Horoskopi për datën 7 janar 2022 nga Russell Grant

Dashi:

Një pjesë e madhe e suksesit tuaj profesional vjen si rezultat i punës në ekip. Ku ju jepet një çmim, shpërblim apo vlerësim, mos harroni të falënderoni njerëzit që kanë kontribuar në arritjet tuaja. Mirënjohja do të hapë rrugën për bashkëpunime të ardhshme që do ju sjellin edhe famë. Do ecni përpara me një projekt krijues.

Demi:

Ngjarjet aktuale janë disi shqetësuese. Por në vend që të përqendroheni në gjërat që po shkojnë keq, bëni një listë të gjërave me të gjitha aspektet pozitive. Keni shumë gjëra për të cilat duhet të jeni mirënjohës. Futuni në një kurs profesional për të ecur përpara. Sa më shumë mësoni, lexoni, dhe bëni kërkime, aq më të sigurt do të jeni në karrierë dhe sukses. Së shpejti do keni mundësi të reja në fusha të tjera. Suksesi kultivon edhe një ndjenjë aventure.

Binjakët:

Jeni të aftë në kërkimin e nevojave të njerëzve të tjerë. Nëse dikush ka një problem, qoftë në punë, jeni të aftë për të dhënë sugjerimet duhura. Kjo bën që ata të ndihen të sigurt dhe të vlerësuar nga ju. Komentet e atyre që u qëndron pranë merrini seriozisht. Marrëdhënia romantike personale ju frymëzon të kaloni streset e ditës së ngarkuar. Lënia e veseve apo e një zakoni të keq, me fillimin e palestrës, fituesit ose ndjekja e një hobi do ju bëjë të ndiheni në gjendje tepër të mirë. Problemet që dikur ju nervozonin, do të kthehen thjesht në disa acarime të vogla.

Gaforrja:

Jini të hapur për të mësuar nga eksperienca e një të sapoardhuri në punën tuaj. Edhe pse mund të jetë shumë i ri apo i moshuar, është e rëndësishme ta merrni seriozisht. Ai ka trajnimin dhe përvojën e nevojshme për tju ndihmuar që të bëheni ekspert i vërtetë i fushës. Shikoni, dëgjoni dhe mësoni. Një agjent ose redaktor do të admirojë aftësinë tuaj për të krijuar libra apo qoftë shkrime krijuese. Lëreni imagjinatën që tju drejtojë. Lexuesit po e kërkojnë aq shumë një arratisje përrallore nga realiteti.

Luani:

Keni shumë energji, dhe kjo ju bën njeri produktiv dhe aventuresk. Në fund të ditës së punës më mirë të dilni dhe të argëtoheni, sesa të qëndroni para telefonit. Shkëdijat do të lindin me një të sapoardhur në kompaninë tuaj të punës. Ai/ ajo admiron gjallërinë tuaj. Edhe pse jeni të kundërt në shumë mënyra, mund të jetë baza e një marrëdhënie afatgjatë.

Virgjëresha:

Partneri romantik është gjithashtu miku juaj më besnik. Ata e njohin tipin dhe dinë se çfarë kërkon. Ki besim tek partneri nëse të nxit të largohesh nga puna dhe në vend të kësaj të shkoni diku e të argëtoheni. Keni shumë nevojë të pushoni dhe të relaksoheni së bashku. Nëse je beqar, mund të takohesh me dashurinë e jetës në një vend bregdetar. Jini të gatshëm të prezantoni veten në mënyrën më të mirë. Do të zbuloni se keni të njëjtat shije në libra, filma ose muzikë.

Peshorja:

Nëse vendosni talentin para punës rutinë, mund të zgjidhni një tjetër fushë për të nxjerrë fitime. Drejtimi i një biznesi online nga shtëpia do ju japë kënaqësi të mëdha. Preferon fusha nga dizajni, moda me mallra luksoze dhe marrëdhënia më publikun është aftësua jote më e madhe. Një terapi alternative shëruese do ju japë rezultate të mira. Pasi të mbaroni terapinë, do të ndjeni lehtësimin që ju ka munguar prej kohësh. Shfrytëzo mundësitë dhe planifiko një festë me miqtë më të mirë. Do ketë plot tema dhe ngjarje për të shkëmbyer me njëri-tjetrin.

Akrepi:

Pikëpamjet tuaja pozitive, bëjnë që gjithmonë të keni një derë të hapur, apo mundësi të ndryshme pune. E keni të lehtë të fitoni famë dhe të bëni për vete dikë. Të gjithë kërkojnë të punojnë më ju, pasi janë lodhur nga gjërat e mërzitshme. Është koha e duhur për të pranuar një ofertë të mirë pune. Bindju intuitës se do të korrni shumë fitime.

Shigjetari:

Falë punës së palodhur, familja juaj do të ketë më shumë mundësi për të bërë shpenzime të nevojshme për arredimin. Ndihesh mirë kur ke mundësi dhe ndihmon njerëzit që do më shumë. Edhe miqtë sa herë kanë probleme, e dinë që se mund të vijnë tek ju dhe të flasin për gjërat që i shqetësojnë. Mos u habisni kur një person për të cilin keni kohë që nuk keni dëgjuar do ju trokasë në derë.

Bricjapi:

Në vend që të përdorni fuqitë për interesat vetjake, duhet të bëni atë që është më e mira edhe për grupin apo ekipin e punës. Suksesi i një kompanie nuk varet vetëm nga një person. Duhet kujdes, zgjuarsi dhe besnikëri për të arritur qëllimet bashkarisht e më pas të mendosh për suksesin personal. Të gjithë janë të gatshëm t?ju ndihmojnë, dhe tani është koha që ju të ndihmoni të tjerët. Është momenti për të propozuar partneren/in. Asgjë nuk ju pengon të hidhni një hap më tej.

Ujori:

Përfitoni nga një program i punëdhënësit për të pasur më shumë eksperiencë si dhe për tu rritur profesionalisht. Të neglizhosh apo të refuzosh këtë mundësi është sikur të grisësh me duart e tua një sasi parash që të duhen. Puna në një organizatë bamirëse ose humanitare do të rezultojë shumë argëtuese. Jo vetëm do përfitoni shumë, por edhe do bëheni me miq të rinj. Është bukur kur ndihmon dhe kur rrethohesh nga njerëz që punojnë sadopak për ta bërë botën një vend më të mirë.

Peshqit:

Nëse keni ngecur diku nuk është gabim që të kërkoni ndihmë. Mos hezitoni të merrni mendim nga disa miq. Ata do të jenë të lumtur t’ju rekomandojnë për një vend pune, t?ju njohin me dikë ose do të promovojnë talentin tuaj. Besojini intuitës tuaj për një çështje biznesi./Tiranapost.al

Author: horoscope