Një miqësi apo një dashuri do ju zhgënjejë fort, Russell Grant paralajmëron këtë shenjë

Dashi – Do të përballeni me harxhime të papritura të kohës dhe energjisë sot, kështu që mos harxhoni resurset tuaja në çështje që nuk japin rezultat. Mos harroni se është më mirë që në një kohë të caktuar të bëni vetëm një punë dhe mirë, se sa të provoni të bëni disa punë përnjëherësh.

Demi – Keni dëshirën që të ndaloni dhe të pushoni pak. Ju e meritoni këtë, por në një kohë që Dielli po lëviz drejt shenjës suaj, më e mira është që të vazhdoni lëvizjen. Përdoreni energjinë e lartë që keni.

Binjakët – Gjithçka do ju bëni shokëve, miqve e madje edhe të huajve sot do të shpaguhet shumë herë në kohën që Dielli do të lëvizë në shenjën tuaj më vonë gjatë muajit.

Gaforrja – Një shoqëri e keni marrë si të sigurt deri më tani, por diçka që do të ndodhë sot do ju shfaqë në dritë të diellit se sa bëjnë ata persona për ju. Sigurisht që ju mund të bëni edhe pa ata, por a do të donit t’i hiqni nga jeta juaj?

Luani – Keni qenë aq aktivë kohët e fundit, sa energjia juaj është gati t’ju lërë në rrugë. Kështu që ndaloni dhe jepuni një mundësi rikarikimi baterive tuaja. Mos u shqetësoni, keni bërë mjaftueshëm për t’u vënë re nga të tjerët.

Virgjëresha – Kohët e fundit keni jetuar shumë me imagjinatë, çka për një person të natyrës praktike si ju është jashtëzakonisht e pazakonshme. Lajmi i mirë është se një prej këtyre ideve mund ta ktheni në realitet. Kurrë mos ndaloni së ndërruari.

Peshorja – Mund t’ju duhet të prisni pak derisa të keni shansin të vendosni në praktikë një ide, por aktualisht shtyrja mund të punojë në favorin tuaj. Nuk ka asnjë nevojë të jeni i padurueshëm. Do të keni mjaftueshëm kohë për t’ia dalë.

Akrepi – Mos u shqetësoni nëse njerëz të veçantë do të shfaqen pengues kundër jush, është vetëm një fazë kalimtare dhe ju nuk do të pengoheni nga e gjithë kjo. Shfrytëzojeni këtë si një mundësi për të treguar se sa i durueshëm jeni.

Shigjetari – Mund të mos jeni i kënaqur që diçka po ju ndalon nga ndjekja e një kursi të caktuar veprimi, por më vonë do të shikoni pse ndodh e gjithë kjo. Një rrugë shumë më e mirë do të shfaqet para jush.

Bricjapi – Pa marrë parasysh se me çfarë vështirësish do të përballeni sot, ju do t’ia dilni. Influenca e Diellit në shenjën tuaj është pozitive dhe e gjithçka kjo ju jep ndjesinë se ju nuk do të humbni.

Ujori – Ndikimi i Diellit në shenjën tuaj e bën këtë një kohë të vështirë, por ju duket se do ta përballoni mirë. Më vonë gjatë muajit aktiviteti kozmik do të lëvizë në favor të shenjës tuaj dhe kohë më të mira do të vijnë.

Peshqit – Nëse nuk dini si ta bëni diçka, atëherë ju duhet të merrni këshilla ekspertësh. Planetet ju paralajmërojnë se nëse përpiqeni ta zgjidhni vetë gjithçka, atëherë mund ta bëni gjithë situatën edhe më të keqe nga sa ishte në fillim. 

Author: horoscope