DASHI
21 Mars – 20 Prill
Jeta juaj në çift do jetë shumë herë më e mirë këtë javë. Klima do jetë çdo ditë e ngrohtë dhe nuk do keni aspak mosmarrëveshje të forta. Beqarët do mendojnë më shumë për të pasur dikë pranë e për të kaluar momente intime sesa për të krijuar një lidhje serioze. Më mirë të përfitojnë nga mundësitë për aventura kalimtare dhe kur të ndihen gati të kërkojnë personin më të cilin të kalojnë jetën.
Në planin financiar do ju gjeni menjëherë zgjidhje problemeve dhe pas të mërkurës gjendja do jetë e shkëlqyer. Shëndeti herë pas here mund të ketë disa shqetësime. Kujdes më tepër duhet të bëjnë ata që kanë probleme me tensionin. Në punë do jeni mjaft profesioniste dhe do keni vetëm arritje. Familja do jetë e qëndrueshme.
DEMI
21 Prill – 21 Maj
Këtë javë duhet të bëni shumë kujdes juve që jeni në një lidhje pasi yjet do ju bëjnë të palogjikshëm dhe mund të bëni gabime. Kujdes edhe me tradhëtitë sepse do shkatërroni çdo gjë të bukur që keni ndërtuar. Beqarët duhet të bëhen gati për të përjetuar kënaqësi dhe emocione të forta. Nga mesi i javës do e takojnë edhe ata princin e kaltër dhe do ndodhë një dashuri me shikim të parë. Buxheti do jetë i mirë, prandaj mund ta kryeni investimin e menduar. Shëndeti mund të ketë vetëm ndonjë problem dermatologjik të lehtë dhe asgjë më shumë. Në punë, nëse bëni pak më tepër përpjekje dhe nuk dorëzoheni para sfidave, keni për të arritur më lart nga sa mendonit. Mundësitë janë të mira. Familja pa probleme.
BINJAKËT
22 Maj – 21 Qershor
Marrëdhënia juaj me personin që keni në krah do jetë e shkëlqyer dhe e mbushur me emocione. Pasioni do ju pushtojë gjatë gjithë kohës dhe nuk do keni asnjë lloj debati me njëri-tjetrin. Në fakt të dy do jeni tolerantë në maksimum. Beqarët duhet të bëhen gati për disa ndodhi të këndshme në jetën e tyre sentimentale, megjithatë para se të hedhin çdo hap duhet të reflektojnë gjatë. Në planin financiar duhet t’i bëni me kujdes llogaritë dhe do shmangni kështu çdo lloj problemi. Për shëndet edhe më të mirë mundohuni të mos lodheni shumë dhe të ushqeheni sa më mirë. Jupiteri do përkujdeset gjithmonë për sektorin profesional dhe do ju ndihmojë të kaloni sfidat e vështira. Familja do jetë mbështetëse.
GAFORRJA
22 Qershor – 22 Korrik
Nën ndikimin e madh të Venusit, këtë javë do i kushtoni më tepër vëmendje jetës tuaj në çift. Do përkujdeseni, do ledhatoheni dhe do mundoheni që çdo gjë ta bëni bashkërisht me partnerin. Rezultatet kanë për të qenë impresionuese. Beqarët do nxiten nga Marsi dhe do bëjnë të pamundurën për ta joshur atë që pëlqejnë. Me financat keni për të pasur disa tronditje të vogla. Merrni masa sa më parë sepse në të kundërt situata mund të marrë tatëpjetën. Gjendja fizike dhe ajo morale kanë për të qenë të shkëlqyera. Nuk do keni për çfarë të ankoheni. Në punë do gjendeni edhe nëpër labirinte, por me pak durim dhe mbështetje nga kolegët do ja dilni. Me familjarët duhet t’i sqaroni mosmarrëveshjet.
LUANI
23 Korrik – 22 Gusht
Kjo javë nuk ka për të qenë shumë e mirë për ata që janë në një lidhje. Personat e jashtëm do kenë ndikim të madh tek jeta juaj dhe do nxisin debatet me partnerin. Duke ju besuar verbërisht atyre, nuk do bëni gjë tjetër veçse do shkatërroni lidhjen ngritur me aq mund. Beqarët sado që do e kërkojnë princin e kaltër, nuk do ja arrijnë qëllimit. Buxheti gjithashtu nuk do jetë i kënaqshëm. Po nuk kërkuat ndihmë nga të afërmit nuk do mund të kryeni as shpenzimet elementare. Për fat shëndeti do jetë i qëndrueshëm. Përveç ndonjë dhimbjeje koke për disa momente apo dhimbjes së shpinës nga lodhja, nuk do keni asgjë tjetër. Në punë do filloni dhe do mbaroni një projekt të madh. Familja si zakonisht.
VIRGJËRESHA
23 Gusht – 23 Shtator
Këtë javë do i keni shumë të qarta idetë ju të dashuruarit dhe do përgatisni edhe surpriza gjigande për partnerin. Të dy palët keni për t’u ndier më së miri. Beqarët do dinë si të joshin dhe si ta bëjnë për vete personin që do pëlqejnë. Deri ditën e premte ata do e kenë ndryshuar statusin. Në planin financiar duhet të përfitoni sa më shumë nga situata e mirë për të bërë disa investime afatgjata. Gjëndja shëndëtësore do fillojë të normalizohet dhe pas të mërkurës do ndiheni shumë më të qetë. Nuk do keni as shqetësime nga këmbët. Në punë do ndiheni më të sigurtë në vetvete dhe do guxoni edhe në fusha ku më parë druheshit. Jeta familjare do jetë e këndshme.
