Parashikimi Astrologjik i Yjeve per diten e shtune, 26 Mars 2022

Dashi

Gjate kësaj dite, Venusi do iu nxite t’i shprehni ndjenjat ne një mënyrë shume te veçante. Partneri do habitet dhe do lumturohet nga sjellja juaj. Beqaret do jete te sjellshëm me te gjithë dhe do tërheqin vëmendjen e disa personave interesante. Ne planin financiar përfitoni nga qëndrueshmëria qe mbizotëron për te bere investimet qe keni dëshiruar.

Demi
Jeta juaj ne çift nuk do jete aspak rutine gjate kësaj dite dhe nuk do keni mundësi te mërziteni për asnjë moment. Partneri do kujdeset për ju dhe do iu mbaje me pranë. Beqaret nga ana tjetër nuk do kenë asnjë ndryshim ne jetën sentimentale. Plutoni nuk do ndikoje pozitivisht tek financat prandaj tregohuni sa me vigjilente dhe mos bëni shpenzime te pamenduara.

Binjaket
Nëse jeni ne një lidhje bëni shume kujdes me ato qe do thoni sot. Mos kujtoni te shkuarën sepse do e nxitni partnerin te mendoje për dashuritë e hershme. Beqaret do kenë disa takime, por do ngurrojnë te krijojnë lidhje. Ne fakt me mire njihini mire ata persona para se te hidhni hapa te mëdhenj. Ne planin financiar do jete sjellja juaj qe do e destabilizoje situatën.

Gaforrja
Marrëdhënia juaj me partnerin do jete me e mire sot. Do komunikoni për gjithçka me njeri-tjetrin dhe nuk do i lini aspak vend dyshimeve. Beqaret do jene mjaft te ndrojtur dhe do kenë frike te dashurojnë. Mire do ishte te mbyllnit sytë dhe te mos mendonit për asgjë. Ne planin financiar do jeni luftarake dhe do arrini ta stabilizoni buxhetin. Shpenzimet do i ulni ndjeshëm.

Luani
Sot do gjeni njëmijë e një arsye për ta gënjyer partnerin dhe për te dale me persona te tjerë. Disa do bien ne tundim e do tradhtojnë, çka shume shpejt do e shkatërrojë lidhjen qe keni krijuar. Beqaret do bënin mire te qëndronin edhe gjate kësaj dite vetëm. Nuk është koha e përshtatshme për te filluar një histori dashurie. Ne planin financiar nuk do keni probleme.

Virgjeresha
Me te privilegjuarit e kësaj dite do jene beqaret. Takimet do jene te mrekullueshme dhe emocionet nuk do kenë mbarim. Për sa iu përket çifteve, për ta do jete një dite e zakonshme dhe pa asgjë te veçante. Mundohuni te paktën te ruani qetësinë. Ne planin financiar do keni mundësi te kryeni transaksione te rëndësishme dhe mjaft pozitive.

Peshorja
Dite mjaft e lumtur kjo e sotmja për te dashuruarit. Te gjithë planetët do ndikojnë pozitivisht dhe do ua ngrohin atmosferën. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit. Beqaret do jene këmbëngulës dhe pak nga pak d e joshin atë qe pëlqejnë. Ne planin financiar tregohuni te arsyeshëm me shpenzimet sepse përndryshe do futeni ne një vorbull problemesh pa rrugëdalje.

Akrepi
Dite e bukur dhe plote diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do e keni me te lehte për te folur hapur me personat qe keni pranë dhe nuk do keni as mosmarrëveshjen me te vogël me ta. Beqaret nuk duhet te tregohen idealiste dhe gjithashtu nuk duhet te ëndërrojnë me shume sesa duhet. Financat nuk do jene aspak problematike, madje disa do kenë edhe përmirësime.

Shigjetari
Mos kërkoni te dominoni mbi partnerin sot sepse kjo mund te sjelle mosmarrëveshje mes jush. Mundohuni te ruani një klime te qete dhe te ngrohte me njeri-tjetrin. Beqaret do kenë dashuriçka kalimtare, por qe do i bëjnë te përjetojnë emocione te këndshme. Ne planin financiar do keni probleme serioze për te zgjidhur. Tregohuni sa me te kujdesshëm.

Bricjapi
Nëse jeni tashme ne një lidhje serioze, tregohuni me te disponueshëm ndaj partnerit tuaj dhe mos e lini për asnjë moment pas dore. Beqaret do e ndiejnë shume vetminë sot, por nga ana tjetër nuk do përfitojnë as nga mundësitë qe do iu jepen për disa takime interesante. Për një buxhet sa me te mire, tregohuni vigjilente dhe mos shpenzoni kuturu. Ky do ishte një gabim i rende.

Ujori
jeta sentimentale e çifteve nuk do shkoje aspak mire gjate kësaj dite. Do keni aq shume debate saqë ne një moment nuk do e duroni dot njeri-tjetrin. Kujdes, mos merrni sot vendime te rëndësishme. Beqaret do vazhdojnë te qëndrojnë vetëm. Për sa iu përket financave, yjet këshillojnë te mos ndërmerrni rreziqe te mëdha, te cilat do iu prishnin pune me shume sesa do iu ndihmonin.

Peshqit
Ne dashuri duhet te dini te toleroni here pas here dhe madje te falni. Te gjithë qeniet njerëzore mund te gabojnë, e rëndësishme është qe ta pranojnë gabimin. Beqaret do zgjedhin aq shume gjate kësaj dite saqë do ngelen serish vetëm. Nuk është dita me e mire për ju. Sektori i financave nuk do jete shume i qëndrueshëm, por dhe jo shume i keq.

Author: horoscope