Dashi
Klima ne jetën tuaj ne çift do jete shume e ngrohte gjate kësaj dite. Agresiviteti do marre fund dhe do e shihni me më shume pozitivizëm te ardhmen. Beqaret edhe pse nuk do kërkojnë me ngulm, kane për te gjetur një person shume te veçante. Plutoni do iu japë një mbështetje shume te madhe ne planin financiar. Do dilni nga situata e ndërlikuar ne te cilën ndodheshit.
Demi
Bashkëpunimi ne çift do vazhdoje edhe gjate kësaj dite. Do komunikoni hapur për gjithçka dhe nuk do i mbani mëri njeri-tjetrit. Për disa emocionet do jene me te forta se kohet e fundit. Beqaret duhet te pranojnë ftesat për te dale, por jo te nxitohen e te marrin vendime. Ne planin financiar Urani mund te ndikoje negativisht. Nëse nuk tregoheni te matur do keni surpriza jo te mira.
Binjaket
Nëse keni përshtypjen se ka disa gjera qe nuk po shkojnë mire ndërmjet jush dhe partnerit flisni sa me pare me te, mos e lini situatën te përkeqësohet me tepër. Për beqaret dita do jete e zakonshme dhe nuk priten takime emocionuese. Financat do jene me te mira, megjithatë shfrytëzojeni këtë fakt për te shlyer borxhet jo për te shpenzuar kuturu.
Gaforrja
Pasiguritë dhe paqartësitë do i pushtojnë ata qe janë ne një lidhje. Nëse nuk e dini as vete cila është me e mira për ju, merrni kohen e duhur për t’u menduar, por duke qëndruar larg partnerit. Beqaret do kenë një dite te qëndrueshme edhe pse jo me takime mbresëlënëse. Ne planin financiar do jeni optimiste sepse gjerat do marrin drejtimin e duhur. Me ne fund!
Luani
Ndikimi jo i mire i planetëve ka rrezik ta prishe qetësinë dhe harmoninë ne çift. Do filloni te dyshoni për ndjenjat tuaja, por edhe për ato te partnerit. Beqaret do kenë disa takime, por nuk do ndihen mire nen praninë e personave qe do kenë pranë. Mjaftohuni vetëm me atë takim, mos bëni asgjë me shume. Ne planin financiar do merrni masa dhe do vendosni me shume rregull.
Virgjeresha
Pranë jush ai qe keni ne krah do ndihet me se miri dhe do ua shprehe ne çdo mënyrë dashurinë. Kjo do iu beje te përjetoni emocione dhe te ndaheni te lumtur. Beqareve do iu rendoje shume vetmia, por as sot ata nuk do kenë mundësi te mira për takime. Mos shpenzoni pa u menduar gjate kësaj dite nëse nuk doni qe financat te kenë probleme.
Peshorja
Do bëni çmos qe ta largoni rutinën nga jeta juaj ne çift sot dhe do mendoni çfarë te bëni qe ta bëni me harmonike klimën. Komunikimin me partnerin nuk duhet ta humbisni për asnjë lloj arsyeje. Beqaret do fillojnë aventura te këndshme dhe do ndihen te kënaqur. Ne planin financiar nuk do tregoheni rigoroze dhe priten disa probleme. Nuk do arrini as sot ta ekuilibroni këtë sektor.
Akrep
Ata qe kane shume kohe bashku nuk duhet te kenë frike te hedhin hapa me tej. Martesa vërtet kërkon me tepër angazhime, por ka edhe te mirat e saj. Beqaret do preken me ne fund nga një sëmundje e pashërueshme qe e ka emrin “Dashuri”. Ne sektorin financiar ka rrezik te përballeni me disa probleme. Nuk do mateni fare para se te shpenzoni dhe kjo do e përkeqësoje situatën.
Shigjetari
Jeta sentimentale e te dashuruarve do jete me e mire sesa ata mendonin. Shfrytëzojeni çdo minute. Fale Marsit, beqaret do takojnë një person qe do ketë vërtet interes për t’i njohur. merrni kohen e duhur për te dale e për te folur me te para se te vendosni çfarë do bëni. Dite e favorshme edhe për financat. Do i analizoni mire gjerat dhe nuk do hidhni asnjë hap te nxituar.
Bricjapi
Për gjithë ata qe janë ne çift, dita do jete e mrekullueshme. Bashkëpunimi dhe sensualiteti do shtohet dhe emocionet gjithashtu do jene te shumta. Beqaret do jene te parrezistueshem dhe do e kenë te lehte te bëjnë për vete cilindo qe do iu pëlqejë. Kujdes, mos shihni vetëm pamjen e jashtme te personave. Ne planin financiar do jeni me te përgjegjshëm dhe gjerat do shkojnë mire.
Ujori
Nëse lidhja juaj është e forte, askush dhe asgjë nuk mund t’ua prishe harmoninë. Nëse keni kohe qe keni mosmarrëveshje mund te ndodhin te papritura jo te këndshme. Beqaret do jene te frymëzuar dhe do kërkojnë ne çdo mjedis dike qe mund t’iu përshtatet. ne planin financiar ka ardhur momenti i duhur për t’u marre me problemet qe keni pasur.
Peshqit
Kushtojini me shume kohe dhe vëmendje atij qe keni ne krah sot nëse doni qe gjithçka te shkoje me se miri. Nga ana tjetër bëni kujdes me kritikat. Beqaret nuk do jene shume te zotet për te joshur dhe serish do mbeten vetëm. Mos bëni asgjë me inat sepse nuk keni për te dale askund. Ne planin financiar do ndihmohen mjaft nga dikush dhe situata do jete e qëndrueshme.