Kane mbetur edhe 6 muaj nga viti 2021/ Astrologia Susan Miller zbulon 3 shenjat me FAT

Dashi

Vjet Dashi ka pasur një vit në karrierë të shkëlqyer, me shumë vëmendje nga drejtuesit. Ky vit është disi më i qetë, ka më shumë kohë për të biseduar me miqtë. Do të ketë më shumë kohë për t’ju kushtuar vetes, ndoshta dhe pak më shumë kohë për tu marrë me bamirësi. Këtë vit mund tu duket se duhet të bëjnë punë vullnetare. Do të shohin vuajtje, pas pandemisë janë mbyllur shumë dyqane dhe do të duan të ndihmojnë njerëzit me ushqime dhe gjëra të këtilla.

Demi

Demi ka vitin më të shkëlqyer në karrierë, ndoshta më të mirin në të gjithë jetën e tyre. Nuk duhet të mendojnë për lidhje apo për diçka tjetër. Fokusohuni vetëm te karriera. Është një mundësi e shkëlqyer për të krijuar emër për veten tuaj prandaj mundohuni të përqendroheni te kjo. Kujdes Gushtin, nuk duhet të largoheni në fund të Gushtit pasi atëherë do të merrni më tepër shpërblime në karrierën tuaj. Një vit emocionues, më i miri për karrierën.

Binjakët

Binjakët kanë fituar para vjet, edhe pse në mes të pandemisë. Por këtë vit do të shkruajnë një libër, do të shkruajnë një dramë, ose do t’i rikthehen shkollës. Do të përthithin informacion dhe do ta pasqyrojnë atë. Importi dhe eksporti është i shkëlqyeshëm, ndonëse nuk mund të udhëtoni. Binjakët duan shumë të udhëtojnë. Nëse doni të diplomoheni, ky është viti binjak. Ndoshta dhe për të përfituar një bursë të pjeshme për të shtuar financat tuaja.

Gaforrja

Gaforrja ka pasur problematika me marrëdhëniet apo konkurrencën. Gjithçka ka qenë e vështirë, sikur të keni qenë duke shtyrë një shkëmb të madh. Tre vitet e fundit kanë qenë shumë të vështira, nuk ju kanë mbështetur shumë, qoftë partneri, ortaku, menaxheri etj. Konkurrentët kanë qenë të pamëshirshëm. Por tashmë nuk do të keni më vështirësi, jeni në një situatë të re dhe këtë vit do të fitoni shumë para. Kryesisht përmes përqindjeve, shpërblimeve ose përfitimeve të kompanisë. Ndaj nëse nuk po merrni rrogën që dëshironi, kërkoni përqindje ose përfitime të tjera.

Luani

Luani po mëson si të kërcej me partnerin, pa i shkelur në kallo. E keni diellin në kundërshti, jeni i dyzuar nëse e doni apo jo partnerin për shkak se po mësoni gjëra të reja mbi të. Jeni duke pyetur veten nëse martesa juaj shkon mirë. Thjesht po thellohet, po afroheni më shumë dhe tani i vini re ndryshimet e vogla. Nuk ka asgjë për tu shqetësuar, po përmirësohet. Duhet vetëm t’i asimiloni këto mosmarrëveshje dhe ndryshime. Nga 13 Maji deri ne fund të Korrikut, pra në pranverë deri në mes të verës, do të shihni përfitime të mëdha.

Virgjëresha

Virgjëreshës i pëlqen shumë të punoj, ndaj i bie telefoni pa pushim. Shumë njerëz i kërkojnë ndihmë, dhe mendja i shkon të hapi një biznes të tijin. Po ndoshta mund ta hapni një biznes tuajin, mendojeni. Mund të merrni shumë oferta për një punë që e kishit, apo ndoshta dhe e keni ende. Nuk është një punë më e mirë, është një punë e ngjashme. Mund t’ju shërbejë për mirë sepse ndoshta do të ketë më pak stres. Ju mund të keni një fëmijë në shtëpi, ose një nënë për të cilën kujdeseni. Nuk do të mbeteni pa para sepse ju pret një punë e madhe. Mund t’ju duhet të punësoni dikë në biznesin tuaj të vogël, dhe ju jeni të aftë të zbuloni xhevahire në punë.

Peshorja

Ky është viti më i mirë për të kërkuar romancën apo lumturinë. Varet nëse jeni vetëm ose të lidhur, pasi do t’ju duhet dikush të ndani jetën. Nëse jeni të martuar dhe gjërat nuk janë më aq entuziasmuese si dikur, këtë vit mund t’ja shtoni adrenalinën martesës suaj. Peshorja ka shumë gjasa që të bëjë fëmijë. Nëse keni pasur probleme, leni një vizitë me mjekun sepse këtë vit mund të merrni ndihmë ose të paktën mund të kuptoni se në ç’situatë ndodheni.

