Horoskopi për datën 29 korrik nga Russell Grant

Dashi

Kujdes me pushtetin që keni në duar. Edhe pse keni shumë autoritet, ky nuk ësht ënjë reflektim i përpjekjeve tuaja personale. Të gjithë jemi të barabartë. Kujtojeni këtë. Tregoni respekt për këdo anëtar të organizatës apo kompanisë ku punoni. Kontributet e tyre janë thelbësore për suksesin tuaj.

Demi

Këndvështirmet tuaja paksa ekstreme do t?ju largojnë nga turma. Zhvilloni një sistem unik vlerash, por mos prisni që të gjithë t?ju kuptojnë. Kur bëhet fjalë për tema sensitive si feja apo politikat, qëndroni të heshtur. Ju nuk doni të krijoni kontraversialitet. Nëse doni të arrini sukses në karrierë, më mirë udhëtoni poshtë radarit. Punëdhënësit potencialë kërkojnë njerëz që nuk i lejojnë këndvështrimet personale t?i prishin punë biznesit.

Binjakët

Tregohuni të kujdesshëm me burimet tuaja financiare. Edhe pse mund të keni një farë sigurie tani, një emergjencë mund të zhdukte gjithë kursimet tuaja. Po mendoni të bëni një udhëtim? Krijoni një buxhet për të. Duke qëndruar brenda parametrave të buxhetit të përgjithshëm do të jeni në paqe me të ardhurat tuaja. Efektet relaksuese të pushimeve tuaja do të zhduken kur të ktheheni në shtëpi dhe të përballeni me një tufë faturash për t?u paguar.

Gaforrja

Jeni lodhur duke qenë pranë një biznesi ose partneri komandues. Sigurimi i nevojave tuaja do të kërkojë pak kuraojo. Mirëpo është më e drejtë të konfrontoheni se sa të shtypni emocionet tuaja. Sa më shpejt të tregoheni të vendosur për veten tuaj, aq më shumë vetëbesim do të reflektoni dhe do t?ju vijë një mundësi pune e qëndrueshme që lidhet me udhëtimet. Të paguhesh që të shohësh botën do të jetë një gjë e mirëpritur. Hapni krahët dhe fluturoni.

Luani

Është e rënëndësishme t?i merrni në konsideratë ato gjëra që shqetësojnë sigurinë tuaj. Pajisje si dorezat dhe helmetat nuk ju duken shumë stil, por mund t?ju kursejnë një udhëtim në spital. Jini të ndjeshëm dhe lëreni mënjanë vanitetin. Një romancë mund të lulëzojë mes jush dhe dikujt që i përket një brezi tjetër. Disa njerëz do të habiten nga kjo marrëdhënie, por juve ju duket ok. Jeni në një marrëdhënie? Bëni një udhëtim të bukur me partnerin tuaj. Do t?ju pëlqejë të vizitoni vende të famshme për kulturat.

Virgjëresha

Mos rrezikoni shumë, por tregohuni bujarë me resurset tuaja. Investimi në një biznes, blerja e një bilete llotarie etj, do të jenë mundësi të humbuara dhe do të rezultojnë në zhgënjim. Është e kuptueshme që ju përfshiheni nga emocionet, por ndjekia e tyre do të rezultojë një dështim në këtë moment. Mos u shqetësoni. Do të gjeni mundësi të reja për të zgjeruar të ardhurat dhe për të gjetur dashurinë. Tani për tani, fokusohuni në ato që keni. Do të jetë më përmbushëse se sa të bini viktima të babëzisë.

Peshorja

Një riparim i shtrenjtë kërkon vëmendjen tuaj. Nuk mund ta zgjidhni këtë problem me mjete rrethanore, por duhet një investim. Gjetja e një vendi më të mirë për të jetuar është kritike për mirëqenien tuaj. Edhe pse nuk është shumë zbavitëse të paketosh gjërat dhe tël lëvizësh, është më mirë kështu se sa të qëndrosh në një ambient të pasigurt.

Akrepi

Përdorimi i pajisjeve të gabuara do të shkaktojë vonesa. Do t?ju duhet të kontaktoni një kompani profesionale për të zgjidhur një problem. Megjithatë mos qëndroni të ngecur në këtë situatë. Vazhdoni jetën si zakonisht spese do të jetë terapeutike. Nëse jeni shumë të varur nga teknologjia, mendoni të ndërgjegjësoheni për të përmirësuar cilësinë tuaj të jetesës. Gjërat moderne jo domosdoshmërisht janë zgjedhja më e mirë.

Shigjetari

Angazhimi në disa praktika biznesi do t?ju shpërblehet. Mos lejoni që një klient insistues t?ju ulë çmimin e ofertës. Gjërat do të merren vesh dhe do t?ju shkaktohen probleme me shefin. Zbatoni rregullat, edhe nëse kjo do të thotë që klienti të mbetet i pakënaqur. Trajtimet preferenciale në bazë të njohjeve personale do të dëmtojnë reputacionin tuaj. Kushdo që përpiqet t?ju bëjë presion në dhënien e favoreve, është egoist dhe njeri pa respekt.

Bricjapi

Një qëndrim kokëfortë po dëmton suksesin tuaj profesional. Ndonjëherë është më mirë të tregoni mirënjohje për gjërat që keni se sa të notoni kundër rrymës. Askush nuk do t?ju fajësojë për ndjekien e një politike jo të drejtë. Nëse po kërkonit një punë tjetër, aplikoni në një agjensi qeveritare, spital apo universitet. Pundëdhënës të tillë jo vetëm që ofrojnë punë të qëndrueshme, por keni edhe përfitime në plane pensioni apo rimbursime.

Ujori

Mos qëndroni prapa skenave të pushtetit. Nëse vihet re se kontribuoni në teknikat e fshehta, njerëzit do të bëhen dyshues për ju. Tregojuani atyre të vërtetën. Të pretendoni se jeni mik me armikun tuaj është kulmi i hipokrizisë. Dikush që respekton gatishmërinë tuaj për të sfiduar autoritetin do t?ju kërkojë një takim. Ju nuk keni qenë kurrë më tërheqës se tani. Mos e harroni këtë dhe flisni pa hezitim.

Peshqit

Organizata ose kompania ku punoni po zhvillon ego të mëdha. Në vend që të përpiqesh të mbash rregullin dhe qetësinë, më mirë kërkoni për një punë në një subjekt më funksional. Çelësi i një ekipi të suksesshëm është lidershipi i mirë. Kur personi përgjegjës është i hapur ndaj anëtarëve të grupit dhe i ka të qarta qëllimet, të gjithë përfitojnë. Nëse në krye është një egomaniak, qendra nuk funksionon.

Author: horoscope