Parashikimi Astrologjik i Yjeve per diten e shtune, 23 Prill 2022

Dashi
Marrëdhënia ne çift pritet te jete e mire gjate kësaj dite. Do bini dakord për gjithçka me atë qe keni ne krah dhe do merrni vendime te rëndësishme mbi te ardhmen. Rrethanat do jene te favorshme qe beqaret te gjejnë personin e duhur. Shfrytëzojini ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar nuk duhet absolutisht te tregoheni te pamatur dhe te veproni me impulsivitet.

Demi
Ambienti ne çift do jete euforik gjate kësaj dite dhe emocionet qe do përjetoni nuk do kenë te mbaruar. Do i kaloni edhe vështirësitë qe keni pasur me komunikimin. Ata qe janë beqare, nuk do rezistojnë edhe shume kohe ashtu si janë. Ne mbrëmje do iu jepet një mundësi e shkëlqyer për takim. Te ardhurat do fillojnë te stabilizohen mjaft dhe kjo do iu qetësojë.

Binjaket
Yjet do iu bëjnë një dhurate shume te bukur atyre qe janë ne një lidhje. Kjo do ndodhe rreth orëve te mesditës, prandaj duhet ta keni mendjen dhe te mos anashkaloni asnjë detaj te vogël. Klima do jete e favorshme edhe për beqaret. Ne planin financiar nga ana tjetër, ndikimi i yjeve do jene negativ. Ata do iu shtyjnë te kryeni shpenzime te tejskajshme. Kujdes!

Gaforrja
Gjate kësaj dite do ndiheni shpesh te lumtur pranë atij qe dashuroni dhe nuk do keni çfarë te kërkoni tjetër. Gjithçka do shkoje sipas parashikimeve qe kishit bere. Beqaret do kenë takime pa mbarim, por nuk do jene te gatshëm te vendosin qe sot për personin qe do iu pëlqejë me tepër. Nëse merreni me tepër me menaxhimin e financave, situata nuk do jete problematike.

Luani
Synimi juaj për këtë dite është te ruani një klime te qete ne çift dhe te mos debatoni për asgjë me partnerin. Nëse mundoheni vërtet, mund t’ia dilni mbanë. Beqaret edhe pse nuk do e mbajnë mendje tek dashuria do kenë takime mjaft interesante te cilat nuk duhen humbur. Mos shpenzoni shume këtë dite nëse nuk doni qe financat tuaja te përkeqësohen ndjeshëm.

Virgjeresha
Sektori juaj i dashurisë nuk do jete shume i mire sot. Do keni goxha kontradikta me parterin dhe klima do jete tensionuar. Kujdes me gjithçka qe do thoni. Beqaret do jene me humor te mire dhe luftarake, prandaj deri ne mbrëmje do e gjejnë atë qe kane ëndërruar. Financat do jene te qëndrueshme për pjesën me te madhe, megjithatë vazhdoni maturinë me shpenzimet.

Peshorja
Klime shume e bukur yjore gjate kësaj dite. Do kaloni momente te paharruara me partnerin tuaj dhe e gjithë jeta juaj do ketë ndryshime pozitive. Shfrytëzojeni çdo minute! Beqaret duhet te qartësohen njëherë me veten e tyre dhe te kuptojnë çfarë duan me te vërtetë para se te tentojnë te joshin. Financat nuk do çejne ndryshime te mëdha nga një dite me pare.

Akrepi
Dite e bukur dhe e mbushur me kënaqësi kjo e sotmja. Partneri do tregohet i gatshëm tua plotësojë dëshirat dhe t’iu mbaje pranë ne çdo moment. Edhe disa gjeste te thjeshta do iu bëjnë te ndiheni me se miri. Beqaret do jene te mbushur me angazhime profesionale ose familjare dhe nuk do gjejnë kohen e duhur për ta dale neper takime. Financat do jene te mira.

Shigjetari
Dite e bukur e me diell kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë çift. Për shume prej jush do rizgjohet pasioni dhe sensualiteti, prandaj emocionet do jene te shumta. Beqaret do kenë mundësi serioze për takime, por do bëjnë mire te mos nxitohen. Ne planin financiar nuk do ketë probleme te mëdha, megjithatë po e tepruar me shpenzimet do ndjeni disa tronditje.

Bricjapi
Jeta ne çift pritet te jete e qete dhe pa asgjë te veçante sot. Merrini gjerat si t’iu vijnë dhe mos kërkoni me shume sesa jepni. Beqaret do kenë takime, por për shkak se do përzgjedhin tej mase nuk do arrijnë as sot te krijojnë një lidhje. Për stabilizimin e financave do ndikoje se tepërmi Dielli. Me ne fund mund te shpenzoni pa frike për gjerat me te nevojshme.

Ujori
Plutoni do jete planeti qe do ndikoje me se shumti ne jetën tuaj ne çift. Gjerat do bëhen me serioze dhe vendimet do jene me te rëndësishme sesa mendonit. Beqaret nuk do kenë asgjë me shume sesa disa takime emocionuese. Dashuritë e mëdha duhet kohe qe te realizohen. Ne planin financiar vazhdoni te tregoheni vigjilente dhe mos e teproni me shpenzimet.

Peshqit
Pasioni do ndizet dhe do shpërthejë si një vullkan gjate kësaj dite. Si ju ashtu edhe partneri do jepni shume nga vetja qe gjerat te shkojnë me se miri. Beqaret nuk do dëshirojnë te ndryshojnë status dhe do ndihen mire nen pranin e miqve. Çdo gjë varet nga ata. financat do kenë goxha përmirësime fale një projekti te rëndësishëm qe do konkretizoni ne pune.

Author: horoscope