
Sa herë që dëgjoni parashikimin e yjeve, i kushtoni rëndësi çdo detaji si shëndetit, dashurisë, punës, miqësisë dhe parave.




Dhe duke u ndalur tek paratë, jo gjithmonë gjërat shkojnë ashtu siç e prisni, ka momente që ju buzëqesh planeti i financave, ashtu siç ka edhe çaste kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet. E thënë më ndryshe ka shenja të cilat dinë të menaxhojnë paratë dhe të tjera që duan t’i prishin me patjetër.
Por, kryesimin e shenjave që shpenzojnë më shumë e mban Akrepi.




Akrepi gjendet nën mbrojten e Plutonit dhe Marsit, kështu që mos prisni të jetë dorështrënguar. E dashuron paranë dhe i pëlqen të investojë,si dhe të dalë fitimtar. Nëse dikush që i përket kësaj shenje bën plane për të shpenzuar, nuk mendohet dy herë, por vetëm prish dhe nuk di të kurshehet për asgjë dhe askënd.
I pëlqen ta përkëdhelë veten dhe të mos e privojë nga asnjë dëshirë e kënaqësi. Femrat e shenjës së Akrepit harxhojnë shumë për bizhuteri dhe veshje, kurse meshkujt Akrep harxhojnë më shumë për udhëtime dhe pajisje elektronike.



