Horoskopi për datën 17 gusht nga Russell Grant

Dashi

Jeni shumë i ndjeshëm dhe keni frikë nga njerëzit që ndërmarrin aventura. Një ose dy miq të njohin shumë mirë dhe kjo është lehtësuese. Një mundësi e mirë në karrierë do t?ju japë mundësi të tregoni vlerat tuaja.

Demi

Është një kohë e mirë për të marrë një vendim me rëndësi. Në vend që të udhëhiqeni nga faji, drejtohuni nga logjika. Merreni këtë mundësi për të shlyer disa nga borxhet që keni.

Binjakët

Njerëzit mbështeten te ty për të përfunduar një punë, ja pse është e rëndësishme që t?i shtoni të ardhurat vetes. Të punoni me orar nuk është stili juaj. Ju keni nevojë për kohë për sporte, për të lexuar dhe për romancë.

Gaforrja

Të vizitosh një vend që të mahnit mund të jetë stimuluese. Ndryshoni dietën tuaj, oraret e gjumit ose pamjen e jashtme. Një kontakt që keni prej kohësh do t?ju japë kënaqësinë financiare që dëshironi.

Luani

Një projekt që keni po bëhet emocionues dhe ju e dëshironi kur humbni në botën e fakteve dhe teorive. Kjo eksperiencë nuk është si ato që keni kaluar në shkollë, sa më shumë mësoni aq më shumë gëzoheni. Një program fitness-i që po ndiqni, po shpërblehet.

Virgjëresha

Sharmi dhe inteligjenca juaj hapin dyer, merreni këtë mundësi për të promovuar punën tuaj. Një romancë pasiononte është një nga arsyet pse jeni kaq krizamtikë. Është kaq lehtësues që keni sërish dëshirën sensuale.

Peshorja

Njerëzit e vlerësojnë se jeni të drejtpërdrejtë. Sa më shumë kohë që kaloni në shtëpi, aq më të lumtur jeni. Të dashurit e tu janë arsyeja pse punoni kaq shumë.

Akrepi

Jeni një person i fuqishëm dhe mund ta përdorni për t?i ardhur në ndihmë një personi në nevojë. Përgëzimet për punën që bëni ju bëjnë më të vendosur që të arrini majat. Me kalimin e kohës po bëhet më e lehtë që të arrini qëllimin tuaj dhe të hapni një biznes.

Shigjetari

Shtëpia është një burim rehatie për ju dhe jo më udhëtimi nga një vend te tjetri. Merrni një mundësi për të punuar në një kompani që ju paguan mirë. Kombinimi i një page të mirë me përfitime të tjera do të jetë një mundësi për të ndihmuar të dashurit tuaj.

Bricjapi

Keni kohë që doni një ndryshim. Merrni një udhëtim të shkurtër për t?u rifreskuar. Qëndroni larg telefonit dhe rrjeteve sociale. Kjo do t?ju ndihmojë që të fokusoheni te nevojat tuaja.

Ujori

Uluni dhe shijoni gjërat më të thjeshta që ju jep jeta. Nuk është e shëndetshme për ju që të jeni gjithmonë në lëvizje. Ti përkushtoni energji një gjëje do t?ju rrëzojë nga balancimi.

Peshqit

Bëni diçka speciale për veten, pasi gjithmonë i shërbeni të tjerëve. Mbyllini veshët për kritikët që thonë se po tregoheni të papërgjegjshëm. Një organizim profesional mund t?ju japë një ftesë, pranojeni sepse mund të keni një mundësi për punën që ëndërroni.

Author: horoscope