Dashi
Jeni ne një lidhje qe prej disa kohesh? Yjet do ua turbullojnë mendjen dhe do e vini ne pikëpyetje vazhdimësinë e saj. Mos u tregoni te nxituar sepse do bëni gabime te renda. Beqaret do vazhdojnë te ëndërrojnë pa mase, por nuk kane për ta gjetur atë qe po kërkojnë. Financiarisht duhet me tepër maturi dhe mençuri. Nëse shpenzoni me kujdes nuk do keni probleme.
Demi
Do kaloni një krize individualizmi gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Ekuilibri qe kishit vendosur do prishet dhe mund te keni mosmarrëveshje te shumta me partnerin. Nëse jeni ende vetëm, do mërziteni pa mase pa menduar se ne mbrëmje iu pret një surprize e bukur. Ne planin financiar nuk do iu mungoje fati, megjithatë për shkak te borxheve qe keni nuk do vini shume para mënjanë.
Binjaket
Yjet premtojnë një dite harmonike dhe mjaft te këndshme për jetën tuaj ne çift sot. Gjithçka do shkoje me se miri me partnerin tuaj dhe komunikimi do vazhdoje po njësoj. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë te gjithë atyre qe do i joshin sepse mund te ketë nga ata qe do kërkojnë thjesht një aventure ditore. Ne planin financiar nuk duhet te bëni çmenduri qe te mos keni telashe.
Gaforrja
Jeta ne çift do jete shume e këndshme dhe e mbushur me emocione te mëdha. Nuk do i mbani te fshehta partnerit dhe kjo do jete një pike e forte për te ruajtur zjarrin e dashurisë. Beqaret do bëjnë mire te mos thurin ëndrra te mëdha, por t’ia lënë gjithçka kohës. Financat nuk do jene te mira prandaj merrni sa me shpejt masa. këshillat e një specialisti do iu ndihmonin.
Luani
Ambienti yjor do jete mjaft i përshtatshëm për te marre vendime ne çift sot. Shfrytezojeni sa te mundni ditën dhe bëni atë qe duhet ta kishit bere prej kohesh. Për beqaret gjithçka mund te ndodhe. Tregohuni te hapur për çdo gjë dhe do ndiheni me se miri. Financat do jene te mira, megjithatë duhet te mendoni edhe pak për te ardhmen. Nëse keni mundësi hiqni disa lek mënjanë.
Virgjeresha
Një klime pasionante do mbizotëroje gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift sot. Edhe jeta seksuale do jete me e mire se kohet e fundit dhe do përjetoni kënaqësi te shumta. Beqaret do joshin pa fund, por nuk do kenë mundësi te mira për te menduar për një lidhje. Financat do jene te dobëta dhe shpenzimet nuk do jene aspak te rekomanduara. Beni si te bëni këtë dite.
Peshorja
Secili prej jush do mbaje përgjegjësitë e veta ne çift gjate kësaj dite dhe do kuptoheni mjaft mire me njeri-tjetrin. Do i jepni me shume intensitet dhe pasion lidhjes qe keni. Beqaret do kenë me te vërtetë fat te kryejnë takimin qe ata kane ëndërruar. personi do jete fiks si e dëshironit. Ne planin financiar rekomandohet një strategji strikte për t’ia dale mbanë.
Akrepi
Ndryshimet e humorit do jene te shpeshta për ju sot dhe kjo do sjelle probleme për jetën ne çift. Mos e teproni me kërkesat dhe kokëfortësinë sepse partnerit mund t’i vije ne maje te hundës. Beqaret duhet t’i gjykojnë me maturi ftesat qe do iu bëhen, jo t’i pranojnë menjëherë. Ne planin financiar mund te përballeni me te papritura jo shume te këndshme. Kujdes!
Shigjetari
Për pjesën me te madhe te të dashuruarve dita e sotme do jete e qete dhe pa ankth. Shfrytëzojeni për te folur çfarë do bëni mbi te ardhmen. Beqaret nuk duhet te tregohen me te hapur sesa duhet sepse me pas edhe mund te zhgënjehen. Ne planin financiar duhet te reflektoni me kujdes para se te bëni çfarëdo lloj shpenzimi. Situata nuk do jete e qëndrueshme.
Bricjapi
Gjate kësaj dite do udhëhiqeni nga Merkuri. Momentet e pasigurisë do jene te shumta dhe ato nuk do iu lënë te qete për te dashuruar ashtu si ju doni. Beqaret duhet te mendojnë seriozisht për te krijuar një lidhje jo te përftojnë nga mundësitë për aventura. Dijeni se vitet ikin shpejt. Financat do jene delikate për shkak se do shpenzoni me tepër sesa duhet. Kujdes!
Ujori
Jeta sentimentale e çifteve ka pasur shume probleme kohet e fundit, por duke filluar qe sot do mbizotërojë një atmosfere me e ngrohte. Mundësitë e beqareve për takime dhe aventura emocionuese do jene te shumta. Shfrytëzojeni sa te mundni ditën dhe përfitoni nga ftesat qe do iu bëhen. Me financat duhet te vazhdoni te tregoheni te matur dhe largpamës.
Peshqit
Dite mjaft e turbullt kjo e sotmja për jetën tuaj ne çift. Nëse doni qe marrëdhënia me partnerin te rregullohet sa me shpejt duhet te tregoheni tolerante dhe me te kuptueshëm. Beqaret do kenë një dite ta zakonshme dhe pa takime impresionuese. Për shkak te dëshirës se madhe për shpenzime te mëdha, financat do kenë disa tronditje. Beni kujdes!