Horoskopi nga Paolo Fox për daten 8 nëntor 2021

Dashi

Nëse jeni në një lidhje dashurie apo po njihni dikë të shenjës së Bricjapi, kini kujdes nga marrëdhëniet me të pasi mund të keni keqkuptime. Në punë, Saturni dhe Jupiteri do të jenë me ju vitin e ardhshëm, ndaj më mirë investoni në të ardhmen.

Demi

Hëna është në anën tuaj edhe nesër, ndaj çështjet nga ana sentimentale do të kenë vetëm gëzim dhe dashuri. Në punë po përmirësoheni por keni nevojë për t’i dhënë akoma më shumë shtysë vetes.

Binjakët

Jo të gjithë çiftet janë në krizë, por shumë prej tyre janë të pavendosur ndaj kini kujdes në veprime dhe fjalët që nxirrni nga goja. Në punë do të keni përmirësim të çështjeve financiare, por duhet të bëni durim.

Luani

Bëhuni gati se po vijnë ditët për të krijuar njohje të reja dhe për tu takuar me njerëz që ju pëlqejnë. Ndërsa në punë, rezultatet që prisni do të vijnë në vitin 2022.

Luani

E diela premton takime, por do të jeni të ngarkuar me punë. Aty keni shumë përgjegjësi por zgjidhja më e mirë është të hidhni një hap para dhe të lini pas të shkuarën që ju ngacmon vazhdimisht.

Virgjeresha

Këto ditë jeni lodhur nga dramat në lidhjen tuaj të dashurisë dhe doni vetëm qetësi. Ndërsa në punë bëni kujdes që të mos hidhni hapa e gabuar. Nëse keni bërë kërkesa, prisni përgjigje sepse asgjë nuk vjen sa hap dhe mbyll sytë.

Peshorja

Ka ardhur momenti të përballeni me problemet me partnerin/partneren tuaj. Nëse nuk doni ta bëni këtë, e vetmja gjë që mund të bëni është të ‘fshiheni’. Në punë mund të keni dy opsione dhe do të jeni të detyruar të bëni një zgjedhje.

Akrepi

Edhe keni nevojë për më shumë kohë që të qartësoni ndjenjat, edhe e doni romancën sa më shpejt të jetë e mundur. E mira është të mos nxitoheni, gjërat e bukura vijnë ngadalë. Ndërsa në punë do të keni të gjithë hapësirën e nevojshme për të zhvilluar projektet tuaja.

Shigjetari

Keni nevojë për të sqaruar diçka në romancën tuaj dhe sot është dita për të lënë pas mosmarrëveshjet e për të shijuar diçka ndryshe. Në punë është ditë e vështirë, por do të merrni shumë kënaqësi nga rezultatet.

Bricjapi

Sot është një ditë e rëndësishme për ndjenjat, për të kuptuar nëse një histori që ia vlen të vazhdojë. Në punë nuk mungojnë mundësitë, por kini kujdes me financat!

Ujori

Lëreni veten të lirë në dashuri, përfitoni nga kjo ditë sepse askush nuk do i marrë sjelljet tuaja për keq. Në punë, do të ketë një situatë e favorshme për ata që janë në pritje të një përgjigje.

Peshqit

Sot është më mirë të mos shikoni nga e kaluara, por të pajtoheni me faktin që kujtimet do të mbeten në mendjen tuaj. Në punë do të përballeni me disa probleme që do të jenë të vështira për t’i kapërcyer.

Author: horoscope