
Astrologët japin parashikime të ndryshme për shenjat e horoskopit. Çdo shenjë e horoskopit ka karakteristikat e veta që e bën atë të veçantë. Së fundmi astrologët kanë përcaktuar se meshkujt që i përkasin shenjës së Ujorit, kanë vështirësi në komunikim dhe nëse bien në dashuri, e kanë të vështirë ta shprehin.
UJORI
Këta meshkuj kanë vështirësi në komunikim. E thënë ndryshe nëse një ujor bie në dashuri nuk do dijë si ta shprehë, s’do gjejë fjalët e duhura pavarësisht se do dojë shumë të tregojë sa i emocionuar është. Problemi kryesor i meshkujve të ujorit është pasiguria. Nëse ata krijojnë baza të forta emocionale dhe janë të sigurt për gjithçka duan, pjesa tjetër do të jetë e lehtë.