I fundit! Lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali, vjen lajmi i madh për të gjithë

Kryeministri Rama ka njoftuar se nesër në Romë, ministrja Olta Xhaçka do të zyrtarizojë marrëveshjen për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali.

“Më në fund! Faleminderit Luigi di Maio dhe faleminderit të gjithë atyre që punuan me durim për të arritur këtu.

Tani ecim përpara me marrëveshjen për pensionet e shqiptarëve në Itali, qytetarë shembullorë që nderojnë miqësinë vëllazërore midis Italisë dhe Shqipërisë, duke punuar shumë dhe duke kontribuar në ekonominë italiane për shumë vite tani.

# Vëllezër??❤️??”, shkruan kreu i qeverisë Rama në facebook./korrieri.al

Author: horoscope