Horoskopi për datën 1 nëntor nga Russell Grant

Dashi

Miku juaj më i mirë ose partneri po ju shtyn në një drejtim të padëshiruar. Është koha për t`u ulur me këmbë në tokë dhe për të parë edhe rrezikun që i kanoset lidhjes suaj. S`keni qenë kurrë tipi që bëni kompromise, por për hir të harmonisë, jeni të gatshëm ta bëni edhe këtë. Të ecurit kundër ndërgjegjes tuaj nuk do ta forcojë marrëdhënien. Lidhja do të komprometohet nëse bëni diçka që shkon kundër vlerave tuaja. Jini të ndershëm në lidhje me gjysmën tjetër.

Demi

Ta nxitoni një projekt të caktuar do të sillnit vetëm gabime të turpshme. Kërkoni më shumë kohë dhe ndaloni së fajësuari veten se s`po ju del koha ta mbaroni. Nuk ju është dhënë një afat i arsyeshëm. Fajin e ka një klient ose menaxher jorealist. Kur të takoni miqtë tuaj mbështetës dhe t`ia tregoni këtë situatë, ata do të qeshin. Ajo që sot ju duket si fatkeqësi e madhe, pas disa kohësh do t`ju duket thjesht një bezdi e vogël. Merrni frymë thellë dhe bëni më të mirën që mundeni.

Binjakët

Dikush nuk po e vlerëson vëmendjen tuaj të zjarrtë. Në vend që të vazhdosh të fokusohesh kaq shumë te kjo histori romatike, mund ta kthesh vëmendjen në një projekt krijues. Mund të pikturoni, shkruani, ose të merreni me muzikë. Nëse partneri nuk shpreh dashamirësi ndaj jush, atëherë mendoni për një ndryshim. Pas kësaj do mund të gjeni dikë që jua kthen dashurinë mbrapsht.

Gaforrja

Ndjenjat e fshehura deri tani do të shpërthejnë. Ju s`mund të heshtni përpara një zyrtari të paaftë. Mund edhe të shkarkoheni nga puna për mosbindje. Mos u frikësoni nëse ndodh kjo. Zemërimi është një katalizator. Jeni të bekuar nga disa aftësi udhëheqëse. Nisja e një biznesi mund të jetë gjëja e duhur. Duhet të kërkoni punën që tërheq aftësitë tuaja për të marrë vendime të shëndosha.

Luani

Bëj kujdes nga dalja në përfundime të parakohshme. Vetëm se sjellja e dikujt po të duket e dyshimtë, nuk do të thotë që nuk është njeri i mirë. Mos lejoni që tradita e së kaluarës të helmojë pikëpamjen tuaj për natyrën njerëzore. Nëse dëgjon thashetheme të egra, mos i përsërit. Gjëja e fundit që doni të bëni është të shkatërroni reputacionin e një viktime të pafajshme. Për të shmangur problemet, dëgjoni më shumë dhe flisni më pak.

Virgjëresha

Kërkimi i më shumë parave do të rezultojë një humbje. Thjesht nuk ka fonde për të rritur pagën tuaj. Nëse doni më shumë para, atëherë duhet të kërkoni një punë tjetër. Kjo do të kërkojë më shumë kohë nga sa kishit menduar. Jini të durueshëm. Dorëzimi i dy aplikimeve për çdo ditë, do të japë fryte. Ndërkohë, ji i mirë me veten. Bëj diçka të mirë çdo ditë për të shijuar një shëtitje në park, ose për të blerë një libër. Qoftë edhe për të fjetur gjumë gjatë pasditeve.

Peshorja

Nëse do të shtyni nga axhenda juaj takimin me një të afërm, do të shkaktoni një pakënaqësi të madhe. Jini më fleksibël. Një kompromis është i mundur, por vetëm nëse largoheni nga pozita juaj ekstreme. Normalisht, ju jeni shumë i adaptueshëm. Asgjë s`është larg nga e vërteta. Kompromisi thjesht do të rrisë vlerat tuaja.

Akrepi

Duke vepruar si martir, nuk do të arrini të avanconi në interesat tuaja. Vetëm se do t`i mërzisni të tjerët. Nëse jeni duke luftuar për zemrën e dikujt, jini të ndershëm. Ai që doni, do t`ju vlerësojë më shumë kur të ndalni nga mburrjet që i bëni vetes. E keni gjetur tashmë dikë? Gjeni një projekt ku të mund t`i përqëndroni energjitë negative. Mbroni zemrën tuaj.

Shigjetari

Përkatësia në një grup, ju bën të ndiheni të fuqizuar. Jini të kujdesshëm nga pikëpamjet ekstreme. Kur dikush propozon një veprim joetik, largohuni. Qoftë edhe të qenurit pjesë e kësaj, do të dëmtonte reputacionin tuaj. Kur të jeni në dyshim bindjuni ndërgjegjes suaj. Nuk ju ka lënë kurrë të bini poshtë.

Bricjapi

Ndonjëherë ndikimi juaj mund të jetë më shumë i dëmshëm sesa i dobishëm. Në vend që të mendoni vetëm për interesin tuaj, mendoni se çfarë është më e mira për të gjithë grupin. Nëse do të thotë të ndani punët apo paratë pak rëndësi ka. Më e rëndësishmja është të mbështesni ata që janë pjesë e suksesit tuaj. Nëse grupi nuk ka një performancë të mirë, atëherë vendosni një kuti për të bërë disa sugjerime. Do të fitoni këshilla të vlefshme. Kur të gjithë të ndjehen mirë në punë, edhe rezultatet do të jenë të mira.

Ujori

Diskutimi rreth fesë dhe politikës është një betejë e humbur. Ju nuk do të mundeni të ndryshoni mendjen e askujt. Nëse jeni të shqetësuar për një çështje sociale, do të vijë mundësia e çeljes së një fondi. Nga arritja e suksesit tuaj, mund të binden edhe ata të krahut tjetër për të ndryshuar mendim.

Peshqit

Është joshëse të hakmerresh ndaj dikujt që të ka lënduar. Megjithatë përpara se të bëni diçka të nxituar, merrni frymë thellë. Mendoni sesi veprimet, do të ndikojnë në reputacionin tuaj. Mos bëni asgjë për të cilën do pendoheshit. Kanalizojeni inatin tuaj në ushtrimet fizike. Edhe një shëtitje e gjatë, mund t`jua rregullojë mendimet. Është e kuptueshme që ndjeheni të zemëruar dhe të tradhtuar. Por nëse e vazhdoni këtë situatë, do të ndiheshit edhe më keq.

Author: horoscope