Nëse s’po jua var kush, fajin e ka Mërkuri në prapavijë:Ja ç’duhet të dini

Ndoshta fiksimi jua la seen, ndoshta prindërit ju telefonojnë më rrallë, ndoshta shoqja jote e ngushtë hyn në WhatsApp një herë në javë. Nëse keni përjetuar një ose më shumë prej këtyre skenarëve këto dy javët e fundit, dijeni që nuk jeni vetëm.

Para se të thoni që s’keni fat ose që s’ju do njeri, kini parasysh që Mërkuri është në prapavijë. Është si e kundërta e një feste që ndodh nja dy herë në vit.

Kur një planet rrotullohet në anën e kundërt në zodiak, thuhet se është në prapavijë. Gjatë Mërkurit në prapavijë, gjërat nuk ecin mbarë. Kjo, sepse Mërkuri kontrollon gjithçka të lidhur me komunikimin dhe teknologjinë. Ja pse s’po jua var njeri.

Fatmirësisht, astrologët thonë se gjërat do të përmirësohen nga sot e tutje. Gjithçka do të kthehet në normalitet pas të hënës së parë të shtatorit. Deri atëherë, keni justifikimin perfekt për të mos kthyer mesazh.

Burimi: Seventeen

Author: horoscope