Dashi
Do keni te gjitha aftësitë sot për ta joshur atë qe keni ne krah si ne fillim dhe ai as qe do mendoje t’ia hedhe sytë dikujt tjetër. Beqaret do kenë shume sukses ne dashuri dhe me ne fund nuk do ndihen te vetmuar. Vendosmëria dhe maturia ne planin financiar do iu ndihmonte jashtë mase. Mos shpenzoni me shume sesa ua mban xhepi sepse do vijnë kohe me te vështira.
Demi
Merkuri do jete i pozicionuar shume mire ne qiellin tuaj te dashurisë dhe do ua beje ditën edhe me te bukur. Do i harroni te gjitha vështirësitë qe keni kaluar dhe do mendoni vetëm për te ardhmen. Beqaret edhe pse do jene gjithë kohës ne kërkim, nuk do e gjejnë shpirtin e tyre binjak. Ne planin financiar duhet te dyfishoni masat mbrojtëse qe te mos keni tronditje.
Binjaket
Një klime e ngrohte dhe e mbushur me besim do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite. Marrëdhënia me partnerin do jete me e ngrohte se me pare dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por do përjetojnë emocione te papërshkrueshme. Ne planin financiar do keni fat me shumice dhe situata do filloje te përmirësohet.
Gaforrja
Saturni do iu beje shume kërkues sot ne dashuri. Edhe pse partneri do mundohet t’ua beje qejfin me çdo mënyrë, ju nuk do ngeleni te kënaqur. Beqaret serish do ngelen vete sepse takimet qe do kryejnë nuk do jene ato qe ata kane ëndërruar. Financat do jene te stabilizuara, megjithatë mos shpenzoni për gjithçka qe do iu pëlqejë sepse do keni tronditje.
Luani
Dite ideale kjo e sotmja për te dashuruarit. Do reflektoni mire para se te merrni çdo vendim dhe do bashkëpunoni mjaft me partnerin. Beqaret do kenë një takim mjaft interesant nga i cili mund te filloje një histori e bukur dashurie. Shfrytëzojeni sa te mundni! Ne planin financiar do tregoheni impulsive dhe do bëni gabime te cilat mund t’i kishit shmangur.
Virgjeresha
Dashuria nuk do shkoje aq mire për ju sot. Here pas here do debatoni me atë qe keni ne krah dhe disa veprime te tij do iu nevrikosin. As ne mbrëmje nuk do arrini t’i zgjidhni mosmarrëveshjet. Beqaret duhet ta shfrytëzojnë ditën për t’u argëtuar dhe për te përjetuar emocione, jo ta mbajnë mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Ne planin financiar do keni fat.
Peshorja
Ju bëni pjese tek ata çifte qe kane disa kohe qe po kalojnë një periudhe te vështirë. Duke filluar qe sot gjithçka do filloje te zgjidhen dhe do ndiheni me te qete. Ndonjëherë duhen marre vendime edhe pse ato mund t’iu lëndojnë. Një pjese e beqareve do kenë njohje te reja e te interesante. Ne planin financiar shmangni shpenzimet e tejskajshme nëse nuk doni te ngeleni pa para.
Akrepi
Ata qe janë ne një lidhje do jene te gatshëm te mbyllin sytë dhe te udhëhiqen nga ai qe kane ne krah. Ambienti do jete harmonik dhe mjaft i ngrohte, kështu qe shfrytëzojeni. Beqaret mund te ndeshen me personin ideal ne momentin qe me pak e presin. Çështjet financiare do shkojnë me se miri. Për disa mund te thuhet se kjo është një nga ditët me te mira te vitit.
Shigjetari
Jeta sentimentale e çifteve do ketë goxha vështirësi. Mos e teproni as me kritikat dhe as me kokëfortësinë tuaj. Një takim vendimtar do ndodhe gjate kësaj dite për ata qe janë te vetmuar. Gjithçka do shkoje me se miri sesa e kishit menduar. Ne planin financiar duhet te reflektoni mire para se te bëni investime apo te kryeni transaksione. Situata nuk do jete e përshtatshme.
Bricjapi
Dite e tensionuar dhe e mërzitshme për gjithë te dashuruarit. Nuk do arrini dot t’i pranoni mendimet e tjetrit sepse mendoni se vetëm ju keni te drejte. Beqaret do kenë një dite aktive dhe me takime te reja, por asnjeri prej tyre nuk do jete ai qe kane ëndërruar. Sektori i financave nuk do ketë asnjë tronditje, por mos prisni asnjë ndonjë përmirësim te menjëhershëm.
Ujori
Do i jepni shume prioritet kënaqësisë sot dhe do bëni çfarë te mundeni qe partneri te ndihet sa me mire. Do improvizoni dhe do mendoni te krijoni një ambient romantik për ne mbrëmje. Për beqaret do jete një dite e përshtatshme për dashuri me shikim te pare. Bëjini sytë katër. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni operacione te mëdha sepse do keni probleme.
Peshqit
Jeta ne çift do jete e qete dhe e kënaqshme. Edhe ata qe kane pasur vështirësi deri me sot do i zgjidhin ato një nga një dhe do pajtohen me partneret. Beqaret do e kenë te vështirë te mendojnë te fillojnë një lidhje serioze. Për ta liria dhe pavarësia ka një rëndësi te madhe. financat do jene goxha te qëndrueshme, prandaj mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.