




Nuk mund ta mohojmë se kristalet janë të bukura dhe mund të jenë një aksesor i mrekullueshëm në hapësirën tuaj personale.




Por, a e dini se ka edhe kristale që ju japin energji? Në fakt, çdo kristal ka qëllimin e vet simbolik. Një kristal mund t’ju japë pak qetësi dhe rehati, apo atë nxitje të energjisë dhe fuqisë që keni kërkuar. Ato mund të jenë një zgjidhje e mrekullueshme për shqetësimet tuaja kozmike.




Mos harroni se: Kristalet rrezatojnë energjitë e tyre, por ju mbetet juve që të punoni me atë energji dhe ta kultivoni atë si tuajën. Përdorimi i një prej kristaleve të mëposhtme mund t’ju japë energji shtesë, motivim dhe besim, por është e rëndësishme që ju ta zhvilloni vetë marrëdhënien tuaj me kristalet. Ky proces mund të marrë kohë, por ia vlen.
Nëse s’dini nga t’ia filloni, ja 7 kristale që mund t’ju hyjnë në punë:




#1 – Quartz: Mund t’i bëjnë të gjitha!
#2 – Ruby (Rubin): Mund t’ju bëjë më energjikë!
#3 – Amber: Mund t’ju japë gjithë fuqinë e brendshme!
#4 – Amethyst: Mund t’ju ndihmojë të fuqizoheni përtej lodhjes emocionale.
#5 – Carnelian: Mund të zëvëndësojë filxhanin e përditshëm të kafesë!




#6 – Seraphinite: Është këtu për t’ju ndihmuar të ndiheni përsëri normal, dhe pas një hungover-i.
#7 – Fluorite: Do ju ndihmojë të fokusoheni dhe të përfundoni punët që keni.