapët- Pikë reference kanë njohjet e reja ose një lidhje me pengesa mund ta zgjidhin pikërish tani, kanë marrë disa lajme javën që lamë pas nga e enjtja e premtja por duket se kjo javë është plotësuese. Javë që nis dicka ose që do ta heqin fare nga memoria. Në ekonomi mund të kenë problematika të ndryshme. Mbi të gjitha duhet t’i vendosni veshin pak shëndetit se e keni lënë pas dore për arsye angazhimi.

Ujorët – Keni aftësinë për të marr përsipër një punë të madhe apo në cështjet që kanë të bëjnë me persona kyc. Këtë javë fillojnë edhe udhëtimet e shpeshta sepse keni mundësinë dhe rëndësinë që I jepni gjërave. Në lidhje me cështjet e punës por edhe cështjet shpirtërore është mundësi shumë e mirë këtë javë për të arritur qëllimin tuaj.




Peshqit- Në disa cështje kreditimesh kanë një problem bankar dhe mund ta zgjidhin këtë javë. Kanë edhe dicka shumë të rëndësishme në një blerje nëse e keni për biznes apo dicka tjetër se është fati juaj dhe momenti juaj.

Author: horoscope