Lajm i mirë! “Më 1 qershor Shqipëria do të hapet totalisht”

Një lajm i mirë ka ardhur mbrëmë nga studio e “Quo Vadis” në Vizion Plus, ku i ftuar ishte Ervin Bushati. Sipas Kreut të PS në Tiranë, Shqipëria do të hapet plotësisht në 1 qershor, pa masa kufizuese anti-COVID.

Bushati parashikoi që 2021 do të jetë një vit pozitiv për Shqipërinë.

“Ky do të jetë një vit shumë i mbarë, do të kemi hapje të shoqërisë, edhe ekonomia do të rindezë motorët. Shqipërinë e pret një vit i mbarë në 2021. Shumë shpejt do të shikojmë një Shqipëri tjetër në verë. Besoj se më 1 qershor Shqipëria do të hapet totalisht” tha ai. /News31

Author: admin