Dashi
Duhet t’ia tregoni partnerit tuaj sot se keni me tepër besim tek ai dhe ta lini te shprehet lirisht. Mos kërkoni qe te gjithë te kenë mendimin tuaj, por respektojeni edhe atë te tjetrit. Beqaret do jene mjaft joshës dhe do arrijnë ta bëjnë dike. Mendohuni mire para se te hidhni hapa me tej. Financat nuk do jene te mira. Tregohuni me te arsyeshëm me shpenzimet nëse nuk doni probleme.
Demi
Jupiteri do ndikoje mjaft ne jetën sentimentale te çifteve dhe do riktheje pasionin dhe emocionet e forta. Do ndiheni mjaft mire dhe gjithë kohës te gëzuar. Beqaret do jene edhe me fatlume sepse do takojnë personin qe kane ëndërruar gjithmonë. Financat jo vetëm do jene te qëndrueshme, por për disa do filloje te ketë disa përmirësime.
Binjaket
Çiftet do jene me pak ëndërrimtarë se me pare dhe do qëndrojnë gjithë kohës me këmbë ne toke. Nuk do keni as mosmarrëveshje me partnerin tuaj. Beqaret do e kenë serish te vështira ta gjejnë atë qe iu përshtatet me tepër dhe do ngelen serish vetëm. Ne planin financiar mos kërkoni te bëheni menjëherë milionere, por filloni pak nga pak te hiqni disa para mënjanë.
Gaforrja
Jeta sentimentale e çifteve do ketë disa probleme te vogla gjate kesja dite. Do debatoni mbi disa tema me atë qe keni ne krah dhe atmosfera nuk do jete aq e ngrohte sa duhet. Nga ana tjetër, jeta e beqareve do ketë ndryshime. Përgatituni për te papritura te këndshme. Ne planin financiar situata do jete e vështirë, por do keni mbështetjen e disa familjareve.
Luani
Nuk do i jepni rëndësinë e duhur sot jetës suaj ne çift dhe kjo mund te sjelle pakënaqësi për partnerin. Ndryshoni sa me shpejt sjellje nëse nuk doni ta humbni atë. Beqaret do bëjnë mire te qëndrojnë edhe sot vetëm sepse përndryshe do lëndohen mjaft. Ne planin financiar do keni vështirësi te mëdha për t’ia dale mbanë. Mundohuni ta organizoni me mire situatën.
Virgjeresha
Ne dashuri do keni shume fat gjate kësaj dite. Me ne fund do i sqaroni te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur dhe do e shikoni me më shume optimizëm te ardhmen. Për beqaret do ketë surpriza te shumta. Disave do iu duket vetja sikur janë ne ëndërr. Çështjet financiare do jene me interesante se kohet e fundit. Çdo shpenzim do e bëni te mire menduar.
Peshorja
Jeta sentimentale e çifteve nuk do ece ne drejtimin e duhur sot. Për disa situata do jete kritike dhe nuk do rreshtin mosmarrëveshjet. Beqaret nga ana tjetër do kenë një dite te bukur dhe me disa takime interesante. Përfitoni sepse ndonjëri mund te jete i duhuri. Fale Marsit do keni një dëshirë te parrezistueshme për te shpenzuar. Kujdes sepse do ngeleni pa para nëse vazhdoni kështu.
Akrepi
Dite mjaft e favorshme kjo e sotmja për dashurinë ne çift. Do i kuptoni me mire ndjenjat e njeri-tjetrit dhe do kaloni momente te paharruara. Disa do marrin vendime për te ardhmen. Beqaret duhet te bëjnë kujdes nga njerëzit mediokër. Mos u nxitoni te krijoni menjëherë lidhje. Ne planin financiar do jeni shume te zotet dhe nuk do keni asnjë problem.
Shigjetari
Bashkëpunimi ne çift do mbizotërojë gjate gjithë kohës sot. Do kuptoheni me se miri me atë qe keni ne krah dhe do ndiheni te qete. Beqaret duhet te kenë kurajën te dalin neper takime dhe te guxojnë. Vetëm ne këtë mënyrë do përjetoni emocione te forta. Ne planin financiar do kryeni transaksione me rëndësi dhe situata do stabilizohet ndjeshëm. Me ne fund!
Bricjapi
Gjate kësaj dite do jene çështjet financiare qe do kalojnë ne plan te pare duke e lënë pas jetën sentimentale. Gjithsesi duhet te mundoheni te gjeni pak kohe për partnerin dhe te mos e lini atë te ndieje vetminë. Beqaret nuk do jene me fat. Financat do jene me te mira duke qene se do iu kushtoni vëmendje te madhe. Mund te kryeni edhe transaksionet e menduara prej kohesh.
Ujori
Tension, mosmarrëveshje dhe debate te shumta do ketë gjate kësaj dite. Beni kujdes me gjithçka qe do thoni dhe do bëni sepse nuk do ketë me kthim pas. Beqaret do kenë takime te veçanta, por do bënin mire te mos nxitoheshin. Ne planin financiar duhet te jeni me vigjilente se kurrë dhe duhet te kontrolloni me kujdes çdo shpenzim qe do kryeni. Shmangni problemet.
Peshqit
Ka shume mundësi qe monotonia qe i kishte pushtuar çiftet qe prej disa kohesh te marre fund sot. Do jeni me optimiste për te ardhmen dhe do i shprehni me tepër ndjenjat. Venusi do favorizoje takimet për beqaret, megjithatë ata do bënin mire te tregoheshin te matur. Ne planin financiar do jeni te detyruar te tregoheni me te organizuar dhe te shpenzoni me kujdes.