Ajo hyn vrrullshëm dhe del shpejt nga jeta juaj; është si tajfun.
Është një nga gratë më dinamike dhe të pavarura të horoskopit. Do t’ju sugjestionojë shumë shpejt me pjekurinë e saj, dhe shumë shpejt do të ndjeni se e dashuroni. Do të jetoni momentin.Truri i zhdërvjellët i tyre, tejpashmëria dhe vendosmëria e tyre i lejojnë të realizojnë planet dhe të ngjiten lart në sferën profesionale. Dashi di si ti arrijë qellimet e veta. Do t’ju mbeshtesë dhe ka shumë mundesi të luajë një rol të rëndësishëm në lumturinë tuaj.
Gruaja dash nuk nguron të marrë iniciativën e lëvizjeve por edhe në seks; bëhet fjalë për një grua të pangopur për dashuri. Rutina nuk e prek kurrë krevatin e saj. Gruaja dash nuk do të ngurojë të shtypë STOP në ashensorin ku jeni dhe do të bëni dashuri momentale dhe me patos. Nuk nevojitet të shpejtoni; dëshiron të ndjejë çdo moment. Mund të jetë dhe e dhunshme. Kur të dilni ngta ashensori do të dalloni shume veshtrime kureshtare nga të tjerët sepse zhurma ishte e madhe. Martesa me të do të jetë sakrificë ; do t’ju duhet ti shtoni ujë verës, sa i përket panvarësisë suaj. Lereni egoizmin larg martesës tuaj në se nuk dëshironi divorc. Shumë herë do të ziheni; për shumë arsye.
Një arsye është se ju do të shikoni një tjetër; megjithëse vetë flirton do të zemërohet aq shumë, sa do të shpërthejë mbi ju. Nuk jane shtëpiaket më të mira , por përpiqen. Mos fantazoni sigurisht se do të lerë punën e saj; është grua kariere. I pëlqen sigurisht një shtëpi e rehatshme. Nuk shquhet në qëndrueshmërinë dhe aftësinë për të administruar paratë. I do femijët dhe u kushton shumë kohë atyre. Do t’ju mësojë fëmijëve të vet se nuk kanë vetëm të drejta. Do ti mësojë të vetëkontrollohen dhe të mos bëhen kurrë të keqmësuar (mund edhe ta teprojë). Egoizmi është një rrezik që e lë të hapur mundesinë e divorcit.
Femra që lind në shenjën e Dashit mund të përcaktohet si egocentrike që zotëron një besim të pafund në aftësitë e veta. Karakteri i saj është i hapur dhe lëkundet ndërmjet entuziazmit të madhe dhe formave të depresionit e mbylljes në vetvete që e bëjnë të duket jo konstante në mënyrën ekzistencës së saj. Mendimi i thellë apo reflektimi nuk është një pikë e fortë e saj. Ajo ka gjithmonë frikë se mos humbë diçka apo dikë. Përpiqet gjithmonë të fitojë jo vetëm dashurinë, por stimën e të afërmit. Kur e ndjen veten të vlerësuar dhe të respektuar ka më pak frikë nga braktisja. Ajo është e aftë për çdo lloj sakrifice dhe sforcimi për të arritur qëllimin e saj, mjafton që ta ketë përcaktuar atë.
E ka shumë të zhvilluar kultin e miqësisë dhe prandaj mund të mbështetesh në ndihmën e saj. Ajo është e aftë të sakrifikojnë për miqtë nëse ata kanë nevojë për të. Ajo dëshiron, të njohë, të mësojë sa më shumë në çdo fushë.
Kjo mund ta bëjë të shpërndarë, sepse do të tentojë gjithmonë të mos jepet pas një fushe të veçantë, por të njohë çdo gjë nga pak.
Femra e Dashit në miqësi (shoqëri)
Femra e shenjës së Dashit është zakonisht një mikeshë shumë e mirë, gjithmonë gati për të ndihmuar në momente e nevojë, por mund të përpiqet të imponohet dhe jo gjithmonë di të sillet në mënyrë diskrete. Si mikesh mund të jetë pak invaduese dhe pse e bën pa keqdashje apo shpirtligësi. Femra e kësaj shenje jepet pa u menduar gjatë, me shumë vrull, por shpesh pëson zhgënjim nga i afërti, gjë që e plagos thellësisht, mbasi ajo nuk e pret. Edhe pse pëson zhgënjim nga ndonjë raport miqësor ajo nuk ndryshon qëndrim: miqësia ka shumë rëndësi për të. Gjithmonë në kërkim të miqve të rinj ajo do të hedhë prapa krahëve eksperiencat negative. Femra e shenjës së Dashit si mike përpiqet të jetë jo vetëm mbështetje por edhe udhëheqëse.
Mashkulli ideal për femrën e Dashit
Para së gjithash nga i zgjedhuri prej femrës së shenjës së Dashit kërkohet një ndërshmëri dhe besnikëri e pakushtëzuar. Duhet të jetë një shok bujar dhe plot ngrohtësi, por edhe pak xheloz që të mos i mungojë kurrë kurajo dhe ndjeshmëria. Për këtë femër ka shumë rëndësi që të ketë një besim të verbër në shokun e saj. Gjithashtu ajo ka nevojë gjithmonë edhe pse s’e pohon për një mbështetje të fortë që e kërkon më mënyrën instiktive tek shoku. Duhet tëjetë i hapur, disponibël por jo mbytës. Ai duhet të dijë si ta mbrojë.