LUANI:
Këtë vit të ri gjithçka do të jetë më e shfrenuar për të lindurit e kësaj shenje. Keni kuptuar se nuk doni të humbni kohë duke u marrë me gjëra sipërfaqësore, prej të cilave nuk përfitoni asgjë. Ka ardhur momenti që do t’i zgjidhni miqtë më me kujdes, pasi koha juaj është shumë e çmuar. Gjatë gjysmës së dytë të vitit, Jupiteri kalon në shenjën tuaj dhe fokusi do të kalojë te studimet dhe udhëtimet. Sfida të reja për ju në horizont.
Pa humbur asnjëherë dëshirën për t’u kujdesur për veten, do t’u përkushtoheni shumë edhe të tjerëve. Në fushën e ndjenjave, duhet të mbani premtimet e dhëna. Emocioni i të lindurve në këtë shenjë është “dëshira”. Sa herë që dëshironi diçka, ju shkëlqejnë sytë dhe jeni të gatshëm të bëni gjithçka për ta arritur. Dhe nuk po flasim vetëm për dëshira romantike, por për gjithçka që ju tërheq vëmendjen dhe që ju duket e veçantë.
Pikërisht këto dëshira do t’ju shtyjnë të thoni “jo” për të mbyllur një çështje që i përket së shkuarës. Të lindurit në këtë shenjë shtyhen nga impulset e forta, por brenda tyre shfaqin edhe altruizëm. Nuk mund të themi me plot gojë se 2022 do të jetë një vit i lehtë pasi do të keni Saturnin kundër. Megjithatë, kur të merrni një vendim, do ta ndieni se ka qenë i duhuri pa pyetur edhe të tjerët. Fiks si një shenjë zjarri, kur Saturni të ushtrojë ndikimin e tij për ndryshime në jetën tuaj, ju do t’i ndryshoni dhe pikë.
VIRGJËRESHA:
Këtë vit duhet t’i kushtoni më shumë rëndësi jetës suaj sentimentale. Sigurisht, që keni plot detyra dhe përgjegjësi përpara, por bëhet fjalë për fusha ku ju ndiheni shumë komod. Ndërsa nga ana tjetër, ndiheni gjithnjë konfuzë në lidhje me ndjenjat. Përqafojeni këtë lëmsh në kokën tuaj dhe besojini më shumë zemrës. Jupiteri dhe Neptuni do t’ju nxitin të krijoni vetë çaste romantike, ndërkohë që Plutoni ju ndihmon të gjeni atë çka është vërtet e rëndësishme për ju. Jini ambiciozë, synoni lart.
Emocioni ju karakterizon më shumë është ndjeshmëria. Zakonisht, jeni shumë të zotë të studioni njerëzit dhe sjelljet e tyre, por këtë e bëni me qëllimin për t’i korrigjuar apo për t’i përmirësuar. Këtë herë provoni ta vini veten në vend të tyre dhe ta shikoni botën me sy tjetër. Në këtë mënyrë do të tregoheni më mirëkuptues, edhe pse s’jeni 100% vetja. Të lindurit e kësaj shenje u besojnë shumë yjeve. Mos u rrëmbeni shpeshherë nga entuziazmi pasi do të zhgënjeheni. Përdoreni gjithë perfeksionin tuaj dhe atë realizmin tuaj cinik për të marrë vendimet e duhura.