
Të gjithë kemi njerëz dhe gjëra që na interesojnë në jetë, dhe ata që janë shenjat e mëposhtme nuk hezitojnë të rrezikojnë jetën e tyre për të dashurit e tyre.




Gaforrja
Kujdesi rrjedh në gjakun e tyre. Bëhen mësues, mjekë, kujdestarë shumë të mirë, sepse nevoja e tyre për të siguruar është e madhe. Është një shenjë e butë që e do intimitetin dhe tregon ndjenjat e saj, kur ndihet rehat. Në të njëjtën kohë, ata kanë rritur ndjeshmërinë dhe mund të dallojnë atë që i nevojitet tjetrit, ndonjëherë edhe para se ai ta shprehë atë.




Peshorja
Ata janë gjithmonë të interesuar të tregojnë veten e tyre më të mirë. Ata janë shumë socialë dhe i shprehin hapur ndjenjat e tyre. Ata dallohen nga butësia dhe romanca e tyre. Ata do t’ju përqafojnë pa e pritur, edhe nëse jeni në publik dhe do të bëjnë gjithçka që është e mundur për t’u siguruar që po kaloni mirë. Ata do të flasin me orë të tëra, ndërsa nëse e kuptojnë se atmosfera është e “rënduar” do t’i drejtohen humorit për t’ju bërë të ndiheni më rehat.




Peshqit
Ashtu si me Gaforret, Peshqit gjithashtu kanë një instinkt të rritur dhe ndjenjën e emocioneve të të tjerëve. Shumë herë ata as nuk vendosin kufij sepse nuk duan të mërzisin të dashurit e tyre. Ata kujdesen thellësisht për të tjerët dhe nëse mund të ndihmonin çdo person në planet, do ta bënin. Duke qenë se kjo nuk është e mundur, ata hedhin të gjithë energjinë e tyre tek njerëzit që duan, edhe nëse kjo do të thotë se në një moment ata mund të akuzohen se janë të tepruar.



