Marrëdhëniet tuaja romantike do të jenë në lulëzim e sipër/Horoskopi i muajit prill: PESHORJA dhe AKREPI

PESHORJA

·Hëna e re (1 prill): Lidhje të reja, fillime, angazhime dhe kontrata të reja

·Hëna e plotë (16 prill): Hiqni dorë nga zakonet e pashëndetshme

·Eklipsi diellor (16 prill): Fatura të papritura, dhurata dhe shpenzimet që s’i kishit parashikuar

·Data të tjera kyçe: 5, 17, 27 prill

Jo të gjithë njerëzit që ju rrethojnë ndihen rehat me faktin që ju këto vitet e fundit keni ndryshuar shumë. Marrja e një pozicioni me peshë dhe kjo fazë e re e jetës suaj i bën disa nga miqtë tuaj jo të ngushtë të dyshojnë te ju. Gjatë prillit do ta bëni të qartë rolin që keni në skuadrën që drejtoni. Planeti juaj sundues, Venusi kalon në shenjën e Peshqve dhe ju nxit të angazhoheni më shumë dhe të krijoni një rutinë të shëndetshme. Këtë periudhë, edhe marrëdhëniet tuaja romantike janë në lulëzim e sipër. Bëhuni gati për bashkëpunime emocionuese  që do të përmirësojnë cilësinë e jetës suaj.

Hëna e re në Dash më datë 1 prill do t’ju shtyjë të hiqni dorë nga disa bashkëpunime që i ruani vetëm për të mos prishur qejf. Të gjithë ju gjykojnë si të ndjeshëm, por këtë muaj duhet të tregoni forcën. Eklipsi diellor më datë 30 trazon financat tuaja, por jo ashtu siç prisni ju. Kreditë apo shpenzimet e paparashikuara duhen shlyer sa më parë. Ju bëni pjesë te shenjat më bujare, por bujaria ndonjëherë ju lë në baltë, sepse të tjerët nuk jua kthejnë me të njëjtën monedhë.

AKREPI

·Hëna e re (1 prill): Do të filloni një punë të re, rifreskoni rutinën tuaj ditore

·Hëna e plotë (16 prill): Hiqni dorë nga çfarë nuk mund të kontrolloni

·Eklipsi diellor (16 prill): Ndryshime të papritura në marrëdhëniet tuaja

·Data të tjera kyçe: 4, 14 prill

Ndryshimi do të jetë veçoria kryesore që do të karakterizojë këtë muaj duke nisur që me ardhjen e hënës së re më datë 1. Do të nisni një punë të re, do të krijoni një rutinë të re të shëndetshme që ju shkon më për shtat. Këto ndryshime do t’ju dhembin, sepse po lini pas gjithçka familjare për ju, edhe pse ju kanë lodhur. Kjo është një mënyrë e fuqishme për t’u rritur personalisht dhe profesionalisht. Planeti juaj sundues, Marsi hyn te Peshqit më datë 14. Falë këtij kalimi, gjithë këto shqetësime do t’i shprehni duke vënë në punë krijimtarinë tuaj. Priten takime romantike dhe eksperimente seksuale. Për ju është e vështirë të mos analizoni gjithçka që ndodh, por sa më shumë t’i lini gjërat pa i menduar për kushedi të satën herën, aq më të lumtur do të jeni. Sezoni i Demit nis më datë 19 dhe bashkë me të vjen edhe eklipsi, i cili do të tronditë jetën tuaj sentimentale.

Do të habiteni se me kë mund të përfundoni në shtrat këtë muaj romantik, sidomos më datë 30. Askush tjetër s’po gjykon zgjedhjet tuaja, jeni ju duke gjykuar veten. E teksa jeni të zënë duke krijuar, duke kaluar kohë me fëmijët dhe në përpjekje për t’u argëtuar, nuk do ta kuptoni fare se sa para do të shpenzoni. Kur të vijnë faturat në fund të muajit, do të habiteni. Mërkuri do të kalojë në shenjën e Binjakëve më datë 29 dhe do t’ju shtyjë të merrni laps e letër që ta llogarisni më mirë buxhetin financiar.

Author: horoscope