Njerëzit më të pasur në botë: Cila shenjë e horoskopit dominon?

Ata që besojnë tek astrologjia, janë të mendimit se shenja e zodiakut mund të ndikojë në jetën tonë, përfshirë këtu edhe paratë dhe shansin për t’u bërë miliarder.

Hulumtuesit në UK Domain, një platformë që ofron ekspertizë dixhitale për bizneset e vogla, arritën në përfundimin se shenja e horoskopit që ka më shumë mundësi për të pasur para është: Peshorja.

Ata shfrytëzuan listën e Forbes, duke zgjedhur mes tyre një numër të caktuar nga njerëzit më të pasur në botë. Të dytët pas Peshores, u renditën Peshqit, të ndjekur nga Gaforrja, Demi dhe Luani që plotësuan Top5. Renditja vijon: Akrepi, Binjakët, Dashi, Ujori, Virgjëresha, Shigjetari dhe Bricjapi.

Si shenja që çel ekuinoksin e vjeshtës, i cili karakterizohet për një balancim të ditës dhe natës, errësirës dhe dritës, Peshorja gëzon një ekuilibër perfekt. Kështu ajo di të vendosë caqet e duhura, të respektojë kufijtë dhe të tregohet e arsyeshme sa herë është nevoja.

Njerëzit më të pasur në botë: Cila shenjë e

Peshoret janë qenie dashamirëse dhe të sjellshme, simbole të drejtësisë, barazisë, të së bukurës dhe harmonisë. Ajo çka dallon është të qenurit tepër socialë, kanë një zë të ëmbël që i tërheq të tjerët, i bën të ndjehen mirë dhe të rëndësishëm. Janë qenie të paqta dhe me shije të rafinuar; përbuzin padrejtësinë, zënkat, vulgaritetin dhe dhunën.

Marrëdhëniet me paratë i kanë shumë mirë sepse synojnë të perfeksionohen për çdo ditë e më shumë. Pas çdo debati apo gabimi, reflektojnë dhe përpiqen të nxjerrin një mësim.

Author: horoscope