Horoskopi javor, zbuloni ç’do të ndodhë me të gjitha shenjat gjatë datave 12-18 dhjetor

Dashi: Tashmë Mërkuri ka kaluar në prapavijë. Megjithatë, falë Marsit dhe Saturnit në anën tuaj, ju vazhdoni të ndjeni se keni gjithmonë të drejtë dhe nuk doni që ta diskutojnë fjalën tuaj. Duhet të dini se të pranoni të metat tuaja nuk është shenjë dobësie, por inteligjence. Me siguri që do të arrini të nxirrni më të mirën për veten tuaj në çdo situatë. Këtë javë meritoni notën 6 për guximin që keni.

Demi: Nuk duhet t’ju bëjë aspak përshtypje Mërkuri i vendosur në prapavijë, jo vetëm sepse jeni njerëz praktikë, por edhe sepse keni Venusin aleat që ju mbështet. Nuk e ekzagjerojmë nëse themi se Marsi i vendosur te Binjakët do të përforcojë aftësinë tuaj të jashtëzakonshme për të shijuar kënaqësitë e jetës. Do të vlerësoheni me notën 8, për shkak të aftësive tuaja për të qenë gjithmonë pozitivë.

Binjakët: Tensionet kanë filluar të ndihen, sepse, le ta pranojmë, deri më tani kemi folur vetëm për aspektet pozitive të të pasurit të Marsit në shenjë, por nuk mund të harrojmë se po flasim për planetin kryesor të tensioneve. Duke qenë se dhe Venusi, dhe Mërkuri janë në prapavijë, mund t’ju ngatërrohen edhe më shumë idetë. Dihet që stabiliteti nuk është pika juaj e fortë, veçanërisht kur tensionet tuaja të brendshme janë të larta. Do të vlerësoheni me notën 6, por ruani qetësinë.

Gaforrja: Do të ndiheni të përkëdhelur nga prania e Venusit në shenjë, aq sa edhe Mërkuri në prapavijë nuk do t’ju shqetësojë shumë. Vërtet që mund t’jua përforcojë dyshimet dhe t’ju bëjë melankolikë, por tashmë jeni mësuar me praninë e tij. Falë forcës suaj të brendshme do të arrini t’i kapërceni vështirësitë. Për shkak të qëndrimit tuaj optimist, këtë javë do të vlerësoheni me notën 7.

Luani: Pas Saturnit që ju bën të ndiheni dështakë, Mërkuri në prapavijë nuk ju nevojitet aspak. Dhe kjo ju ndodh pikërisht ju që jeni mbretërit e zodiakut. Fatmirësisht Marsi është në favorin tuaj, i cili jua zbut zhgënjimin sa herë që ai bëhet i padurueshëm. Pasi të shikoheni në pasqyrë do të shikoni sa fantastikë jeni, dhe edhe për këtë javë do të arrini të ndiheni mirë. Këtë javë do të vlerësoheni me notën 6.5.

Virgjëresha: Afërdita në shenjë është me të vërtetë një bekim, megjithëse Marsi është kundër. Por bëni mirë të mësoheni me këtë fakt, pasi kështu do të qëndrojë për një kohë të gjatë dhe shpesh do t’ju bëjë të humbni durimin ose të veproni në mënyrë impulsive! Le të përqendrohemi më mirë te Venusi, që do t’ju bëjë të dashur dhe të adhurueshëm. Për ndjeshmërinë që do të tregoni, këtë javë do të vlerësoheni me notën 8.

Peshorja: Këtë javë vështirë se do ta njihni veten! Herë pas here është mirë që t’i shfaqim ato karakteristika që nuk ia pranojmë edhe vetes që i kemi. Në sytë e të tjerëve do të dukeni të sigurt në vetvete, seksi, të pamatur dhe impulsivë. Mërkuri në prapavijë pa dyshim që do t’ju bëjë konfuzë, por edhe më spontanë. Do të vlerësoheni me notën 9 për impulsivitetin e shfrenuar.

Akrepi: Nuk do të keni pritshmëri të mëdha këtë javë dhe shumë pak dëshirë për t’u përfshirë në ngjarjet e ditës. Praktikisht nuk keni ndër mend të flirtoni, të luani lojëra ose të ekspozoni veten. Gjithçka që ju nevojitet është një divan i rehatshëm dhe një pjatë gjellë e nxehtë. Mbase do të mjaftojë ushqimi dhe rehatia për t’u kënaqur, sepse gjallëria as që ju intereson. Do të vlerësoheni me notën 6, për shkak të dembelizmit tuaj.

Shigjetari: Le të themi se kjo nuk do të jetë një ndër javët tuaja më të mira. Për fat të mirë, ju jeni njerëz optimistë dhe prandaj do ta gjeni një arsye për të qenë të lumtur. Duke qenë se Hëna, Marsi dhe Venusi do të jenë në pozicion të pafavorshëm, mbase qëndrimi në shtëpi do të jetë një zgjidhje e shkëlqyer. Mos u fusni shumë në të thella, sepse hera herës keni tendencën për t’i dramatizuar gjërat. Për këtë javë do të vlerësoni me notën 5, por mos i humbisni shpresat.

Bricjapi: Me Venusin në favor dhe Mërkurin kundër do të jeni me të vërtetë enigmatikë. Qëndrimi juaj i heshtur do të shkaktojë ankth te njerëzit që ju rrethojnë, por edhe do t’ju ndihmojë që të reflektoni për jetën tuaj sentimentale. Është vërtet koha e duhur për t’i bërë vetes ato pyetje ekzistenciale që do t’ju bëjnë të kuptoni se si do t’ju vejë filli në dashuri. Ndoshta kështu do t’i keni idetë më të qarta. Për analizën që do t’i bëni vetes, do të vlerësoheni me notën 8.

Ujori: Edhe pse ju shquheni si natyrë e nxituar, Mërkuri në prapavijë mund t’ju vijë për mbarë. Të mos harrojmë se Saturni në shenjën tuaj ndikon që të jeni të qëndrueshëm dhe të merrni vendime të pjekura. Yjet ju këshillojnë që të mendoheni për vendimet që keni marrë dhe për gjithçka që keni arritur. Përveç kësaj, Marsi në shenjë ju fal siguri. Për sigurinë e madhe që do të shfaqni, do të vlerësoheni me notën 8.

Peshqit: Nuk pritet që kjo të jetë një javë fort e mbarë, sepse planetët përreth jush, përfshirë Hënën e plotë, shkaktojnë konfuzion. Por a është vërtet e nevojshme? Ndoshta po, pasi pikërisht në konfuzion ju vijnë idetë më të mira. Pra, mos u trembni nëse planetët i keni përkohësisht kundër edhe nëse njerëzit pranë vetes ju shqetësojnë. Shfrytëzojeni këtë periudhë për të reflektuar. Do të vlerësoheni me notën 5, por mos e humbni toruan.

Author: horoscope