Java e re do t’u kthejë buzëqeshjen këtyre shenjave, ç’kanë parashikuar yjet për datat 25 prill-1 maj

DASHI: Shenja e Dashit do të vlerësohet me pesë yje. Në dashuri, çiftet e sapokrijuara premtojnë shumë për të ardhmen. Po përjetoni një fazë të rritjes shpirtërore. Edhe nëse jeni nën mbrojtjen e Jupiterit, duhet t’i diskutoni gjërat e rëndësishme me partnerin. Për sa i përket punës, do të keni ndryshime pozitive. Së shpejti do t’ju kthehet dëshira për të punuar.

DEMI: Edhe Demin e pret një javë shumë e mirë. Vlerësimin e keni me pesë yje. Në dashuri Venusi vazhdon t’ju dhurojë pasion, por duhet t’u qëndroni larg njerëzve të gabuar. Në familje duhet të merrni vendime të rëndësishme për sa i përket së ardhmes. Në aspektin profesional pritet që të ketë pak konfuzion. Pikërisht këtë javë mund të vendosni çfarë të bëni e ku të shkoni.

BINJAKËT: Shenja juaj do të vlerësohet me pesë yje. Në dashuri do të jeni të favorizuar. Nëse ju pëlqen dikush, ky është momenti i përshtatshëm për t’i shprehur ndjenjat. Veproni sa jeni në kohë, sepse Venusin do ta keni në hapësirën tuaj zodiakale gjatë muajit maj. Dita e enjte do të jetë e trazuar, sidomos nëse keni mosmarrëveshje për punë parash me një ish-partner. Në aspektin profesional mund të keni ndryshime brenda majit.

GAFORRJA: Do të përjetoni ditë të bukura. Gaforrja do të marrë katër yje. Javët e para të prillit fati nuk ju ka ndihmuar në dashuri, por gjërat do të ndryshojnë. Nëse do t’ju rastisë të takoheni me një person që ju pëlqen, hidheni ju hapin e parë. E marta dhe e mërkura do të jenë të rëndësishme. Në aspektin profesional do të keni më shumë fat se në fillim të muajit.

LUANI: Nuk pritet që kjo të jetë një javë fort e mirë. Shenja juaj do të marrë tri yje. Në sferën e ndjenjave situata nuk parashikohet e qetë. Nuk është rastësi që në fillim të vitit përjetuat një zhgënjim në dashuri. Do të keni probleme me personat e shenjës së Demit dhe Ujorit. Po kërkoni një zgjidhje në lidhje me punën, por nuk është e lehtë ta kesh gjithçka në kontroll. Bëni kujdes ditën e martë.

VIRGJËRESHA: Kjo do të jetë një javë fantastike për ju, që meriton pesë yje. Për sa i përket ndjenjave do të përjetoni momente intriguese. Gjithsesi, gjithçka varet nga vullneti juaj për të vepruar. Nëse do të mendoni shumë për punën, është normale që dashuria do të kalojë në plan të dytë. Në fund të prillit mund të merrni një lajm të mirë. Puna do t’ju ecë mirë. Në doni ndryshime, mjafton të bëni një kërkesë.

PESHORJA: Java juaj vlerësohet me pesë yje. Në fillim të prillit nuk jua mbushte mendjen një histori dashurie dhe parapëlqyet të rrinit vetëm. Por tani gjërat do të ndryshojnë për ju e do të bëhen gjithmonë e më interesante. Falë Venusit në pozicion të favorshëm situata do të marrë për mirë. Disa çifte më në fund mund ta ligjërojnë marrëdhënien e tyre. Në lidhje me punën ju pret një periudhë pozitive, sidomos ata që kanë pasur probleme.

AKREPI: Kjo do të jetë një javë deri diku e mirë për ju, që do të vlerësohet me tri yje. Tani më shumë se kurrë ndjeni nevojën që të angazhoheni seriozisht në një lidhje dashurie. Keni dëshirë që të përjetoni emocione të reja, por njëkohësisht nuk i pëlqeni ndërlikimet. Në aspektin profesional është më mirë që t’u qëndroni  larg telasheve. Tregohuni më të vendosur në lidhje me atë që doni.

SHIGJETARI: Këtë javë shenja juaj meriton katër yje. Nëse në fillim të prillit jeni njohur me një person të këndshëm, vazhdoni që ta frekuentoni. Nëse jeni ende beqar, korriku premton të jetë muaji i takimeve të paharrueshme. Të enjten dhe të premten fati do t’ju ndihmojë në dashuri. Kur vjen fjala te puna, jeni të pandalshëm dhe kjo është një ndër arsyet e suksesit tuaj.

BRICJAPI: Bricjapi merr pesë yje. Në fillim të prillit dukej se gjërat nuk po ju ecnin dhe aq mirë në sferën e ndjenjave. Por tani gjithçka është më e qartë. Çiftet që kanë përjetuar një periudhë kritike mund të bëjnë plane për t’i realizuar brenda verës. Duket se dhe në punë keni pasur probleme. Ndoshta dikush ka thënë gjëra të pakëndshme në adresë tuaj. Gjithçka do të sqarohet.

UJORI: Java do të nisë e zymtë. Shenja juaj do të marrë tri yje. Yjet ju këshillojnë të tregoheni të sinqertë me partnerin. Gënjeshtra nuk është e pranueshme në asnjë situatë. Jeni në kërkim të diçkaje që t’ju ngrejë humorin. Në çift do të ketë më shumë konkurrencë se mirëkuptim mes partnerëve. Aty nga mesi i javës mund të keni probleme në punë, por fundjava do të jetë e qetë. Për momentin është më mirë t’i lini gjërat siç janë.

PESHQIT: Peshqit do të marrin katër yje. Yjet ju lejojnë që të paktën për disa ditë të harroni kush ju ka lënduar ndjenjat. Për çiftet që janë bashkë prej një kohe të gjatë dhe që janë përballur me shumë sfida, kjo është një periudhë e qetë. Në marrëdhënie me Virgjëreshën dhe Bricjapin mungon pasioni i nevojshëm për ta mbajtur në këmbë një lidhje. Situata në punë paraqitet e mirë dhe e qëndrueshme.

Author: horoscope