Horoskopi javor nga PAOLO FOX, zbuloni ç’kanë parashikuar yjet për datat 10-16 janar

Dashi: 




Nuk pritet që kjo të jetë një javë e mbarë në aspektin e ndjenjave. Do të ketë ndërlikime, që do të prishin ekuilibrat e vendosur brenda sferës private, familjare ose të punës.




Në një situatë kaq delikate është më mirë t’i kushtoni vëmendje kritikave që ju bëhen. Mundohuni të luftoni pasiguritë tuaja dhe mësoni të mos nënvlerësoni veten. Çfarëdo që të ndodhë, gjithmonë përpiquni të jepni më të mirën nga vetja dhe mbi të gjitha, të mos pendoheni për asgjë.




Demi: Ushqeni shumë shpresa për këtë vit të ri, por nëse nuk angazhoheni seriozisht, nuk do të ketë asnjë ndryshim apo përmirësim krahasuar me vitin që lamë pas. Këtë mund ta përkufizojmë si një javë tranzicioni. Prandaj, në vend që të hallakateni me gjëra të kota, përqendrohuni më mirë te vetja juaj. Disa anëtarë të familjes mund të kenë nevojë për mbështetjen tuaj, ndaj mos hezitoni t’i ndihmoni.




Binjakët: Yjet ju këshillojnë të bëni kujdes maksimal. Tregohuni të matur, përndryshe rrezikoni të përfshiheni në debate të pakëndshme. Në aspektin shëndetësor, gjendja nuk parashikohet fort e mirë, prandaj dëgjojini sinjalet që ju jep trupi dhe mbani regjim absolut. Në dashuri jeni pak hezitues ose ndoshta dëshironi që partneri të jetë më i përfshirë. Mbase po ju shpëton diçka dhe kjo mund t’ju shkaktojë probleme.




Gaforrja: Viti 2022 do të sjellë një sërë ndryshimesh në jetën tuaj, ndaj është më mirë që të jeni të përgatitur. Gjatë javës në vazhdim do të jeni të zënë në punë, por do të ketë dhe shumë konfuzion. Financat mund të rriten, por kjo do të varet dhe nga gjendja juaj psikofizike. Shmangni konsumimin e tepërt të kafeinës dhe përdorni ushqime të pasura me lëndë ushqyese. Do të jeni në gjendje ta ndani shumë mirë jetën private nga ajo profesionale. Qëndroni larg gjërave negative dhe provoni gjëra të reja me partnerin, nëse jeni çift.




Luani: Pushimet kanë mbaruar dhe më në fund do të rifilloni aktivitetin tuaj normal. Pas një periudhe pasigurie dhe dështimi, do të jeni më luftarakë se kurrë. Ndryshimi i gardërobës, një model i ri flokësh apo nëse do të përpiqeni të zgjeroni horizontet tuaja, janë gjëra që do t’ju bëjnë të ndiheni mirë shpirtërisht. Fati do t’ju ndihmojë në dashuri. Dikush do të shfaqë interes ndaj jush, prandaj tregohuni të vëmendshëm.

Virgjëresha: Kjo do të jetë një javë e favorshme për ju, gjatë së cilës do të rivendosni rregullin në jetën tuaj. Në punë dhe në familje është më mirë që të jeni më bashkëpunues dhe më pak të zymtë. Me armiqësi dhe mosbesim, nuk arrini askund në jetë, ndaj zbutuni pak. Tregohuni më të afrueshëm me prindërit dhe mos vini në dyshim marrëdhëniet me të tjerët, sepse kështu rrezikoni t’i humbisni. Relaksohuni në fundjavë, veçanërisht ato çifte që kanë nevojë për më shumë pasion.




Peshorja: Javën do ta filloni ters dhe do të keni ndjesinë se fati i keq ju ndjek. Do të hasni vështirësi në marrëdhënie me të tjerët dhe ndokush mund të ketë ankesa ndaj jush. Mos merrni asgjë për keq, por mundohuni që të përmirësoheni. Mos harroni se gjërat e mira bëhen me ngadalë. Një person pranë jush po kalon një periudhë të vështirë. Biseda me ju do ta lehtësojë. Mos imitoni të tjerët, por ndiqni rrugën tuaj dhe jini origjinalë.

Akrepi: Llogaria nuk po ju del mirë dhe kjo ju shkakton dhembje koke. Janari ka filluar me disa ulje dhe ngritje. Keni pasur pengesa në rrugën tuaj dhe keni humbur besimin te një person. Sido që të jetë problemi, duhet të luftoni dhe të reagoni. Nëse nuk mundeni, kërkoni ndihmë, se nuk është turp. Me kalimin e kohës do të mund t’i kapërceni vështirësitë. Ata që kanë qenë të sëmurë më në fund do të ngrihen në këmbë: më e keqja po kalon.




Shigjetari: Do të mendoni për një person që ka qenë pjesë e jetës suaj në të kaluarën, por mos harroni se ajo që iku nuk kthehet më. Flisni për problemet tuaja me miqtë e zemrës, sepse ju bën mirë të shpreheni. Në familje mungon harmonia, sidomos me partnerin. Ka pak mirëkuptim midis prindërve dhe fëmijëve dhe ndjeni se nuk ju vlerësojnë. Mos e teproni me blerjet, sepse mund të përfundoni duke blerë gjëra që nuk ju nevojiten. Nuk ka asgjë të keqe nëse mendoni se keni nevojë të kaloni pak kohë vetëm.

Bricjapi: Ky do të jetë viti i Bricjapit, i cili do të shënojë një pikë kthese në jetën tuaj. Këtë javë do të udhëtoni shumë. Fati do të jetë në anën tuaj dhe prandaj do të ndiheni dhe më të fuqishëm. Në sferën profesionale do të tregoheni të vendosur dhe të fortë, sigurisht që do të merrni dhe vlerësime. Ata që janë në pension ose nuk kanë një punë specifike, do të dëshironin të gjenin diçka  me të cilën të kalonin ditët. Në fundjavë do ta keni të vështirë të mbani dietë.




Ujori: Paratë do të jenë një temë shumë e nxehtë. Kujdes nga diskutimet me partnerin apo familjen, veçanërisht për çështjet politike, shëndetësore dhe të financave. Mësoni të thoni fjalën tuaj, por pa bërë skandale. Do të mësoni disa thashetheme që do t’ju habitin. Do të bëni udhëtime me makinë ose tren dhe do të përballeni me vonesa e të papritura. Çfarëdo që të ndodhë këtë javë, përpiquni të jeni të durueshëm. Frymëzimi nuk do të mungojë.

Peshqit: Do të ndiheni këtë javë  konfuzë dhe të pavendosur dhe do të viheni në një udhëkryq. E rëndësishme është të mos bëni veprime impulsive. Së bashku me një person të shenjës së Gaforres do të diskutoni dhe do të sqaroni një dyshim që keni. Do të keni përplasje me partnerin, sidomos ato çifte që nuk shkojnë mirë. Mos e neglizhoni veten dhe mos lejoni askënd t’ju presë hovin. Jeni në një fazë të jetës suaj, ku keni nevojë absolute për të gjetur veten. Në fundjavë do të jeni në ankth. Mos hezitoni të kërkoni ndihmë.



Author: horoscope