Luajti me mjeshtëri Sali Protopapën/ Ndahet nga jeta aktori i njohur, Pirro Mani

Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare, aktori dhe regjisori i njohur Pirro Mani. Mësohet se regjisori ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mani është veçuar më së shumti për rolin e tij si Sali Protopapa.

Pirro Mani lindi në 14 prill të vitit 1932 në Korçë, është aktor dhe regjisor i njohur shqiptar. Një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar. Regjisor dhe pedagog i shkëlqyer, për 25 vjet punoi në Teatrin Kombëtar. Studioi në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS, në Moskë.

Pas kthimit në atdhe u emërua regjisor i Teatrit “A.Z.Çajupi”, Korçë, të cilin e drejtoi me sukses për rreth tetë vjet. Që nga 1967 – 1992 ka qënë regjisor i Teatrit kombëtar, ku ka vënë me dhjetra pjesë teatrale. Në karrierën e tij artistike numuron mbi 80 shfaqje. Është nderuar me shumë çmime. Është mjeshtër i regjisë e skenave masive, njohës i thellë i mizanskenës.

Author: horoscope