
Dashi




Janë shenjë agresive dhe kompetitive. Nervozohen shpejt pasi duan të arrijnë gjithçka. Nuk janë mësuar të ruajnë qetësinë dhe acarohen menjëherë n debate.
Gaforrja
Sensitivë dhe emocionalë. Nuk duhet shumë për të mërzitur një Gaforre. Janë dyshues dhe pesimistë, e si të tillë janë gati të shpërthejnë në debate, qoftë edhe me shokë e familjarë.




Luani
E kanë të vështirë të ruajnë qetësinë. Edhe detaji më i vogël mund t’i mërzisë pa masë. Shkak mund të bëhet edhe një këmishë e marrë borxh pa leje nga miku i ngushtë.
Akrepi
Dëshirojnë që çdo gjë të shkojë sipas parashikimit. Nëse ndodh e kundërta, janë të gatshëm të kthejnë çdo gjë përmbys. Njihen edhe si agresivë dhe të dhunshëm. Mania më e shpeshtë kur janë të acaruar është të thyejnë gjëra e të bërtasin me sa kanë në kokë.



