Horoskopi për muajin Gusht/ Ja cilës shenjë do t’i buzëqeshë fati

12.Gaforrja – Do merren shumë me çështjet ekonomike, por edhe do marrin atë që mendojnë se u përket. Do jetë një muaj antagonizmash.

11.-Dashi – Kanë një muaj vital, me energji pozitive, dashuria do jetë në qendër të vëmendjes. Por do kenë shumë peripeci.

10.Binjakët – Do kenë jetë sociale, pak shkëputje nga shoqëritë, ndarje, bashkime, shoqëri të reja. Kjo do sjelli paqëndrueshmëri në qëllimet e tyre, tha Meri.

9.Peshorja – Do udhëtojnë, do kenë kontakte me shumë njerëz, do jetë muaj informacionesh, lëvizjesh. Mund të lodhen pak duke qenë në veprim.

8.Virgjëresha – Do kenë një muaj dominant në fund të gushtit, por para fundit të gushtit do merren me energjinë, të shplodhen që të bëjnë gjëra të mëdha.

7.Demi – Do merren shumë me familjen, njerëzit e afërt, do kenë shumë hyrje dalje, do jenë të ftuar do ftojnë njerëz, familja do i preokupojë gjatë muajit gusht.

6.Bricjapi – Do merren me çështjet ekonomike dhe punën. Do investojnë për një punë. Muaji gusht nuk është i përshtatëshëm për të investuar kështu që mund të kenë një humbje.

5.Luani – Do shkëlqejnë, por jo të gjitha gjërat do t’i marrin siç duhet. Jo çdo gjë që shkëlqen është flori. Kujdes me zgjedhjet që do bëni në përgjithësi.

4.Peshqit – Do notojnë në ujëra jo të natyës së tyre, por do arrijnë sukses. Do duan mbrojtjen e dikujt, një mësuesi ose një njeri që i këshillon.

3.Shigjetari – Do udhëtojnë, do njohin, janë në kulmin e dashurive, marrëdhënieve sociale dhe në ndryshimin rrënjësor të jetës së tyre, sipas astrologes Meri e cila ishte e ftuar te Rudina.

2.Ujori – Muaji gusht i plotëson një dëshirë, i rregullon një punë, një të ardhme dhe në marrëdhënie do e ndjejnë veten të plotësuar.

1.Akrepi – Do jenë pasionant, do lëvizin, të gjithë do vihen në dyshim për atë që kanë dhe atë që duhet të kenë në jetën e tyre.

Author: horoscope