Parashikimi Astrologjik i Yjeve per diten e marte, 17 Maj 2022

Dashi
Asnjë planet nuk do influencoje negativisht gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Perspektivat janë te mira kështu qe përgatituni për emocione me te forta. Beqaret do tërhiqen mjaft nga dikush qe e kane njohur qe ne fëmijëri, por qe nuk i kane ruajtur kontaktet. Ne planin financiar do jeni me largpamës dhe do e frenoni veten për te bere investime te tejskajshme.

Demi
Mundohuni te shmangni me çdo kusht sot marrjen e vendimeve te rëndësishme ne çift. Nga ana tjetër mos kërkoni me shume pavarësi sesa duhet nëse nuk doni te keni konflikte te ashpra me partnerin. Beqaret do kenë mundësi te takojnë persona interesante, por ende nuk dihet nëse ata do jene te duhurit. Ne planin financiar situata me ne fund do normalizohet.

Binjaket
Ata qe janë ne një lidhje do dashurohen si kurrë me pare dhe do përjetojnë emocione pa fund ne krahët e atij qe duan. Komunikimi sigurisht qe do vazhdoje te jete i forte. Beqaret do e lënë veten te lire dhe do i marrin gjerat si t’iu vijnë. Për ta e rëndësishme është qetësia. Ne planin financiar duhet te kujdeseni për çdo shpenzim qe do kryeni. Yjet nuk do iu bëjnë asnjë dhurate te bukur.

Gaforrja
Vështirësitë ne jetën ne çift nuk do mungojnë gjate kësaj dite. Mos u dekurajoni, por bëni çfarë te mundeni qe t’i zgjidhni ato sa me pare dhe te rivendosni qetësinë. Beqaret duhet te përgatiten për një takim joshës. Për disa jeta do marre një tjetër drejtim. Financat do jene goxha te dobëta, prandaj shmangni shpenzimet qe nuk janë aq te nevojshme.

Luani
Gjate kësaj dite duhet te tregoheni me realiste ne jetën tuaj ne çift. Mos bëni krahasime me te tjerët sepse ne te vërtetë asgjë nuk është ashtu si duket. Beqaret duhet te presin edhe pak për te njohur personin qe iu përshtatet me tepër. “I duruari, i fituari”, thotë populli. Paratë nuk do përbejnë ndonjë problem te madh për ju. Hiqni disa lek mënjanë qe te siguroni edhe te ardhmen.

Virgjeresha
Se bashku me partnerin do dilni, do argëtoheni dhe do provoni eksperienca te reja sot. Gjithçka do e bëni për te ndryshuar rutinën e përditshme dhe për te përjetuar serish emocione. Beqaret do jene edhe me tërheqës dhe do kenë mundësi te mira zgjedhjeje. Ekuilibri financiar nuk do kenë asnjë problem. Planetët do jene ne anën tuaj dhe do iu mbështesin.

Peshorja
Jupiteri, planeti qe sjell zakonisht lumturinë ne çift do ndikoje mjaft ne lidhjen tuaj. Do e keni me te lehte komunikimin me partnerin dhe do flisni hapur për gjithçka. Beqaret gjithashtu do kenë një takim mjaft te bukur dhe argëtues. Mos u nxitoni te merrni vendime, por merrni kohen e duhur për te reflektuar. ne planin financiar gjithçka do iu shërbehet ne pjate te argjendte.

Akrepi
Dashuria e çifteve do shkoje me se miri gjate kësaj dite dhe do iu sjelle gëzim. Me ne fund do e kuptoni se nuk duhet ta lini pas dore jetën tuaj intime. Beqaret do kërkojnë gjate gjithë ditës personin ideal, por as sot nuk kane për ta gjetur. Mos u trishtoni për këtë fakt. Merkuri do ndikoje mjaft ne planin financiar dhe do ua beje gjerat shume me te thjeshta.

Shigjetari
Jeta ne çift do jete përgjithësisht e qete. Debatet nuk do ekzistojnë aspak. Gjate kësaj dite do jeni te parrezistueshem dhe do keni shume propozime serioze. Shfrytëzojeni këtë mundësi për te përzgjedhur atë qe iu pëlqen dhe iu përshtatet me tepër me karakterin. Ne planin financiar pritet qe fati t’iu buzëqeshë me ne fund. Nëse merreni me tregti do jeni ehe me te privilegjuar.

Bricjapi
Lidhja qe keni krijuar prej disa kohesh do përforcohet edhe me tepër gjate kësaj dite. Do flisni me qetësi për gjithçka dhe do i pranoni mendimet e tjetrit. Beqaret do merren me te tjera angazhime dhe nuk do e kenë mendjen tek ndërtimi i një lidhjeje. Ne planin financiar do përballeni me një surprize mjaft te këndshme dhe interesante. Buxheti do ketë përmirësime te ndjeshme.

Ujori
Plutoni do jete planeti qe do ndikoje negativisht ne jetën tuaj ne çift dhe do e prishe gjithë harmoninë qe mbizotëronte prej kohesh. Tregohuni me te matur me fjalët. Beqaret do ëndërrojnë shume për një peron ideal, por realiteti do jete i ndryshëm dhe zhgënjyes. Situata financiar do filloje te përmirësohet pak nga pak. Për investimet e mëdha duhet te prisni ende.

Peshqit
Ambienti për çiftet do jete shume i ngrohte sot. Do flisni me lirshëm për çdo teme dhe do i zgjidhni edhe disa mosmarrëveshje qe keni pasur para disa kohesh. Jeta e beqareve ka gjasa te ndryshoje drejtim, sigurisht me te mire se ajo qe kishte me pare. Edhe pse nuk do iu pëlqejë, ne planin financiar do jeni te detyruar te tregoheni me te kujdesshëm dhe te mos shpenzoni pa menduar.

Author: horoscope