
Dashi (21 Mars – 19 Prill)




Biftek ose vezë
Dashi udhëhiqet nga Marsi, planeti i veprimit. Gjithmonë në lëvizje, Dashi ka nevojë për karburant për t’u ngjitur maleve dhe për t’u marrë me sfidat e përditshme pa u djersitur.




Demi (20 Prill – 20 Maj)
Makarona karbonara
Demi ka prirje të jetë shumë i zhurmshëm, por gjithashtu vlerësojnë rehatinë dhe qetësinë mbi gjithçka. Prandaj dhe mund të jetë një karbonare e shijshme por e “zhurmshme”.




Binjakët (21 maj – 20 qershor)
Ëmbëlsirë me lavandër
Binjakët udhëhiqen nga Mërkuri (planeti i komunikimit) që do të thotë se mendja e tyre nuk fiket kurrë. Këto shenja llafazane të ajrit mund të mendojnë aq shumë saqë truri i tyre nuk mban më dhe për këtë arsye i duhet gjithnjë një ëmbëlsirë për energji.
Gaforrja(21 qershor – 22 korrik)




Bukë me gjalpë të kripur
Gaforret e duan ushqimin ashtu siç e duan dashurinë: është i ngrohtë, ngushëllues dhe i qëndrueshëm. Janë si një bukë e freskët me kos, e pjekur me kujdesin e gjyshes.
Luani (23 korrik – 22 gusht)
Eggs benedict me salmon të tymosur




Të sunduar nga Dielli, Luanët sigurisht që do të ishin një mëngjes i shijshëm dhe jo çdo vakt tjetër i ditës. Shenja e zjarrit përdor vetëm përbërësit më të mirë !
Virgjëresha (23 gusht – 22 shtator)
Tas me drithëra nga një vend i rastësishëm




Virgjëreshat janë pa dyshim shenja që përshtatet më shpejt ne astrologji. Ato do të bëjnë zgjedhjen e shëndetshme, duke iu përmbajtur gjithashtu një buxheti dhe duke mbajtur parasysh atë që është në dispozicion.
Peshorja (23 shtator – 22 tetor)
Pana cotta me uthull dhe mjaltë
Të sunduara nga planeti i bukurisë Venusi, Peshoret janë, sigurisht, një përzgjedhje nga menuja e ëmbëlsirave. Megjithëse jo një ëmbëlsirë çfarëdo, ato kanë padyshim një anë eksperimentale, pasi shenjat sociale të ajrit duan të shpërndajnë ide dhe të na befasojnë me kompleksitetin e tyre.




Akrepi (23 tetor – 21 nëntor)
Karkaleca BBQ me salcë piperi
Kafshimet e para të një karkaleci me salce barbeque mund t’ju lë të mendoni: “Oh, kjo nuk është aq e keqe”, por disa minuta më vonë, ju jeni duke nxjerrë flakë nga goja. I tillë është sulmi i fshehtë i një Akrepi – i shijshëm dhe ndoshta vdekjeprurës.




Shigjetari (22 nëntor – 21 dhjetor)
Tortë Funfetti
Të gjithë e dinë që Shigjetari është shpirti i festës. Pavarësisht se çfarë po ndodh rreth tyre, ata janë në gjendje të gëzojnë të tjerët.
Bricjapi (22 dhjetor – 19 janar)




Bërxollë derri Sous Vide
Më shumë se çdo shenjë tjetër, Bricjapët duan gjithnjë të marrin rrugën më të ngadaltë dhe të luajnë lojën gjatë. Ndaj bërxolla e derrit Sous Vide është një vakt që kërkon orë të tëra për t’u përgatitur dhe është cilësore dhe e shijshme, që kërkon aftësi që duhen kultivuar gjatë gjithë jetës.
Ujori (20 janar – 18 shkurt)




Supë organike
Si një shenjë ajri e ndërgjegjshme, Ujori na siguron atë që na nevojitet për të mbijetuar. Kjo është arsyeja pse nuk ka shtesa të tjera, pa xhinxher, pa shafran Indie, asnjë transformim. Thjesht një pjatë e ngrohtë supe me kocka plot me vitamina dhe minerale të pasura për të forcuar imunitetin.
Peshqit (19 shkurt – 20 mars)
Sushi
Peshqit janë shenja më e dashur e zodiakut… dhe gjithashtu një peshk! Pra, sigurisht që ata janë një ushqim i bërë nga peshku i papërpunuar që pothuajse të gjithë e duan.



