Parashikimi i Muajit Mars per shenjen e Bricjapit nga HOROSCOPE

Teksa fillon muaji mund të jeni duke nisur plackat dhe duke nisur një udhëtim 4 ditë brenda hënës së plotë të datës 5 Mars.

Do e shijoni shumë kohën tuaj larg dhe mund t’i riktheheni fundjavës së datës 7-8 Mars. Duket se keni një qëllim për të realizuar kështu që mund të udhëtoni prej punës suaj për t’i prezantuar diçka një partneri ose një klienti të mundshëm. Në qoftë se keni një dokument ligjor për të prezantuar nuk do gjeni marrëveshje derisa të vijë eklispi diellor në datën 20 Mars. Ky eklips do jetë shoqëror dhe do i shtojë siguri dhe stabilitet jetës suaj.

Meqë po flasim për siguri, ju si Bricjap keni shenjën e Uranit tani i cili është planeti i ndrysimeve të papritura dhe ka qënë në aspektin e shtëpisë dhe familjes tënde që prej Marsit 2015. Ky nuk është vend fort i lehtë për ta patur Uranin. Disa Bricjapë janë transferuar më shumë se një herë në vit. Kjo mund të ketë ndodhur prej mundësive të karrierës në qytete të tjera ose prej ndryshimeve në stilin e jetës, mund të keni hequr dorë prej jetës si beqarë kur u martuat apo kur bëtë fëmijë. Pa dyshim që keni nevojë për më shumë hapësirë.

Disa Bricjap s’kanë patur zgjidhje tjetër përveç se të lëvizin dhe kjo është situata më e vështirë kur një katastrofë natyrore shkaktoi dëmë që iu kushtuan shtrenjtë dhe iu detyruan ndoshta të jetonit diku tjetër ndërkohë që përfundonin riparimet. Megjithatë ky muaj vjen me fat në çeshtjet e përmirësimit të shtëpisë. Do e shikoni sa e vërtetë është kjo në datën 3 Mars dhe më vonë këtë muaj gjithashtu. Në qoftë se keni nevojë për një hua ose për nj përmirësim shtëpie që ju kërkon hua, do arrini një marrëveshje këteë vit, në mes të muajit Gusht ndoshta, bankat do shtrojnë tapetin e kuq për ju.

Kini kujdes me shtëpinë ose me datën 11 mars kur planeti i Marsit të lidhet me uranin dhe është një ditë ku çdo gjë mund të ndodhë në shtëpi, me pak fat. Ruani kontaktin me prindërit tuaj në rast se mamaja ose babi ka nevojë për ju dhe është tepër i ndrojtur për t’ju kërkuar.

Saturni i cili është planeti që drejton Bricjapin, do zmbrapset në datat 14 Mars deri në datën 2 Gusht. Sa herë që drejtuesi i një shenjeje zmbrapset kjo do të thotë se gjëja më e mirë është të përqëndroheni në qëllimet që i kishit vënë tashmë vetes dhe për të cilat kishit filluar të punonit. Mos filloni prjekte të reja pasi këtë gjë mund ta bëni në muajin Gusht. Në qoftë e një qëllim personal nuk ju intereson më atëhere merrni në konsideratë mundësinë për të hequr dorë prej tij. Në qoftë se merreni me shitje, përqëndrohuni në klientët tuaj aktuale në vend që të kërkoni për klientë të rinj në territore të reja, me shumë gjasa do keni shumë për të shprehur ndaj klientëve që kanë treguar besim tek ju. Sa herë që planeti zmbrapset duhet t’i kthejmë sytë pas.

Në lidhje me dashurinë, Afërdita do lëvizë në shenjën e Demit në datën 17 Mars dhe planeti i Marsit do lëvizë në shënjën e Demit gjithashtu në datën 30 Mars. Ky është një lajm shumë i mirë pasi që të dy planetet do ndikojnë pozitivisht në jetën tuaj social në një mënyrë të madhe. Afërdita do qëndrojë aty deri në datën 11 Prill dhe Marsi deri në datën 11 Maj duke i bërë këto javët ideale për të njohur dikë të ri ose për të shijuar praninë e partnerit tuaj të vetëm.

Author: horoscope