Marrëdhënie seksuale me vajzën e pazotë për tu mbrojtur, në pranga

Policia e Durrësit deklaroi se ka ndaluar 48-vjeçarin A.Q, për kryerje marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për të mbrojtur. Ai dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e ish-bashkëjetueses. Ndërkohë janë ndaluar edhe 3 persona të tjerë dhe ka proceduar penalisht një tjetër.

 Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, kanë ndaluar shtetasit:

– K. Z., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Përndjekja”. Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga DVP Tiranë.

– A. Q., 48 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e ish-bashkëjetueses (e pazotë për t’u mbrojtur).

– A. Ç., 33 vjeç, banues në Arapaj, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me shtetasen B. Sh., në banesë.

Author: admin