Akrepi

Akrepi, çdo gjë rrotullohet të pasuritë e patundshme. Jeni më me fat se kushdo tjetër. Nëse doni të zhvendoseni, do të gjeni një apartament të madh me shumë diell në lagjen që ju do të zgjidhni. Mbase mund të shpenzoni pak më tepër se kishit llogaritur, por do t’ja vlejë. Nuk do të doni kurrë të dilni nga shtëpia. Nëse jeni në rregull me shtëpinë që keni, ndoshta do të bëni riparime, do të ndryshoni kuzhinën, banjën. Ose ndoshta do të lyeni të gjithë apartamentin. Do të gëzoheni shumë. Ky është viti juaj më i mirë në 10 vjet.

Shigjetari

Shigjetari vërvit çdo gjë rreth komunikimit. Sa mirë flisni, shkruani, redaktoni, përktheni, të gjitha artet e komunikimit ose do ta përmirësojnë ose përkeqësojnë vitin tuaj. Mund të kërkoni për ndihmë, nuk është e thënë që të bëni gjithçka vetë. Është viti i duhur për të shkruar një libër. Shigjetarët janë rrëfimtarët më të mirë të zodiakut. Shigjetarët i pëlqejnë shumë udhëtimet por tani nuk është mirë të ndërmerrni ndonjë të tillë. Qëndroni në shtëpi dhe planifikoni për vitin tjetër. Mund t’ju duhet një makinë e re. Nëse e blini do të jetë e shkëlqyeshme.

Bricjapi

Bricjapi ka një shenjë të pazakontë. Kur po shihja parashikimin [shpreh Susan], nuk doja të thoja që do të fitojnë shumë para por është e vërtetë. Jo si Gaforrja që do tu vinë përmes shitjeve apo përqindjeve. Bricjapi do të fitojë para përmes rrogës. Duke pasur Jupiterin dhe Saturnin në shenjën tuaj, mos luani kumar dhe mos blini bileta llotarie. Do t’i fitoni vetë të ardhurat. Gjithë këto diamantë do të vijnë në shenjën tuaj. Kini parasysh si imazh diamante të pafund.

Ujori

Ujori kryeson parashikimin. Keni parashikimin më të mirë në 12 vjet. Do t’ju ofrohen mundësi të paimagjinueshme, ndaj dhe e cilësoj si vitin më të mirë edhe për të dashuruar. Do ta shihni jetën në një kënd më të gjerë. Njerëz të niveleve të larta, ambasadorë, studiues do të duan t’ju ndihmojnë.

Peshqit

Peshqit të përgatiten për të mbyllur një cikël. 31 Maji dhe 28 Qershori, Jupiteri afrohet me shpejtësi drejt peshqve. Ndaj Jupiteri do të jetë te peshqit në këto data. Mërkuri zbret te peshqit në Qershor që mund të shkaktoj problematika, por duhet të bisedoni. Do t’ju ofrojnë shumë mundësi, sidomos nëse keni lindur nga 20 shkurti deri më 24, do të jetë e mrekullueshme. Mundohuni mos të shkoni me pushime në Korrik, sepse është periudha që do t’ju ofrohen mundësitë, madje dhe në dashuri. Përgatituni ndërkohë për vitin 2022, sepse ai do të jetë viti juaj. Peshqit duhet të kuptojnë çfarë duan. Universi do ua jap, por duhet ta përcaktoni. Duhet të bëni pjesën tuaj duke ja treguar universit. Mundësitë janë të gjitha për ju.

Susan Miller ndau me shikuesit e Vizion Plus dhe disa detaje mbi vitin 2022. Sipas parashikimit të saj, viti që vjen do të ngjasoj me këtë që po jetojmë. Përsa i përket pandemisë, ajo shprehu se do të jetë prezente edhe përgjatë 2022, por situata do të normalizohet. Pandemia mund të zhduket nga viti 2023, sipas detajeve të zbardhura nga Miller.

“Vitin tjetër situata do të përmirësohet. Është një vit i mbarë. Më pëlqen 2022. Di që nga mesi i Marsit do ta kemi më në kontroll situatën. Do të mbetemi me këtë virus deri në fillim të vitit 2023. Por kjo do të ndikoj në mënyrë të jashtëzakonshme në ekonominë botërore. Në astrologji nuk ka asgjë të përcaktuar.

Nuk është koha e duhur të martoheni, sidomos në Janar. Duhet të ndiqni ecurinë e Venusit dhe Mërkurit në Janar të 2022. Nuk desha ta shkruaj parashikimin e 2022 se do të jetë i ngjashëm me këtë që jetojmë. Peshorja dhe Binjakët janë të favorizuar vitin 2022” – tha astrologia.

Author: horoscope