Parashikimi Astrologjik i Yjeve per diten e merkure, 30 Mars 2022

Dashi

Do bënit mire te mos i përshpejtonit gjerat sot ne jetën tuaj ne çift sepse do lindnin probleme te mëdha. Gjithçka duhet te ndjeke një rregull te caktuar. Disa duhet te bëjnë kujdes nga tradhtitë. Beqaret nuk do ndihen gati për te filluar një histori dashurie edhe pse mundësitë nuk do mungojnë. Konfigurimi i yjeve do sjelle fat ne planin financiar. Shfrytëzojeni këtë mundësi.

Demi
Jeta e çift do shkoje me se miri gjate kësaj dite. Do bashkëpunoni mjaft me njeri-tjetrin dhe do tregoheni me te kuptueshëm. Vazhdoni ne këtë rruge. Për disa beqare do ketë dashuri emocionuese, por yjet këshillojnë t’i merrni gjerat shtruar e te mos nxitoheni. Ne planin financiar situata nuk do jete problematike, megjithatë shpenzimet e mëdha duhen shmangur.

Binjaket
Ne jetën e çifteve do ketë disa ndryshime pozitive sot. Do i harroni te gjitha debatet qe keni pasur dhe do mendoni me pozitivizëm drejt se ardhmes. Beqaret do i marrin gjerat lehte dhe nuk do kërkojnë me ngulm te krijojnë një lidhje. Për ta është me rëndësi edhe një takim interesant. Horoscope tregon se ne planin financiar nuk do ketë asnjë tronditje. Kujdes kjo nuk do te thotë qe te shpenzoni kuturu.

Gaforrja
Ka ardhur dita ta hidhni ju hapin e pare dhe te sqaroni keqkuptimet qe keni pasur ne çift. Mos lejoni qe ato te shkatërrojnë gjithçka qe keni ndërtuar deri me sot. Beqaret do kërkojnë me shume pasionin sesa ndjenjat dhe do nxitohen paksa ne zgjedhjet e tyre. Për te pasur një situate te qëndrueshme financiare duhet te shpenzoni me maturi dhe kujdes.

Luani
Sot priten debate dhe mosmarrëveshje ne çift dhe dita do jete e mërzitshme. Kujdes mos e prekni partnerin atje ku i dhemb me shume sepse acarimi i tij do arrije kulmin. Beqaret do takojnë një person mjaft serioz, por te respektuar dhe te sjellshëm. Ne planin financiar do realizoni transaksione te rëndësishme te cilat do e përmirësojnë mjaft situatën.

Virgjeresha
Dashuri, ngrohtësi, sensualitet dhe emocione. Te gjitha këto do jene fjalët kyçe te ditës se sotme. Shfrytëzojeni sa te mundni atë. Partneri do iu gjendet pranë ne çdo moment. Nëse jeni ne kërkim te shpirtit binjak do keni mundësi te arrini atë qe doni. Ndikimi i planetëve ne sektorin financave nuk do jete pozitiv. Horoscope tregon se priten tronditje te mëdha qe do ua prishin paska humorin ne mbrëmje.

Peshorja
Ata qe janë ne çift do ndodhen përpara një dileme te mashe dhe do e kenë te vështirë te vendosin. Marsi do sjelle për beqaret një takim eksploziv gjate kësaj dite. Me ne fund edhe ju do ndiheni mire. Për te krijuar një lidhje duhet te prisni edhe pak. Financat do kenë disa tronditje sepse do iu duhet te shpenzoni pak me tepër sesa zakonisht për gjera te nevojshme.

Akrepi
Dialogu do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite sot. Do i besoni edhe me tepër atij qe keni ne krah dhe do ndiheni me te qete shpirtërisht. Disa do mendojnë te bashkëjetojnë. Beqaret do qëndrojnë me miqtë dhe nuk do e ndiejnë aspak vetminë. Pak kohe me vone pritet një takim i veçante. Ne planin financiar do ketë disa probleme, por ato do jene pa pasoja te renda.

Shigjetari
Kombinimi i yjeve do jete mjaft pozitiv gjate kësaj dite për jetën tuaj ne çift. Nëse keni shume kohe bashke do bëni plane për te ardhmen dhe do kaloni momente mjaft romantike. Për beqaret do ketë takime me shumice, por asnjeri nuk do jete ai qe kane pritur. Ne planin financiar do keni mundësi te kryeni transaksione me rëndësi dhe do e stabilizoni situatën.

Bricjapi
Edhe pse do jeni plot angazhime sot, do e gjeni kohen për te kaluar me partnerin. Ai do ndihet mire për faktin qe ju e respektoni dhe e keni gjithmonë ne mendje. Beqaret do joshin pa mbarim, por mundësitë për te krijuar një lidhje serioze dhe afatgjate do jene te pakta. Buxheti do filloje te ulet duke qene se shpenzimet do fillojnë te rriten. Beni kujdes!

Ujori
Për ju qe jeni ne çift ka ardhur koha te reflektoni me kujdes për te ardhmen dhe t’i merrni gjerat me seriozisht. Nuk mund ta kaloni gjithë jetën duke u dashuruar ne mënyrë pasionante dhe me pas secili ne shpine e vet. Dielli do sjelle një takim te mrekullueshëm për beqaret. Sipas Horoscope financat do kenë përmirësime për ata qe merren me tregti, te tjerët do kenë një dite si gjithë te tjerat.

Peshqit
Ata qe janë ne çift dhe jetojnë bashke do mundohen te përmirësojnë mirëqenien materiale si dhe te konsolidojnë pozicionin e tyre social. Jetën intime do e lini paksa pas dore. Beqaret do jene shume te pavendosur gjate kësaj dite dhe nuk do përfitojnë nga mundësitë qe do iu jepen për takime. Ne planin financiar mund te përballeni me zhgënjime. Kujdes me shpenzimet./HOROSCOPE

Author: horoscope