PESHORJA
24 Shtator – 23 Tetor
Këtë javë mund të dalin edhe disa probleme mes jush dhe atij që keni në krah, por për asnjë moment nuk duhet ta lëshoni veten dhe të dorëzoheni. Hidhini ju hapat e parë për të diskutuar e për të zgjidhur gjithçka. Beqarët nuk do e kërkojnë me ngulm një partner, por yjet do i ndihmojnë dhe do i afrojnë me persona inteligjentë e sensuale. Lidhja që do fillojnë do jetë afatgjatë. Në planin financiar do arrini ta gjeni ekuilibrin mes shpenzimeve dhe kursimeve. Gjendja do fillojë të normalizohet. Shëndeti do bëhet tejet problematik nëse konsumoni ushqim me teprice dhe nuk mendoni për pasojat. Në punë do jeni luftarakë dhe nuk do dorëzoheni asnjëherë. Me familjaret do keni disa debate.
AKREPI
24 Tetor – 22 Nëntor
Këtë javë duhet të jeni më pak autoritarë ju të dashuruarit sepse në të kundërt mund të lindin mosmarrëveshje dhe keqkuptime. Sinqeriteti gjithashtu duhet të mbizotërojë për një lidhje më të qëndrueshme. Beqarët ka gjasa të njihen me disa persona gjatë një projekti që do fillojnë në punë. Financat do mbeten të ekuilibruara për aq kohë sa ju do jeni të kujdesshëm me çdo shpenzim. Po bëtë çmenduri keni për të pasur probleme. Gjëndja shëndetësore herë pas here do ketë shqetësime. Kujdes më të madh duhet të tregojnë ata që vuajnë nga luhatjet e tensionit dhe nga problemet me zemrën. Për punën ka për të qenë një periudhë dinamike. Do ju bëhen propozime të reja. Jeta familjare do jetë më e mirë.
SHIGJETARI
23 Nëntor – 21 Dhjetor
Këtë javë do kuptoheni më së miri me partnerin tuaj dhe gëzimi, hareja dhe momentet e bukura do jenë mbizotëruese. Shfrytëzojeni çdo sekondë sa më shumë që të mundeni. Beqarët duhet të pranojnë ftesat që iu janë bërë pak ditë më parë nëse duan që jeta t’iu ndryshojë për mirë. Në planin financiar Urani do ju bëjë më të logjikshëm dhe do iu ndihmojë të ecni me strategji. Gjendja do mbetet e kënaqshme. Shëndeti do jetë fantastik. Nuk do keni më as shqetësime nga barku apo nga stomaku. Në punë do ju duhet të veproni me diplomaci dhe përkujdes në mënyrë që t’ia dilni mbanë e të keni më tepër sukses. Jeta familjare do kërkojë më tepër kohë dhe përkujdes.
BRICJAPI
22 Dhjetor – 20 Janar
Ata që janë në një lidhje do merren vesh më së miri me njëri-tjetrin dhe nuk do kenë debate për gjëra të kota këtë javë. Do jenë tolerantë, pozitivë dhe largpamës. Beqarët do kenë disa njohje të papritura, por nuk do e kishin menduar ndonjëherë se jeta mund t’iu ndryshonte kaq shpejt. Financat duhet t’i menaxhoni me sa më shumë përkujdes e maturi edhe pse në fakt ky sektor do jetë i privilegjuari i yjeve. Më mirë të siguroni edhe të ardhmen. Shëndeti mund të ketë ndonjë shqetësim të vogël, por në tërësi gjendja do jetë e shkëlqyer. Beqarëve do iu jepet një projekt me rëndësi jetike dhe falë kreativitetit dhe vendosmërisë do ja dalin mbanë me sukses. Jeta familjare nuk do ketë aspak probleme.
UJORI
21 Janar – 19 Shkurt
Javë shumë normale dhe e qetë do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Vërtet nuk do këtë emocione të forta dhe pasion të fuqishëm, por gjërat do ecin mirë dhe nuk do mërziteni asnjë çast. Beqarët, pa u lodhur e pa u menduar shumë, do arrijnë të fillojnë një lidhje si e kishin ëndërruar gjithmonë. Në planin financiar mos u alarmoni edhe po patët probleme të vogla sepse pas të enjtes gjendja ka për t’u përmirësuar goxha. Shëndeti nuk do ketë ndonjë problem serioz. Gjërat e vogla nuk do shmangen, por nuk do jenë aq shqetësuese. Nëse në punë keni menduar të hidhni ndonjë hap, por keni ngurruar, kjo do jetë koha e duhur. Me familjaret nuk do arrini sot sërish të pajtoheni.
PESHQIT
20 Shkurt – 20 Mars
Jeta juaj në çift do konsolidohet edhe më tepër gjatë kësaj jave. Do jeni të ndërgjegjshëm për gabimet e bëra dhe do mundoheni me çdo kusht të ndreqni gjithçka. Emocionet më të forta do i përjetoni në fundjavë. Beqarët do bëjnë mirë t’i mbajnë këmbët në tokë pasi në të kundërt do zhgënjehen dhe do vuajnë. Financat duhet t’i keni sa të mundni nën kujdes dhe duhet të merrni masa strikte. Po e lëshuat dorën për shpenzimet gjendja do ketë tronditje. Shëndeti do jetë delikat ditët e para, por më pak më tepër përkujdes, çlodhje dhe ushqyerja të mirë do përmirësoheni dhe do i rifitoni energjitë. Në punë do keni më shumë sukses sesa keni menduar. Kurajoja dhe durimi ju cuan atje ku donit. Familje e qetë.