Dashi
Ka shume mundësi qe gjate kësaj dite te merret një vendim shume i rëndësishëm qe ka te beje me jetën tuaj ne çift. Duhet thënë se do kaloni momente te paharruara pranë atij qe dashuroni. Edhe për beqaret perspektivat janë te mira. Do keni disa takime. Situata financiare do filloje pak nga pak te stabilizohet. Për çdo pengese mos ngurroni te merrni këshilla nga te afërmit.
Demi
Hëna do i beje ata qe janë ne çift me te kthjellet dhe me realiste. Nuk do ecni me pa u menduar dhe do i kushtoni me tepër vëmendje atij qe dashuroni. Beqaret serish do përzgjedhin shume dhe nuk do e gjejnë atë qe aq shume kane ëndërruar. Situata financiar do jete me e mire se kohet e fundit. Fati do jete ne anën tuaj prandaj mos u shqetësoni aspak.
Binjaket
Gjate kësaj dite nuk do keni për çfarë te qaheni ne jetën tuaj ne çift sepse gjithçka do shkoje ashtu si e kishit menduar. Beqaret nuk do e dine as vete se çfarë te bëjnë dhe nuk do përfitojnë aspak nga mundësitë qe do iu jepen për takime. Ne planin financiar do kryeni transaksione te rëndësishme sepse situata do jete goxha e qëndrueshme.
Gaforrja
Se bashku me partnerin tuaj do përjetoni emocione te papërshkrueshme sot. Do jeni te dy te gatshëm te provoni eksperienca te reja qe te largoni rutinën. Beqareve do iu duhet te bëjnë disa zgjedhje te vështira, por qe shume shpejt do ua ndryshojnë për mire te ardhmen. Ne lanin financiar mos i besoni askujt sepse do keni probleme serioze. Beni kujdes!
Luani
Jeta sentimentale e çifteve do jete e kënaqshme sot. Pas një periudhe te vështirë dhe te mbushur me vështirësi, gjerat do fillojnë te sqarohen. Do i jepni edhe me tepër rëndësi jetës suaj seksuale. Beqaret do ndihen te braktisur nga yjet dhe nuk do kenë fat te gjejnë personin e duhur. Situata financiare do filloje te stabilizohet ndjeshëm.
Virgjeresha
Jeta ne çift do jete me e qete dhe me e këndshme se ditët e fundit. Shfrytëzojini momentet kur te jeni pranë atij qe dashuroni për t’ia shprehur ndjenjat. Beqaret do ëndërrojnë me shume sesa duhet sot dhe për këtë arsye do mërziten. Jo gjithmonë gjerat shkojnë sipas dëshirave. Dielli do jete planeti qe do ndikoje pozitivisht tek financat dhe ato nuk do jene aspak problematike.
Peshorja
Sipas parashikimit te yjeve, beqaret do jene me te privilegjuarit e kësaj dite ne jetën sentimentale. Pa u sforcuar shume do keni takime mbresëlënëse pas te cilave mund te nisin histori shume te bukura dashurie. Për çiftet do jete një dite përgjithësisht e qete, por pa emocione. Ne planin financiar, ndikimi i Merkurit do iu bëjnë me te arsyeshëm dhe te matur.
Akrepi
Yjet do ndikojnë negativisht sot ne jetën tuaj sentimentale. Nuk do jeni aspak tolerante dhe nuk do hapni rruge. Kujdes me kokëfortësinë sepse kjo mund te sjelle veçse probleme. Beqaret do tërhiqen mjaft nga dikush qe nuk iu përshtatet aspak. Mos u nxitoni te merrni vendime te pamenduara. Ne sektorin e financave mund te kryeni transaksione te rëndësishme.
Shigjetari
Qielli i dashurisë do jete i mbushur me re gjate kësaj dite. Debatet dhe mosmarrëveshjet do jene aq te mëdha saqë nuk do ndiheni aspak mire. Ata beqare qe do dalin neper festa me miqtë dhe do tregohen mete hapur do keni mundësi reale për te takuar persona interesante. Ne planin financiar tregohuni me te vëmendshëm. Po bëtë ndonjë gabim mund te keni vështirësi me vone.
Bricjapi
Yjet do jene pozicionuar mire gjate kësaj dite ne sektorin e dashurisë. Do jeni me te disponueshem se zakonisht ndaj partnerit dhe do mundoheni sa te keni mundësi t’ia bëni atij qejfin. Beqaret duhet te bëjnë atë qe iu thotë zemra, jo çfarë iu sugjerojnë te tjerët. Ne planin financiar mos ndërmerrni rreziqe te mëdha sepse shume shpejt do futeni ne një rruge pa dalje.
Ujori
Edhe pse mund ta dashuroni shume atë qe keni ne krah, nuk është e thënë qe t’i nënshtroheni atij. Gjithçka duhet te behet ne bashkëpunim dhe asnjëherë me inat. Beqaret do kenë një dite shume te zakonshme dhe pa takime te veçanta. Ne planin financiar, mungesa e maturisë dhe kujdesit me shpenzimet mund t’iu kushtoje shume.
Peshqit
Ata qe janë ne një lidhje do e fillojnë mire ditën, por nen ndikimin jo te mire te Uranit mund te lindin disa mosmarrëveshje. Mundohuni te mos e teproni me fjalët sepse problemet do jene serioze. Beqaret do kenë mundësi reale për te gjetur personin e tyre te ëndrrave. Shfrytëzojeni ditën! Financiarisht yjet do jene te favorshme. Nëse jeni artist do keni edhe me tepër fat.