“Mbrojtësit” e qytetit, denoncojnë jetën e natës në Bari, e ndaluar për shkak të COVID-19

“Kronikë e zakonshme  nga Umbertino”. Kështu fillon një postim i publikuar këtë mëngjes në rrjetin social  “Facebook “ nga një prej referentëve të Komitetit të Mbrojtjes së Zonës Umbertina.  Një grup banorësh të qytetit të Barit, vazhdon  të vër  në pah situatën delikate që është krijuar në ato rrugë, pothuajse çdo mbrëmje, dhe pse në Itali është ndaluar jeta e natës dhe tubimet, për shkak të masave anti -covid.

Raporti i referohet mesnatës së djeshme. “Është e martë në mbrëmje – lexohet në postim, i shoqëruar nga një video, në të cilën shihen njëqind djem  në shesh , mes “Largo -Adua” dhe rrugës “ Abbrescia” . Ne kemi konstatuar se ligjet e shtetit këtu nuk zbatohen ose nuk duan të zbatohen. A është e mundur që në “Palazzo di Città” të mos e kuptojnë atë që po ndodh në zonë, që  në një urgjencë pandemike epidemiologjike, me rrezik konkret të një bllokimi të ri dhe pasoja shkatërruese për të gjithë qytetarët? A është e mundur që përputhja me rregullat – siç është distanca ndërnjerëzore, ndalimi i tubimeve, përdorimi i pajisjeve mbrojtëse dhe masat paraprake – duhet të zbatohet vetëm për disa, ndërsa të tjerët mund, në mënyrë të papërgjegjshme, të bëjnë atë që dëshirojnë? , thuhet në publikim.

 

“Duhet të theksohet se shumë pronarë të dyqaneve lokale, tregtarët, firmat profesionale, banorët dhe jorezidentët – vazhdojnë nga komiteti – përpiqen, në interes të të gjithëve, të respektojnë rregullat dhe protokollet. Këto përpjekje mund të shkojnë kot nga sjellja e papërgjegjshme që ne kemi denoncuar prej disa kohësh. Fatkeqësisht, këto nuk janë episode të izoluara, por një dukuri tani kronike. Nëse autoritetet  lokale nuk janë në gjendje të kontrollojnë këto sjellje, në kundërshtim të qartë të ligjit, organet kompetente duhet  të ndërhyjnë dhe të sqarojë përgjegjësitë. Këtu shëndeti i bashkëqytetarëve është në rrezik”, thonë aktivistët e asamblesë së qytetarëve në Bari.

 

 

Author: admin