Horoskopi javor 14-20 Shkurt sipas astrologut Paolo Fox/ Keto 2 shenja kane kthese 180 grade

DASHI21. mars – 20. prill




Do jeni ekstremisht xheloze gjate kësaj jave ju te dashuruarit dhe ka rrezik te bëni gjera te gabuara qe nuk do i pëlqejnë aspak partnerit. Lidhja juaj do rrezikohet me te vërtetë shume. Beqaret do kenë takime shpërthyese te cilat do i mrekullojnë dhe i nxitin te hedhin hapa pa u menduar gjate. Shume gjera do ndryshojnë tej mase për ta. Me financat tregohuni edhe me te kujdesshëm se me pare sepse yjet nuk do ndikojnë shume pozitivisht. Shëndeti nuk ka për te qene shume i keq, megjithatë me mire te mbroheni nga virozat dhe te kujdeseni për ushqimin. Ne pune jepuni prioritet çështjeve me urgjente dhe pastaj merruni me te tjerat. Atmosfera ne familja ka për te qene e ngrohte.




DEMI21. prill – 21. maj

Kjo jave nuk do ketë aspak emocione te forta për ju te dashuruarit, qofshin ato pozitive apo negative. Mundohuni te ruani gjithmonë një klime te qete dhe te mos debatoni për gjera elementare. Beqaret do kenë disa njohje te reja, por nuk do ndihen ende gati për te hedhur hapa me tej. Ata do jene me shume te fokusuar tek jeta profesionale. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës ne anën tuaj kështu qe jo vetëm qe nuk do keni vështirësi, por do shlyeni edhe borxhet dhe do ndihmoni te afërmit. Shëndeti do jete goxha me i mire se me pare. Nga e mërkura e me tutje do ndiheni edhe me energjike. Ne pune vërtet do lodheni pak, por rezultatet kane për te qene shume inkurajuese. Familja pa probleme.




BINJAKET22. maj – 21. qershor

Gjate kësaj jave do dini te krijoni një klime te ngrohte ne jetën tuaj ne çift dhe çdo dite do përjetoni emocione pozitive. Partneri do ju beje edhe disa surpriza qe do ju lënë shpesh me goje hapur. Beqaret nga ana tjetër do marrin refuzime te njëpasnjëshme dhe nuk do ndihen aspak mire. Nuk do jete një periudhe e begate për ta. Ne planin financiar do japin rezultat te gjitha masat dhe perkujdesi i treguar se fundmi dhe nuk do ndiheni asnjëherë ne vështirësi për te shpenzuar. Shëndeti ne fillim te javës do jete goxha delikat. Stresi dhe dhimbjet e barkut dhe te shpinës nuk do ju lënë te qete. Ne pune gjerat do përmirësohen tej mase dhe mund te merrni edhe një propozim interesant. Edhe familja do jete e qete.




GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Kjo jave nuk do jete aspak rutine për ju te dashuruarit. Gjate gjithë kohës do dashuroheni pa dorashka me partnerin, do jeni gati për te provuar eksperienca te reja dhe nuk do keni frike te tentoni. Kënaqësitë dhe emocionet shpesh do jene te pakufishme. Beqaret do e nisin javën qetësisht, por ne fundjave do kenë takime shpërthyese e fillime lidhjesh. Gjendja e financave nuk do jete aspak e keqe. Përveçse do jeni vete te kujdesshëm edhe familjaret do ju ndihmojnë se tepërmi. Shëndeti do jete kryesisht i mire, përveç ndonjë momenti kur mund te ndieni pak me shume lodhje dhe ngarkese. Ne pune do ketë ndryshime shume te rëndësishme ne te mirën tuaj. Jeta familjare do jete e kënaqshme ne çdo moment.




LUANI23. korrik – 22. gusht

Mos u mundoni për asnjë moment ta bëni xheloz partnerin tuaj sepse atëherë kur nuk do ua marre mendja situata do dale jashtë kontrollit. Nga ana tjetër qëndrojini atij pranë dhe shprehjani me shume ndjenjat. Beqaret do e gjejnë personin ideal ne ambientet e punës dhe mund te fillojnë brenda javës një lidhje interesante. Për menaxhimin e financave duhet te këshilloheni sa me pare me specialistet e fushës sepse gjendja nuk do jete aspak e mire. Shëndeti do jete i shkëlqyer. Nuk do prekeni as nga viruset, as nga stresi dhe as nga diçka tjetër. Gjithë kohës do jeni energjike. Ne pune do e shfaqni hapur talentin tuaj dhe do arrini rezultate te shkëlqyera. Jeta familjare si zakonisht.




VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Ka rrezik te keni kontradikta me partnerin tuaj gjate kësaj jave dhe nuk do ndiheni te qete sidomos deri ditën e enjte. Fundjave do jete paksa me ndryshe sepse te dy palët do jeni me tolerante dhe do i kuptoni gabimet e bëra. Beqaret do çmenden pas dikujt dhe do bëjnë te pamundurën qe ta bëjnë sa me shpejt për vete. Ditët më me fat do jene e enjtja dhe e premtja. Ne planin financiar nuk do keni probleme te mëdha dhe e gjithë kjo si pasoje e masave strikte qe keni marre. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Mund te keni probleme me aparatin tretës kështu qe kujdesuni për ushqimin dhe mënyrën e te ngrënit. Ne pune gjithçka do ece për mrekulli dhe statusi juaj do konsolidohet. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur këtë jave. Do bëni gjithçka për njeri-tjetrin dhe nuk do keni asgjë për çfarë te ankoheni. Beqaret me ne fund do realizojnë disa takime interesante gjate te cilave do ju rrahe zemra shume fort. Ne planin financiar do dini si te veproni gjithmonë dhe gjendja nuk do ketë as tronditjen me te vogël. Vazhdoni t’i organizoni ne këtë mënyrë te ardhurat. Saturni do jete planeti qe do ju ndihmoje te keni shëndet sa me te mire dhe te jeni gjithmonë energjike. Ne pune do ju duhet te bëni disa zgjedhje te vështira. Merrni kohen e duhur dhe mos u nxitoni për asgjë sepse nuk do ketë me kthim mbrapa. Ne familje gjithçka do shkoje si duhet.




AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Jave shume e këndshme do jete kjo për gjithë te dashuruarit. Do kaloni çaste pasionante dhe nuk do doni te ndaheni për shume kohe nga partneri. Beqaret ditët e para nuk do realizojnë dot asnjë takim, ndërkohë qe pas te mërkurës gjithçka do ndryshoje. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire, kështu qe nëse nuk doni te keni probleme, bëjini me maturi te gjitha shpenzimet. Për shëndetin do jete një jave e kënaqshme. Do ndiheni me te qete dhe nuk do i keni me shqetësimet e një jave me pare. Ne pune do jeni ambicioze dhe nuk do ndaleni përballë sfidave qe do ju dalin. Shume do ju kenë zili, por nuk do ju arrijnë dot. Jeta familjare do jete shume e qëndrueshme.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Këtë jave ka mundësi te keni divergjenca te forta me partnerin për shkak te disa dyshimeve mbi te shkuarën e tij. Ose sqarohuni me qetësi me te, ose mbylleni njëherë e mire atë kapitull qe ne fakt nuk ju prek aspak. Beqaret ka mundësi te kenë njohje mjaft interesante sidomos gjate ditës te mërkurë dhe te shtune. Mire është t’i shfrytëzojnë ato sepse do dalin te fituar. Financat do jene me te favorizuara se asnjëherë me pare. Përfitoni për te hequr disa para mënjanë. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, përveç ndonjë dite kur do vuani nga pagjumësia. Ne pune do jeni te duruar dhe optimiste, prandaj gjerat do ju ecin me se miri. Jeta familjare do jete e këndshme.




BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Këtë jave do keni shume dyshime për partnerin dhe nuk mund te jeni shume te qete. Nëse nuk tentoni te flisni sa me hapur me te nuk keni për te zgjidhur dot asgjë. Beqaret do jene gati te heqin dore nga gjithçka vetëm qe te mos mbeten me vetëm dhe te fillojnë sa me pare një lidhje. Disave do ju plotësohen dëshirat. Shpenzimet ulini ne maksimum sepse do rrezikoni te mbeteni pa para ne xhep brenda një periudhe te shkurtër kohore. Gjendja shëndetësore nuk ka për te qene shume e mire. Mund te prekeni nga virozat dhe mund te keni edhe dhimbje barku. Ne pune do jeni kureshtare dhe do provoni edhe sfida te reja. Ekonomistet do jene me te privilegjuarit. Buxheti do jete me i stabilizuar se me pare.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Marrëdhënia juaj me partnerin do jete me pasionante dhe me entuziaste nga sa mund te keni menduar. Ne çdo moment do kënaqeni dhe nuk do doni qe ditët te mbarojnë. Beqaret, pa u lodhur shume, kane për ta gjetur princin e tyre te kaltër dhe qe nga mesi i javës jeta do ju ndryshoje përgjithmonë. Yjet do kujdesen ne çdo moment për t’ua përmirësuar te ardhurat dhe do mund te bëni edhe disa investime me tepër nga zakonisht. Gjendja shëndetësore nuk do jete gjithë kohës e mire. Mundohuni te ecni sa me shume dhe te hidratoheni. Ne pune do jete Merkuri ai qe do sjelle ndryshime te mëdha. Përgatituni edhe për ndonjë rritje ne detyre. Jeta familjare do jete e qëndrueshme.




PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Këtë jave do kaloni me shume kohe me partnerin tuaj dhe marrëdhënia me te ka për te qene fantastike. Mund ta ndani se bashku edhe disa detaje qe deri me sot ja keni fshehur njeri-tjetrit. Beqaret do kenë me tepër mundësi për aventura kalimtare, te cilat me mire t’i shfrytëzojnë sesa te qëndrojnë ende vetëm. Ne planin financiar bëni kujdes nga Saturni i cili do ju shtyje te shpenzoni shifra marramendëse. Shume shpejt keni për te mbetur pa para. Shëndeti do jete i shkëlqyer. Do jeni energjike dhe nuk do ndieni asnjë shqetësim. Ne pune do kaloni disa vështirësi, por ne fund do arrini atje ku e kishit planifikuar. Jeta familjare do jete shume e kënaqshme.



Author: horoscope