




A e dini se karakteret e princeshave të përrallave të Disney-t lidhen përsosmërisht mirë me shenjat e horoskopit? Zbrit poshtë për të kuptuar cila është princesha e shenjës tënde!




Dashi- Jasmine




Nëse i përkisni shenjës së dashit, atëherë jeni individë me pasion, kurajo dhe shumë energji. Të gjithë shenjat e tjera e kanë të lehtë të përshtaten me ju në aspektin sentimental, njësoj si Jasmine dhe Aladin të cilët megjithëse ziheshin gjithë kohës, në fund të ditës ishin të lumtur.
Demi- Rapunzel




Shpirti i aventurës dhe dëshira për të njohur të panjohurën shpeshherë ju shtyn ju të bëni edhe gabime. Ama kur kjo anë e karakterit kombinohet me mençurinë tuaj, kombinimi plotësohet. Individët e shenjës së Demit kanë fiks karakterin e princeshës Rapunzel.
Binjakët- Tiana




Të sjellëshëm, kuriozë dhe të etur për dije. Kështu mund të përshkruen më së miri individët e shenjës së Binjakëve. Personaliteti i tyre shkon përsosmërisht mirë me atë të princeshë Tiana-s.
Gaforrja- Hirushja




Gaforret përgjithësisht kanë imagjinatë të shfrenuar dhe kreativitet të një shkalle shumë të lartë. Kur kjo kombinohet me inisiativën, mençurinë dhe dëshirën e tyre për të bërë gjëra të mëdha, një gaforreje nuk i dilet përpara.
Hirushja është princesha që përkufizon individët e kësaj shenje.
Luani- Mulan




Individët e shenjës së luanit konsiderohen si udhëheqës të lindur. Dëshira e tyre për të drejtuar të tjerët duke përdorur dijen i ngjan pikërisht përrallës së Mulan-it.
Virgjëresha- Belle




Të lindurit e e kësaj shenje përgjithësisht janë njerëz me këmbë në tokë, të dashur dhe të etur për të mësuar. Dëshira për ta patur çdo gjë në rregull dhe vetëmohimi që i karakterizon i bën Virgjëreshat t’i ngjajnë Belle- s.
Peshorja- Borëbardha




Kureshtja dhe këmbëngulja janë dy armët më të forta të individëve të shejnjës së peshores. Dëshira për t’i ardhur të gjithëve në ndihmë, herë- herë herë duke lënë pas dore veten, i afron Peshoret me Borbardhën.
Akrepi- Merida




Akrepët konsiderohen si një ndër shenjat më të fuqishme të horoskopit. Pasioni, prakticiteti dhe dëshira për t’i bërë gjërat mirë, bëjnë që Akrepër t’i ngjajnë Merida-s .
Shigjetari- Ariel




Të lindurit e shenjës së shigjetarit besojnë verbërisht në dashuri. Frika mos humbasin njerëzit e dashur, i shtyn shigjetarët të bëjnë sakrifica shumë të mëdha. Njësoj si princesha Ariel, e cila sakrifikoi zërin për një palë këmbë.
Bricjapi- Elsa




Bricjapët janë të rregullt, të qetë dhe shumë të disiplinuar. Dëshira për t’i bërë gjërat pa përfshirjen e ndjenjave, bën që Bricjapët t’i ngjajnë Elsës në filmin “Frozen”.
Ujori- Anna




Të lindurit e shenjës së ujorit janë individë që parapëlqejnë të luftojnë deri në fund për të mbrojtur të drejtat dhe dëshirat e tyre. Janë këmbngulës, sfidues por pak të rezervuar. Njësoj si Anna në filmin “Frozen”.
Peshqit- Pocahontas




Të lindurit e shenjës së peshqve përshtaten më së miri me princeshën Pocahontas. Dëshira e tyre për të bërë gjëra të mëdha, intuita dhe këmbëngulja janë armët më të forta të individëve të shenjës së peshqve.