![](https://adrianet.al/horoscope/wp-content/uploads/2020/07/e886be446881b46e7cf5da2a65b7ce00_L.jpg)
Lëkundje tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në zonën e Durrësit dhe Tiranës. Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.2 Rihter. Ai është ndjerë rreth orës 06:56 dhe epiqendra ka qenë në detin Adriatik, 36 km në veriperëndim të Tiranës. Qytetarët që kanë komentuar në aplikacionin e EMSC, kanë shkruar se lëkundja ka qenë e lehtë, ndërsa shumica as nuk e ka ndjerë fare. Nuk raportohet për dëme materiale deri më tani.