Mërkuri në prapavijë: 3 shenjat që do të ndjejnë më shumë pasojat

Që prej 16 nentorit, Mërkuri do të hyjë në prapavijë ku do të qëndrojë deri më 9 dhjetor. Siç mund ta keni dëgjuar, askush nuk i shpëton energjisë së tij, ndonëse për disa, prapavija vjen me më shumë fat se për ca të tjerë.

Të gjithë duhet të bëjnë kujdes me mënyrës si komunikojnë, por për këto 3 shenja s’do të jetë dhe aq e lehtë.

Dashi

Kur Mërkuri është në prapavijë, në sipërfaqe dalin gjithë problemet e pazgjidhura të së shkuarës dhe duam s’duam duhet të përballemi me frikërat tona. Ti, më shumë se të tjerët po e ndjen tensionin e dramës dhe kësaj frike. Pavarësisht këtyre momenteve, do të të ofrohet një mundësi për t’u shkëputur nga rrethet negative. Nëse telashet e së shkuarës i zgjidh tani, do të hyni më të pastër dhe të qetë se kurrë në sezonin tuaj!

Virgjëresha

Mërkuri është planeti juaj udhëheqës, kështu që doni s’doni ju i ndjeni pak më shumë se të tjerët efektet e prapavijës. Në qendër të vëmendjes do të jenë lidhjet tuaja personale. Kujtoni që jeni ju ata që i jepni të tjerëve të drejtën për të patur një rol të caktuar në jetën tuaj. Besoji intuitës dhe vendos ti kush duhet dhe kush jo të jetë pjesë e rrethit tënd të ngushtë.

Shigjetari

Do të ndiheni më të stresuar se zakonisht këtë periudhë pasi mund të jeni pjesë e disa keqkuptimeve. Prapavija do t’jua vështirësojë komunikimin me të tjerët sepse njerëzit kanë tendencën t’i personalizojnë situatat dhe të bëhen më të ndjeshëm. Merre këtë kohë për të reflektuar.

Author: horoscope