Parashikimi Astrologjik i Yjeve per diten e shtune, 7 Maj 2022

Dashi

Gjate kësaj dite dielli do shkëlqejë ne jetën tuaj dhe do e beje atë me te bukur. Komunikimi me partnerin do jete edhe me i mire. Beqaret nuk do jene te gatshëm te fillojnë aventura kalimtare vetëm sa për te përjetuar emocione momentale. Për dashurinë e madhe duhet ende te prisni. Plani financiar do ketë përmirësime te ndjeshme. Shfrytëzojeni për te hequr disa para mënjanë.

Demi
Ka shume gjasa qe jeta juaj te ndryshoje njëherë e përgjithmonë sot. Do merrni disa vendime me rëndësi mbi te ardhmen tuaj ne çift. Beqaret duhet t’i shprehin pëlqimet sepse ne te kundërt nuk kane për ta gjetur atë qe po kërkojnë. Financat do jene ne përgjithësi te mbrojtura. Do dini mire sa te shpenzoni qe situata te vazhdoje te jete e qete.

Binjaket
Dashuria do shkoje me se miri gjate kësaj dite. Harmonia dhe mirëqena do mbizotërojnë dhe ju do ndiheni me mire se kurrë me pare. Nëse jeni beqare do vazhdoni te kërkoni personin ideal dhe nuk do lodheni aspak. Disa do e gjejnë ndërsa disa te tjerë jo. Për financat do jeni shume te interesuar dhe nuk do hidhni asnjë hap te nxituar.

Gaforrja
Ata qe janë ne një lidhje do kenë me te vërtetë nevoje për qetësi sot. Mundohuni ta vlerësoni me shume atë qe keni ne krah dhe flisni hapur për gjithçka. Beqaret nuk duhet te bëjnë premtime te mëdha qe ne fillim te njohjes me dike. Ne planin financiar duhet te ndiqni një disipline strikte dhe te ulni sa te mundni shpenzimet. Operacionet e mëdha financiare lërini për me vone.

Luani
Dite e lumtur dhe e mbushur me emocione te mëdha kjo e sotmja. Do jeni gjate gjithë kohës te gëzuar dhe me dëshirë për te vazhduar jetën ne çift. Beqaret do jene joshës te mëdhenj dhe do arrijnë te lënë një takim me personin qe pëlqejnë. Ne planin financiar duhet te mendoheni mire para se te bëni çfarëdo lloj shpenzimi. Nuk është koha për transaksione.

Virgjeresha
Dite paksa e tensionuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do debatoni mjaft me atë qe keni ne krah dhe nuk do bini dakord për disa lloj temash. Respektojeni mendimin e tjetrit. Beqaret duhet te reflektojnë mire para se te pranojnë ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar mos bëni asnjë lloj çmendurie sepse do keni probleme te mëdha me vone.

Peshorja
Nëse jeni ne një lidhje, do arrini t’iu bëni balle trazirave dhe problemeve ne çift. Do tregoheni te sinqerte me njeri-tjetrin dhe nuk do i besoni shume atyre qe do iu thonë te tjerët. Beqaret do jene gati te fillojnë edhe aventura kalimtare. E rëndësishme për ta është te largojnë monotoninë qe i ka pushtuar. Situata financiare ne përgjithësi do jete e kënaqshme.

Akrepi
Disa nga ata qe janë ne çift do kenë goxha vështirësi sot. Kujdes me kokëfortësinë dhe mungesën e tolerancës. Për beqaret do jete Dielli dhe Merkuri qe do favorizojnë dashuriçkat. Shfrytëzojeni sa te mundni ditën nëse doni te ndryshoni rrjedhën e jetës. Ne planin financiar do merrni iniciativa për ta ndryshuar situatën. Do ia arrini qëllimit.

Shigjetari
Sot do ndiheni mire dhe do i kushtoni me shume se kurrë vëmendje atij qe keni ne krah. Do tregoheni te gatshëm te bëni edhe ndonjë çmenduri te vogël vetëm e vetëm qe ndiheni si ne ëndërr. Beqaret me ne fund do e arrijnë atë qe dëshirojnë dhe do e ndryshojnë me ne fund statusin. Ekuilibri financiar nuk do tronditet aspak. Gjithçka do shkoje mire ne këtë plan.

Bricjapi
Me Marsin ne krah sot do kaloni një dite shume te bukur ne çift dhe te mbushur me emocione te mëdha. Shfrytëzojeni ditën deri ne minutën e fundit. Beqaret do kenë disa takime,por do e kenë te vështirë te gjejnë fjalët e duhura për t’i shprehur ndjenjat. Ne planin financiar do kryeni transaksione me rëndësi dhe situata do jete me e mire se kohet e fundit.

Ujori
Yjet nuk mund te garantojnë dot lumturinë ne çift gjate kësaj dite. Mundohuni te paktën te ruani një klime te qete dhe te mos keni mosmarrëveshje te mëdha. Beqaret do fiksohen mjaft pas dikujt qe do kaloje papritur para tyre dhe do fillojnë te interesohen se cili është ai. Ne planin financiar do keni fat. Situata do përmirësohet ndjeshëm dhe do ndiheni me te qete.

Peshqit
Kushtojini kohen e duhur sot atij qe dashuroni dhe tregojini sa shume ndjeni për te. Here pas here te gjithë kemi nevoje te dimë ndjenjat e tjetrit. Beqaret do ëndërrojnë me shume sesa duhet dhe do zhgënjehen paksa nga realiteti. Mundohuni te mos bini ne pesimizëm. Financave do iu bëni një riorganizim te përgjithshëm dhe situata do stabilizohet.

Author: horoscope