Parashikimi Astrologjik i Yjeve per diten e enjte, 7 Prill 2022

Dashi

Çiftet do tregohen edhe me kërkues me atë qe kane ne krah dhe kjo do sjelle disa mosmarrëveshje te vogla. Kujdes! Për beqaret situata do jete e favorshme. Shfrytëzojeni çdo mundësi qe do iu jepet sepse te shumte do jene personat qe do iu joshin dhe do kërkojnë te krijojnë një lidhje me ju. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Përfitoni!

Demi
Do jete Venusi ai qe ndikoje mjaft ne jetën tuaj ne çift. Ky planet do nxite edhe surprizat kështu qe shfrytëzojeni sa te mundni ditën. Ata qe kane kohe bashke dhe janë te martuar do mendojnë për një fëmijë. Nëse jeni beqare nuk duhet t’iu besoni te gjitha atyre qe do iu thonë. Ne planin financiar do jeni optimiste dhe nuk do merrni disa masa strikte.

Binjaket
Dashuria do shkoje me se miri gjate kësaj dite. Marrëdhënia juaj me partnerin do filloje te përmirësohet pas një periudhe te vështirë. Beqaret do kenë mundësi te shumta për t’u njohur me persona te rinj, por nuk do dëshirojnë aspak te fillojnë lidhje sot. Situata financiare do jete pështjelluese dhe mjaft e vështirë. Tregohuni te matur me shpenzimet qe do kryeni.

Gaforrja
Jeta ne çift do jete pasionante dhe mjaft emocionuese sot. Do ia kaloni me se miri me atë qe keni ne krah dhe nuk do dëshironi te ndaheni për asnjë moment nga ai. Beqaret do kenë mundësi vetëm për aventura, dashuritë e mëdha do ndodhin me vone. Financat do jene delikate për shkak te shpenzimeve te mëdha qe do kryeni. Shtrëngojeni rripin nëse nuk doni probleme serioze.

Luani
Te gjithë ata qe kane kaluar një faze delikate, sot do jene me te qete dhe do i mendojnë gjerat me mire. Kërkoni falje nëse e kuptoni qe keni bere gabime. Beqaret me mire te mos ëndërrojnë shume, por t’i marrin gjerat ashtu si t’iu vijnë. Shmangni borxhet ne planin financiar sepse do e keni te vështirë t’i shlyeni ato. Shpenzimet duhet te vazhdoni t’i bëni me maturi.

Virgjeresha
Si ju ashtu edhe partneri, do keni te njëjtin mendim për gjithçka sot dhe do bashkëpunoni për gjithçka me njeri tjetrin. Disa mund te mendojnë edhe për një bashkëjetesë se shpejti. Beqaret qe akne kohe qe presin një takim interesant, sot do e kenë këtë mundësi. Shfrytëzojeni! Ne planin financiar do tregoheni te kujdesshëm me menaxhimin e buxhetit.

Peshorja
Gjate kësaj dite nuk do e dini shume mire çfarë dëshironi dhe mund te bëni disa gabime te vogla. Mësohuni te kërkoni falje dhe t’i pranoni gabimet. Beqaret do kenë ftesa nga persona te cilët nuk janë te përshtatshëm për ta. Ne asnjë mënyrë mos krijoni lidhje me ta. Merkuri do influencoje sektorin e financave. Situata do filloje te përmirësohet pa nga pak.

Akrepi
Do luani shume me ndjenjat e partnerit sot dhe kjo do sjelle goxha mosmarrëveshje midis jush. Beni kujdes! Lëreni pas kokëfortësinë. Takimet do jene te shumta për beqaret, por ata nuk duhet te krijojnë menjëherë lidhje. Njihuni njëherë mire e me pas vendosni çfarë do bëni. Ne planin financiar do merrni masa për ta stabilizuar buxhetin. Me pak durim do ia dilni.

Shigjetari
Do tregoheni me te ngrohte dhe me te sjellshëm se me pare me atë qe keni ne krah sot. Ai do ndihet mire për këtë fakt dhe do iu plotësojë disa dëshira. Beqaret do kenë mundësi për takime, por do jeni te zënë me angazhime te tjera. Dijeni se koha ikën shpejt. Nëse nuk doni qe financat te kenë tronditje, nuk duhet te shpenzoni pa mbarim sot. Ka kohe për gjithçka.

Bricjapi
Dite e qete dhe pa probleme kjo e sotmja. Do ndiheni mire pranë partnerit dhe do ia shprehni atij çdo ndjenje, e mire apo e keqe qofte. Beqaret do joshin shume një person qe ne fakt nuk vlen ose qe mund te kenë edhe një lidhje tjetër. Kujdes! Ne planin financiar do keni fat dhe do arrini te kryeni investimet e menduara prej kohesh. Situata do filloje te përmirësohet shpejt.

Ujori
Për ata qe janë ne një lidhje, kjo dite do jete një nga me te bukurat e muajit. Çdo gjë do shkoje mjaft mire ndërmjet jush dhe emocionet do jene te mëdha. Beqaret do tregohen idealiste dhe mund te bëjnë disa gabime. Kujdes, mos u nxitoni për asgjë. Financat duan edhe me shume kujdes gjate kësaj dite sepse situata do jete e trazuar. Ulni shpenzimet!

Peshqit
Dy planetë do e mbrojte fort jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Përveç kësaj ata do iu bëjnë edhe me joshesh dhe do krijojnë një ambient romantik për ju dhe partnerin. Beqaret me ne fund do marrin iniciativa dhe do pranojnë ftesat qe do iu bëhen. Shfrytëzojeni këtë mundësi qe do iu jepet. Financat do jene te qëndrueshme nëse ju vazhdoni te tregoheni te matur me shpenzimet.

Author: horoscope