Nëse dikush përpiqet të sfidojë besimet tuaja, jepini një..!/ Horoskopi për ditën e shtunë, 3 dhjetor 2022

Dashi

Zbatimi i pikëpamjeve tuaja ndaj të tjerëve do të shkaktojë pakënaqësi. Mendoni për kohën kur të tjerët u përpoqën t’ju bindin me idetë e tyre. A nuk u zemëruat? Nëse dikush përpiqet të sfidojë besimet tuaja, jepini një buzëqeshje dhe shpjegojini se nuk diskutoni për tema të tilla personale. Ju keni gjëra më të mira për të bërë, sesa të hidhni në diskutim gjithçka mbi jetën tuaj private.




Demi

Argumentet mbi financat e përbashkëta shkaktojnë stres. Mund të jetë e nevojshme të punësoni një avokat për të mbrojtur interesat tuaja. Mos i jepni askujt qasje në kodet e identifikimit ose në letrat private; ju nuk dëshironi që ky informacion të përdoret kundër jush. Jini të kujdesshëm. Një mik që dikur besuat do të tregojë anët e këqija. Thyerja e kësaj lidhjeje do të jetë trishtuese, por çliruese. Ju jeni të lodhur duke iu nënshtruar sjelljes së tyre manipuluese. Tani që sytë tuaj janë të hapur ndaj veprimeve mashtruese, ju duhet të mbroheni.

Binjakët

Një partneritet i pabarabartë nuk meriton as kohën dhe as vëmendjen tuaj. Sa më shpejt ta prishni këtë lidhje, aq më të lumtur do të jeni. Ju nuk mund të vendosni një çmim për lirinë. Pritshmëritë jorealiste profesionale po shkaktojnë zhgënjim. Nëse doni të ngjiteni në shkallën e suksesit, ju duhet të merrni më shumë përvojë. Jini të gatshëm për të zënë një pozitë të nivelit të ulët në industrinë tuaj të dëshiruar. Puna si praktikant gjithashtu mund të jetë e dobishme.

Gaforrja

Gjetja e një pune do të jetë më e vështirë nga sa pritej. Mos i refuzoni mundësitë. Kur pozicioni i duhur të vihet në dispozicion, do të jeni gati ta kapni atë. Deri atëherë, shijoni kohën tuaj të lirë. Lexoni dhe dilni me miqtë. Trajnimi i avancuar do të jetë gjithashtu i vështirë. Nuk ka shumë programe që përshtaten me stilin tuaj të të mësuarit. Në vend të regjistrimit në universitet, mund të jetë më mirë të punësoni një tutor. Studimi privat me një ekspert të kalitur do të jetë shpërblyes.




Luani

Mos e ktheni gjithçka në një konkurs. Nëse dikush është më i talentuar se ti, lavdërojeni për aftësinë e tij. Zhvillimi i një vlerësimi të mirëfilltë për të tjerët do ta bëjë më të lehtë të doni veten. Ne të gjithë kemi diçka të rëndësishme për të kontribuar; prandaj është mirë që të punojmë së bashku. Vështirësitë me llogaritë e përbashkëta do të kërkojnë kohë për t’u zgjidhur. Mblidhni sa më shumë dokumente dhe identifikim të jetë e mundur. Sa më shumë informacion që t`u jepni zyrtarëve, aq më shpejt ky problem do të zgjidhet. Nëse duhet të punësoni një hetues privat, bëjeni.

Virgjëresha

Përballja me familjen tuaj do të jetë sfidues. Ju keni të bëni me njerëz që nuk janë të gatshëm të përballen me realitetin. Në vend që të shkoni së bashku me botën e tyre të fantazisë, insistoni të flisni të vërtetën. Një partneritet është një burim i konfuzionit emocional. Gjysma tjetër po përpiqet t’ju bëjë të ndiheni fajtorë për disa dëshira të caktuara. Nuk ka asgjë të keqe me atë që dëshironi. Mos kini turp të doni atë që doni.

Peshorja

Mos e nënvelrësoni dikë që nuk është i arsimuar mirë. Megjithëse u mungon trajnimi formal, ata kanë shumë njohuri të vlefshme. Lejojini që t’ju mësojnë disa aftësi. Duke treguar respektin që meritojnë, do të krijoni një lidhje të fortë. Lëreni mënjanë mendjemadhësinë. Nëse do të mbani një punë, duhet të jeni të besueshëm. A po luftoni me një sëmundje serioze? Gjeni një linjë pune që i përshtatet ritmit tuaj.

Akrepi

Duke u përqëndruar shumë te të hollat do ndiheni të pakënaqur. Kur jeni i shqetësuar për pagimin e faturave, përqendrohuni te të gjitha bekimet që keni. Këto përfitime do të zgjerohen kur të përqëndroheni mbi to. Silluni si një miliarder. Do të bëni një përshtypje shumë më të mirë duke u marrë me sfidat në një mënyrë të pjekur. Personaliteti juaj i shkathët është një nga cilësitë tuaja më atraktive. Theksojeni atë.




Shigjetari

Krenaria e tepërt do të vonojë përparimin tuaj. Mos kini frikë të kërkoni ndihmë kur keni nevojë për të. Duke pranuar të metat tuaja, ju do të fitoni admirimin e një personi karizmatik. Së bashku, ju mund të tejkaloni sfida të jashtëzakonshme. Dy koka janë më të mira se një. Shumë nga frikërat tuaja janë trashëguar nga familja juaj. Paraja nuk është rrënja e të gjitha të këqijave.

Bricjapi

Tentativa për të kontrolluar njerëzit është diçka e kotë. Ju jeni vetëm përgjegjës për qëndrimet dhe veprimet tuaja. Duke u nisur nga motivet më të mira, ju do të afroni rreth vetes njerëz të dobishëm dhe mundësi të mira. Ëndrrat janë të bukura. Ju mund t`i shfaqni dëshirat duke e imagjinuar veten se po i përjetoni ato. Dhe ku i dihet.

Ujori

Nëse një mik bën një zgjedhje që ju zhgënjen, heshtni. Jeta juaj nuk është puna e tyre. Ka munësi që ju nuk do të jeni në gjendje ta mbani këtë marrëdhënie për shkak të dallimeve tuaja morale. Jini të ndershëm përse nuk doni më të qëndroni të lidhur me të. Nëse keni mungesë të financave që dëshironi, kërkoni mënyra për të fituar para nga aftësia juaj artistike. Të bëni gjëra të porositura për klientët e pasur do të jetë shumë zbavitëse. Ju do të krijoni dizajne që pasqyrojnë shijet dhe personalitetet e tyre.




Peshqit

Kritikat ndaj njerëzve përreth do të krijojë shumë pakënaqësi. Ju do të fitoni më shumë respekt duke bërë kërkesa të sjellshme. Të qenurit i sjellshëm nuk është një shenjë e dobësisë; është provë e forcës. Udhëheqësit më efektivë janë të sigurt sepse pasuesit e tyre i besojnë dhe i admirojnë. Mos e sulmoni veten. Dashuria është një forcë shumë më e mire dhe motivuese sesa frika, turpi dhe urrejtja.

Author: horoscope