Paraashikimi Astrologjik i Yjeve per diten e enjte, 12 Maj 2022

Dashi
Jupiteri do ndikoje mjaft ne jetën tuaj ne çift sot dhe bashkëpunimi ndërmjet jush do përforcohet. Do reflektoni mire para se te flisni dhe kjo do shmange mosmarrëveshjet. Beqaret do i shumëfishojnë takimet, por asnjeri prej tyre nuk do jete ai i shumëprituri. Ne planin financiar do iu mbështesin disa miq te seksit tjetër dhe situata do ketë e qëndrueshme.

Demi
Marrëdhënia juaj me partnerin do ftohet shume gjate kësaj dite. Do keni debate te mëdha me te dhe nuk do bini dakord për asgjë. Beqaret nga ana tjetër do bënin mire te tregoheshin te matur nëse nuk duan te vuajnë me vone. Me mire qëndroni edhe sot vetëm. Merkuri do jete planeti qe do iu ndihmoje te stabilizoni financat. Ne këtë plan do ndiheni te qete.

Binjaket
Do jeni shume idealiste gjate kësaj dite ne dashuri dhe mund te zhgënjeheni paksa. Nga ana tjetër do jepni gjithçka për harmoninë ne çift dhe do jeni te gatshëm te bëni sakrifica te mëdha. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa te reja. Ne planin financiar duhet te kujdeseni shume për financat nëse nuk doni te futeni ne një periudhe te vështirë.

Gaforrja
Zemra juaj nuk do ndihet shume mire gjate kësaj dite. Do debatoni ashpër me partnerin mbi disa çështje dhe nuk do arrini dot te bini dakord. Beqaret do jene sharmante dhe do arrij te tërheqin vëmendjen e shume personave. Zgjidhni atë qe iu tërheq me tepe për ta njohur me mire. Ne planin financiar do mbizotërojë qetësia. Nuk do keni asnjë ndryshim ne këtë sektor.

Luani
Marrëdhënia juaj me atë qe keni ne krah do jete përgjithësisht e mire. Sot do zbuloni disa cilësi te tjera te partnerit te cilat do iu bëjnë ta dashuroni edhe me tepër. Beqaret duhet te tregohen paksa te fshehte me takimet qe do kryejnë dhe nuk duhet t’iu tregojnë asnjë as miqve. Ne planin financiar mos kryeni shpenzime marramendëse nëse nuk doni te keni probleme.

Virgjeresha
Venusi do ua beje me te animuar dhe me harmonike ditën sot. Për pjesën me te madhe te çifteve do ketë një rizgjim te pasionit dhe emocioneve. Beqaret do kenë një dite premtuese, por duhet te bëjnë durim deri ne mbrëmje për te takuar atë qe kane ëndërruar. Ne planin financiar duhet te jeni me te organizuar dhe te mos merrni ne asnjë mënyrë hua.

Peshorja
Edhe për ju dita do jete e mrekullueshme dhe e mbushur me emocione. Do flisni edhe për disa tema delikate te cilat me pare nuk keni guxuar as t’i përmendnit. Beqareve do iu gëzohet zemra me ne fund. Do e gjeni personin qe do iu përshtatet me tepër. Ne planin financiar do ketë përmirësime. Kryeni investimet me te rëndësishme qe keni menduar prej kohesh.

Akrepi
Do ëndërroni me shume sesa duhet gjate kësaj dite dhe realiteti do iu zhgënjejë mjaft. Mos mendoni se partneri është gjithë ditën i lire dhe duhet t’ua plotësojë çdo dëshirë. Beqaret do kenë takime pa fund, por asnjeri prej personave nuk do iu përshtatet aq sa duhet. Ne planin financiar do favorizohen transaksionet afatgjata dhe investimet e rëndësishme.

Shigjetari
Fale influencës mjaft pozitive te Venusit, jeta juaj ne çift do ketë përmirësime te ndjeshme gjate kësaj dite. Do tregoheni me te sinqerte me njeri-tjetrin dhe do toleroni me tepër. Beqaret nuk duhet t’i besojnë shume instinktit sepse do gabojnë. Ne planin financiar duhet te tregoheni sa me te matur dhe te mos shpenzoni kuturu. Sot situata do jete e paqëndrueshme.

Bricjapi
Ambienti i sotëm nuk do jete shume i qëndrueshëm për çiftet. Do iu ndryshoje shpesh humori dhe here herës do debatoni për gjera te kota me partnerin tuaj. Beqaret do jene te gatshëm te fillojnë edhe aventura vetëm për te mos qëndruar vetëm. Ne planin financiar gjerat do shkojnë me mire sesa kishit menduar. Mund te bëni ndonjë shpenzim me tepër.

Ujori
Do jeni shume besnike ndaj partnerit tuaj sot dhe askush nuk do iu tundoje. Edhe ai do ua shprehe serish se ju do pa mase dhe jeni vetëm ju ne zemrën dhe ne mendjen e tij. Beqaret do bënin mire te reflektonin para se te dilnin neper takime. Nëse doni qe financat te mos kenë vështirësi te mëdha, mos shpenzoni kuturu për gjera jo shume te rëndësishme.

Peshqit
Fale influencës mjaft pozitive te Jupiterit, klima ne çift do jete mjaft e ngrohte sot. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje te mëdha do e kenë një stabilizim te situatës. Beqaret qe kane kohe qe ëndërrojnë dashurinë e madhe do kenë një takim vendimtar sot. Shfrytëzojeni! Ne planin financiar do keni goxha vështirësi dhe probleme. Merrni masat e duhura qe mos arrini fundin e humnerës.

Author: horoscope